SHHLP  përmbylli me sukses vitin 2009

Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës", me seli në Gosau të St-Gallenit-Zvicër, mbrëmë në Arbon të kantonit Turgau, mbajti një konferencë për mediat e shkruara dhe ato elektronike, që veprojnë në diasporë

, ku kryesia e kësaj shoqate, në pika të shkurtërta, i njoftoi mediat, për punën modeste që e kanë bërë gjatë vitit 2009. Si gjithmonë edhe kësaj radhe, kryesia e shoqatës, me një modesti të veçantë, ishin mbledhur nga katër anët e Zvicrës, për t´u përshëndetur në mes veti dhe për t'i informuar mediat me punën që kanë bërë në aspekt të pastërt humanitarë.

 

Të gëzon fakti, se kjo shoqatë humanitare, me kryesinë punëtore, janë unik mes veti dhe veprojnë nëse është nevoja me gjihtë zemër 24 orë në shërbim të humanitetit edhe pse jetojnë dhe veprojnë larg atdheut.

Të ndalesh në një letërnjoftim të kësaj shoqate me pak fjalë për punën që kanë bërë prej ditës së parë, është e pamundur të përshkruhet , por mjafton të përmendësh një shifër me ndihma në të holla që i kanë mbledhur dhe shpërndarë, atje ku është kërkuar, edhe ate jo më pak se mbi 86.500 sfr, duke ditur, se kjo shoqatë humanitare, nuk e ka filluar punën e saj, para dhjetë viteve, por hiq më shumë se me 17 qershor 2006.

Konferencën për media e hapi, kryetari i shoqatës z.Shaip Bajrami, ku falënderoi fillimisht gjithë kryesinë dhe anëtarët dhe gjithë donatorët që kanë ndihmuar dhe të gjithë ata që janë të mendimit për të ndihmuar dhe në pika të shkurtërta pasqyroi kontributin e dhënë për gjatë vitit 2009 të kësaj shoqate, duke ia dhënë fjalën anëtarëve tjerë të kryesisë, secilit anëtarë të detyrat që i kanë pasur gjatë tërë vitit.Z.Bajrami falënderoi të gjitha mediat që kanë ndihmuar në pasqyrimin real të punës së shoqatës, si në atdhe ashtu edhe në diasporë, e në veçanti, falënderoi RTK-TV DIASPORA, producentin z.Esat Husaj dhe editoritn e gazetës së diasporës Kosova e re (NEW). Presheva.com,rtv Aldi.rtv.Presheva.gazetën Zëri DITËS dhe shum web faqe të internetit që e përcjellin aktivitetin e SHHLP

Nënkryetari i shoqatës Z. Fazli Musliu, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, ai u ndal së veçuari edhe rolin e mediave që e kanë dhënë deri tek ndihmat që i kanë bërë. z.Fazliu, që njihet edhe si arqitekti kryesor i kësaj shoqate, vlerësoi lart punën e madhe mediale, duke i falënderuar nga zemra dhe u premtoi që edhe në të ardhmen, do të jenë të respektuar nga shoqata, sepse puna mediale është e shenjtë. z.Musliu, që është edhe xhaxhai i dëshmorit të kombit, komandant Mitat Musliut, përmendi në pika të shkurtërta disa emocione, që i ka parë me sytë e tij dhe që e ka ndjerë me zemër, sa herë që kanë shpërndarë ndihma nevojtarëve dhe vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin me donatorët kryesorë, disa afaristë shqiptarë, xhamitë shqiptare në Zvicër, si dhe shoqatën humanitare "Medvegja", për përkrahjen e madhe që i ka dhënë dhe që po i jep.dhe SHMSH"ATDHEU"në Bad Ragaz

Z.Fazliu vlerësoi bashkësitë shqiptare fetare muslimane në Zvicër që kanë dhënë kontribut të madh, si xhamia e Repshtajnit, Buksit, Flumsit, Roshahut, St.Gallen, Vill dhe Winterturit. Njëherit z.Musliu, falënderoi edhe shoqatën "Sali Çeku", me qendër në Gjermani për përkrahjen e madhe që i ka dhënë dhe që do të bashkëpunoj edhe në të ardhmen. gjithashtu kontribut ka dhën

Nuk harroi pa përmendur z.Musliu para mediave, edhe bashkëpunimin miqësorë dhe ferë edhe me organizatën e veteranëve të luftës OVL në atdhe, me nëndegën esaj në Bujanoc, si dhe SHH Human Center në Preshevë, ku kanë bashkëpunuar gjatë këtij viti. Z.Musliu, vazhdoi duke elaboruar edhe aktivitetin e kësaj shoqate, ku sivjet e kanë ndërtuar edhe shtëpinë e Faton Hajdarit, së bashku me kontributin e OVL-së, i cili është burgosur në dhjetor të 2008-ës nga forcat e xhandarmërisë serbe.

Ndërsa shpejt do të fillojnë edhe me projektin tjetër, të një shtëpie tjetër, por do të njoftohen mediat në të ardhmen në lidhje me këtë projekt.Z.Musliu, iu drejtua përmes mediave edhe njëherë të gjithë bashkatdhetarëve, që të solidarizohen me 30 sfr në vitë, që të zbusim varfërinë e madhe në atdhe si dhe falënderoi edhe punën e madhe mediale që ka bërë RTK-TV Diaspora, me producentin e saj Z.Esat Husaj dhe publicistin e palodhur Dashnim Hebibi, gazetën Zëri, presheva comin etj.

