KLUBI FUDBOLLIT FC LUGINAPRESHEVËS U THEMELU ME 07.06.2008 NË MARBACH AFËR ALTSTATTES:KANTONIN E ST.GALLENIT

Ekipi FC LUGINAPRESHEVËS lojën e parë në turnirin e Appenzellit e ka të shtunën 05.07.2008 nga ora 12.30h



REZULTATET  E  TURNIRIT 2008 në APPENZELL

Anätarë te nderuar dhe ju vizitor te ueb-faqes tonë kam nderin t? Ju njoftoj se  të ekipi i “Lugina e Preshevës” në turnirin e Appenzellit në kategorinë e futbollit  zuri vendi e 2 të. Në finale u ndesh me ekipin Kroacia 97 dhe ishte kënaqësi për ti shikuar këta futbollist. Turnir ishte shumë i fortë, morën pjesë shumë ekipe nga shumë nacionalitete po ma të mirët dolën në finale Shqiptarët dhe Kroatët dhe treguan nji lojë shumë të bukur sportive për këtë patë komplimente edhe nga organizatorët e turnirit po edhe nga ekipi kundërshtarëve duke i falënderuar lojtarëve që kjo mos të jetë finalja e fundit :

lojtarët që morën pjesë:

1. Visar Rexhepi

2. Nijazi Fazliu

3. Bujar Rexhepi

4. Rexhep Ibrahimi

5. Bashkim Rexhepi

6. Jeton Aliu

7. Liridon Gërxhaliu

8. Suat Nuredini

9. Udhëheqës i ekipit Xhevat Rexhepi

 

 

 

U mbajt turniri tradicional që organizohet nga FC APPENZELL

Appenzel, 05.07.2009
Në këtë turnir tradicional ku morën  pjesë 177 ekipe të kategorive të ndryshme morri pjesë edhe ekipi ynë futbollistik  "LUGINA E PRESHEVËS" dhe zuri vendin e dytë. Në finale FC "LUGINA E PRESHEVËS" për kundërshtar pat ekipin kroatë të cilët përpos shkathtësive sportive patën  edhe fat kështu që zunë  vendin  e parë. Ekipi jonë  luajti ne mënyrë shumë cilësore dhe eliminoi ekipe si FC Appenzelli-n dhe atë të Bosnjës dhe kështu arriti  deri në finale dhe zuri vendin e dytë. Kësaj radhe  fati nuk e deshi që të marr vendin e parë, por besojmë se vitin e ardhshëm  kjo do te ndodh. Me këtë rast falënderojmë dhe përgëzojmë gjithë futbollistët e ekipit “LUGINA E PRESHEVËS”  dhe i mirëpresim gjatë pushimeve në turnirin humanitar i cili do te mbahet ne atdhe – në Preshevë!