Bujanoc, Preshevë, korrik 2011/Se mërgata shqiptare edhe gjatë pushimeve
verore mundohet të jap kontributin e saj më se të nevojshëm në të gjitha sferat e jetës, tregon edhe gjatë kësaj vere, ku dy shoqatat si motra humanitare "Lugina e Preshevës" dhe ajo "Medvegja" me qendër në Zvicër, të shoqëruar nga disa veprimtarë nga Bujanoci, Medvegja dhe Presheva, realizuan disa takime të frytshme në komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, duke u takuar me të parët e këtyre komunave, si dhe me disa nga kryetarët e subjekteve politike që veprojnë në këto komuna.
Shoqata humanitare "Lugina e Preshevës" me qendër në Gosau të St.Gallenit dhe Shoqata humanitare "Medvegja" me qendër të Valis të Zvicrës, me punën e tyre maratonike që janë duke e bërë në diasporë për të mirën e këtyre trevave në aspektin humanitarë, ata e panë të arsyeshme që edhe gjatë kësaj vere, me që kishin ardhur për pushime, të takohen me të parët e këtyre komunave, si dhe me liderë partiakë, për të bashkëbiseduar dhe për t'ia bërë me dije, se mërgata shqiptare është shumë e lidhur me atdheun dhe asnjëherë nuk e harron atdheun dhe pret ndihma nga këta liderë në fusha të ndryshme që tashmë janë të ditura.
Këto dy shoqata edhe pse veprojnë larg njëra me tjetrën me kilometra, ata, janë afër me qëllim dhe shumë të lidhura nëmes veti, ku për çdo aksion janë në bashkëpunim të shkëlqyer.
Se këto dy shoqata po rrezatojnë me bëmirësi jo vetëm në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, por në të gjitha tokat shqiptare, jemi mësuar nga mediat e shkruara dhe ato elektronike dhe vizuele dhe jo pa arsye, mërgimtarët tanë nga të gjitha trevat shqiptare, këto dy shoqata i shohin si lobuesit kryesorë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilët takojnë personalitetet më të larta shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Për dy ditë më radhë në Bujanoc dhe Preshevë, veprimtarët Fazli Musliu kryetar i shoqatës humanitare "Lugina e Preshevës", Zenel Neziri kryetar i shoqatës humanitare "Medvegja", Murat Avdiu kryetar i Akademive Përkujtimore që mbahen në Zvicër për dëshmorët e UÇPMB-së, Mr.sc.Dashnim Hebibi ambasador i paqes, Zymer Ismaili nga OVL për Medvegjë, Prof.Gani Krasniqi përgjegjës i komisionit për shpërndarje të ndihmave humanitare të SHH "Medvegja", Ferat Rashiti sekretar i SHH "Lugina e Preshevës" si dhe Sajmir Neziri përfaqësues i SHKA "Medvegja", takuan kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin, Jonuz Musliu kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, njëherit kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, kryetarin e Partisë Demokratike në Bujanoc Nagip Arifi me stafin e tij, pastaj në Preshevë, Orhan Rexhepi, zëvendës-kryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës, kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Preshevë, Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës ,Dr. Skender Destani, Naser Pajaziti sekretar i Kuvendit të Preshevës, si dhe me Nadër Sadikun ish kryetar i Komunës së Preshevës dhe anëtar i kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik.
Të gjitha këto takime ishin të frytshme dhe delegacioni nga Zvicra i njoftuan më gjerësisht për punën që janë duke bërë këto dy shoqata në Zvicër dhe që gjejnë bashkëpunim me shumë veprimtarë, por edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Bern, ai i Kosovës si dhe i Maqedonisë dhe me shumë institucione zvicerane. Delegacioni në fjalë, pret bashkëpunim edhe më të madh nga përgjegjësit e këtyre dy komunave dhe partive që veprojnë në Bujanoc, e Preshevë.
Kryetari i SHHLP Fazli Musliu shpalosi një projekt që përkrahet nga e gjithë kryesia, anëtarësia e gjerë e SHHLP, SHH "Medvegja", intelektualë dhe veprimtarë të gjithë diasporës dhe të gjithë të vizituarit, i dhanë dritën jeshile për këtë ide dhe pas shtatorit do të bëhet e ditur për opinion.
Ky delegacion i mërgatës, u mirëprit miqësisht ashtu siç priten vëllezërit dhe u zotuan, se bashkëpunimi do të jetë si gjithmonë sa më i afërt dhe unikë dhe shpresohet, se në manifestimet e ndryshme që ka mërgata e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, do të përkrahet nga të parët e komunave tona dhe të partive që funksionojnë dhe pse jo të vizitohen ato.
Takimi me deputetin e Parlamentit të Serbisë dhe njëherit kryetarin e PVD-së Riza Halimi nuk u realizua, me që ishte koha e pushimeve, gjithashtu edhe me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, por njerëzit e afërt të tyre dhanë dritën jeshile dhe e çmuan këtë takim, njëherit i uruan gjitha të mira mërgatës sonë dhe gjithë veprimtarëve tanë që po punojnë dhe nuk e harrojnë atdheun e tyre.
Këta veprimtarë u ndanë shumë të kënaqur nga këto takime dhe presin që faktori politik në këto komuna të jetë edhe më unik kur janë në pyetje qëllimet tona kombëtare dhe të bëjnë më shumë për mërgatën tonë dhe ti lënë anash inatet, por të punojmë së bashku, për të pasur rezultate të qëndrueshme dhe të frytshme.
Sa i përket Medvegjës, veprimtarët që ishin prezent në këto takime, o zotuan, se vitin që do vije, do të qëndrojnë edhe në Medvegjë dhe do të vazhdojnë festën e tyre tashmë tradicionale me
diasporën në Medvegjë, e cila kësaj vere nuk u mbajt ,edhe pse ishte lajmëruar, për shkaqe tashmë të njohura, ku u solidarizuan me familjen e policit të vrarë, njëherit heroit tonë më të ri Enver
Zymberi.
Përgaditi: Besnik HEBIBI/Legjenda e fotove: Delegacioni i diasporës sonë gjatë takimeve
Ferat Rashiti
Sponzor i faqes
www.shhlp.com
2016
udhtoni komod me agjensin
Presheva BYRO
Nat:0793438643
Faqe e madhe për njerëz humanë ejani edhe ju 30.Fr antarsi vjetore
hape konton për AHIRET kush jep me dorë të vetë zoti e çonë inshalla në XHENETË
Postkonto: Gossau SG
Konto ne Franga
A D R E S A
Humanitärer Verein
Lugina e Presheves
CH:9200 Gossau SG
Postkonto:85-112906-3
iban bic nga shtetet tjera
IBAN:CH220900 0000
8511 2906 3
BIC: POFICHBEXXX
A D R E S A
Konto numri i SHHLP-se
Dega ne Belgjik Beneluks
DEXIA BANK:
Kon Nr:779-5912465-58
shhlp.2006@hotmail.com