Ndërsa sekreatari i shoqatës humanitare, afaristi z.Ferat Rashiti, gjithashtu falënderoi kryesinë dhe mediat që kanë bashkëpunuar gjatë këtij viti, si dhe i njoftoi me punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë. Z.Rashiti, u ndje shumë krenarë që ka kontribuar në këtë shoqatë dhe u zotua se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë sa të mundemi për humanitet, sepse atdhe kërkon ende ndihmën tonë, nuk mundemi të shikojmë, se si fëmijët jetimë kërkojnë ndihmën tonë, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, duhet të solidarizohemi edhe më shumë, që t'ia lehtësojmë edhe dhimbjen atyre familjeve.

Shoqata jonë, tha ndër të tjera z.Rashiti, është e hapur për të gjithë ata që duan të ndihmojnë dhe padyshim se perendia do ia shpërblejë. Kaloi edhe ky vit, por ne jemi të kënaqur me punën që kemi bërë vullnetare dhe në të ardhmen së bashku, duhet të punojmë edhe më shumë dhe shpresoj, se suksesi nuk do na mungojë.

Arkatari  Z.Bejtulla Behluli, i njoftoi mediat, se brenda këtij viti, shoqata humanitare "Lugina e Preshevës", ka grumbulluar jo më pak se mbi 37.400 sfr, me ndihmën e anëtarëve dhe donatorëve dhe të gjitha mjetet kanë shkuar në vendet e duhura dhe të studiuara mirë dhe nuk do të ndalen së punuari në ndihmë të atyre që kanë nevojë. Kanë projekte të tjera gjatë vitit që do vije dhe që kanë mbetur edhe pak ditë, por kërkon ndihmë edhe solidaritet edhe më të madh nga të gjithë bashkatdhetarët, sepse siç theksoi z.Behluli, puna jonë është solidare dhe jemi krenarë për punën që kemi bërë deri më tani.


 Zëdhënësi Z.Ahmet Hasani, njëherit nikoqir i këtij takimi, i cili para pak ditësh së bashku me djalin e tij, kishte hapur edhe një firmë për sigurime në këtë pjesë të Zvicrës, i cili është kyqur për të ndihmuar këtë shoqatë aty ku ka nevojë me respekt, i njoftoi mediat dhe njëherit i falënderoi për kontributin që kanë dhënë në fushën mediale dhe mbetet me shpresë se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë. Gjithashtu z.Hasani, njoftoi mediat edhe për aktivitetet bazë të shoqatës që ka pasur dhe që do të ketë gjatë vitit të ri që do hyjmë shumë shpejt.

Z.Hasani, theksoi, se: "Presim edhe më shumë donatorë dhe anëtarë, që ndihmat të jenë edhe më të mëdha, duke ditur edhe kërkesat e mëdha që janë në atdhe.Nuk do ndalemi së vepruari. Ju falënderojë edhe njëherë gjithë mediat dhe shumë suksese". Përgjegjësi për Akademitë Ppërkujtimore të UÇPMB-së për Zvicër z. Murat Avdiu, i njoftoi mediat, se është munduar që të veprojë me aq mundësi sa ka pasur dhe shpreson, se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë edhe më shumë.

Z.Avdiu kujtoi para mediave, shumë kujtesa të dhimbshme që i ka përjatuar vetë në Kosovë e Luginë të Preshevës, duke vizitur skmanorët, kur jetojnë në gjendje të rëndë, prandaj, duhet të veprojmë thotë z.Avdiu, sepse ata kërkojnë ndihmën tonë. Sa u përket mediave z.Avdiu tha: "Respekte TV DIASPORA-RTK, Esat Husajt, Dashnim Hebibit dhe gjithë mediave tjera, ne jemi munduar të jemi sa më objektiv dhe qëllimi ynë është që të raportojmë drejt dhe ashtu si kemi punuar.

Akademia përkujtimore e vitit 2010, do të të jetë shumë e veçantë dhe do të njoftoheni shpejt me projektin tonë rreth kësaj Akademie, ku do vijnë musafirë nga atdheu dhe nuk do të ndalemi së kujtuari dëshmorët edhe në diasporë". Kishte dhe disa pyetje nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, ku kryetari i shoqatës, nënkryetari, arkatari dhe sekretari, iu përgjigjeshin gazetarëve, shumë preciz, duke u bazuar në fakte. Në fund, u dha edhe nga një gotë ujë zemre, duke u përqafuar kryesia në mes veti dhe duke u përshëndetur dhe falënderuar edhe me mediat, që kanë vepruar shumë suksesshëm.

Kryesia e shoqatës, u uroi gjithë besimtarëve të besimit katolik festën, ndërsa të gjithë bashkëkombasve gëzuar vitin e ri 2010, perendia na bekoftë neve si komb, Zvicrën dhe gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, ndërsa atyre që kanë ndihmuar perendia ua bëftë dritë në këtë botë dhe në botën e amshimit.
Për ALBANIAN MEDIA CENTER (AMC), Besnik HEBIBI

SHHLP "Presheva" përmbylli me sukses vitin 2009