Fotoreportazh nga Akademia Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së në Zvicër

27/05/2013 16:22:00

Fotoreportazh nga Akademia Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së në Zvicër
 

Jonuz Musliu: "Ideali për ti realizuar aspiratat tona, nuk do të plaket kurrë"


"Populli shqiptar i kësaj pjese, ende po vuan dhe po burgoset, sa herë që
organet e Serbisë duan të bëjnë spektakle politike. U burgosën dhe u
dënuan djemtë e Preshevës, u burgosën tani djemtë e Bujanocit, e kush
e din se kush është në radhë të arrestohet e të maltretohet.  Kjo është e
rëndë e pasojat i ka edhe më të rënda, mbase duhet ndërprerë njëherë e
përgjithmonë"-tha ndër të tjera, Prof.Rexhep Abazi, që kishte ardhur
enkas nga Medvegja. 

St. Gallen, 26 maj. Kësaj here, këtë reportazh, po e nisi, jo si zakonisht, apo
ashtu, si e kërkojnë rregullat e profesionit, sepse, nganjëherë, më shumë
flet vetë emrimi i organizimit, sesa ecuria e saj, apo përfundimi. Mesazhi,
qëllimi, realizimi i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, që mbahet me
vite të tëra në Zvicër, prej një grupi shumë të vogël të atdhetarëve të
Luginës së Preshevës, e kohëve të fundit, i ndihmuar edhe nga disa
veprimtarë të Kosovës e Maqedonisë, është shumë i qartë dhe nuk do
komente: "Dëshmorët nuk duhet harruar, e nëse do ti harrojmë, atëherë,
do të na dënoj perendia dhe historia". Është folur e përfolur, edhe është
bërë thirrje publike nga skenat e Akademive, që janë mbajtur me vite të
tëra, që kush dëshiron, apo kush e ndjen veten, se mundet të kontribuoj,
me çka të mundet, që kjo Akademi Përkujtimore, që është e vetmja, që
mbahet në diasporë për dëshmorët e UÇPMB-së, është i mirëpritur, vetëm,
sa ia lehtëson punën atyre, që e filluan prej vitit të parë dhe ndoshta,
Akademia, do të del edhe më cilësore.

Të japësh vërejtje për një organizim dhe të mos japësh ide të reja, apo të

kontribuosh, sado pak, përvoja e tregon, se nuk është e hijshme, apo ndodhë

tek ata, që nuk munden të pajtohen, se diçka e mirë po bëhet. Ndoshta,

dikushi, nga ata, që do ta lexojnë këtë reportazh, do të thotë, si duket, nuk

paska shkuar mirë Akademia, e ne do ti japim përgjigje, se është e pamundur

të mos shkoj mirë, sepse ata pak veprimtarë, që po merren me organizimin,

janë të pastër dhe nuk kanë fituar asnjë lekë për vete, por familjarët e

dëshmorëve, flasin fjalë të ëmbla për organizatorët dhe i freskohet shpirti,

duke e ditur, se baballarët e tyre, fëmijët e tyre, vëllau i tyre, po përkujtohet

edhe në gurbet. Edhe shumë përgjigje të tjera do të vijnë, por nuk do të

ndalemi, duke e pasur parasysh, hovin e madh të përditshmërisë sonë.

Përmes kësaj hyrjeje, do të mendohet gjithashtu, se paskam dëgjuar vërejtje,

jo, edhe ate me një Jo të madhe, por vetëm fjalë të mira, e vërejtje, nuk janë,

nëse një veprimtarë, afrohet për bashkëpunim dhe e sqaron, se në një pikë

programi, do të kishte pasur mundësi të jetë edhe kjo më e mirë. Ndërrimi

i ideve, apo mos pajtimi i ideve, nuk është kritikë e keqe, apo vëretje se

nuk do të punohet mirë, por aty ka cilësi. Tekefundit, të dërgoj mesazhe

vlërsimi të mirë për këto Akademi, tek i pari i shtetit shqiptarë, Dr.Sali Berisha,

tek i pari i kryeqytetit shqiptarë Tirana Lulzim Basha, Ministri i Diasporës

Ibrahim Makolli dhe shumë ministra, veprimtarë të tjerë, e të tjerë,

personalitete të fushave të ndryshme të përditshmërisë sonë dhe më

kryesora, të marrësh fjalë të mira edhe ate me lot në sy nga familjarët

e dëshmorëve, shpresoj, se është kulmi i së mirës, se kjo Akademi,

pavarësisht, pengesa të vogëla, duhet vazhduar edhe në të ardhmen.

Ishte salla e vogël, që ti pranoj gjithë atë numër të bashkatdhetarëve,

që të marrin pjesë në këtë Akademi përkujtimore, që u mbajt në

Winkel të St.Gallenit.

Ashtu edhe siç ishte pritur, qindra bashkatdhetarë nga katër anët e Zvicrës,

Gjermanisë, Austrisë dhe Belgjikës, kishin ardhur, për ti nderuar dëshmorët

e UÇPMB-së. E diela, është ditë pushimi për bashkatdhetarët tanë, por

kjo e diele, preki zemra e të gjithëve, që të lëjnë pushimin dhe të vijnë e

ti nderojnë dëshmorët, të paktën me prezencën e tyre. Organizatorët

e Akademisë, si edhe herave tjera, e kishin ngarkesën më të madhe, që

të dal si duhet Akademia dhe ashtu ndodhi, u kalua me suksesin më të

mirë të mundshëm. Të gjithë musafirët, ishin ftuar, që Akademia të filloj

në ora 13.30, por organizatorët, duke parë në shumë tubime se po ka

vonesa të programit, e kishin caktuar këtë orarë, që të vijnë të gjithë

dhe në ora 14.00 të filloj programi, pra të mos vonohen bashkatdhetarët

dhe të flasin nëmes veti dhe të përshëndeten me familjet e dëshmorëve.

Nëse thuhet, se programi është i gjatë në këto Akademi, ndoshta është

gabim, sepse, është i vetmi përkujtim që mbahet në diasporë dhe kjo

ditë të jetë e tëra në kujtim të dëshmorëve, sepse dëshmorët e meritojnë

këtë kujtesë dhe të kemi kujtesën e tyre përherë në zemra tona, sepse ata

dhanë jetën, për atdheun tonë.


Skena, si edhe herave tjera, ishte e mbushur me fotot e dëshmorëve,
28 dëshmorë, 28 drita të pashueshme, 28 rreze, 28 shpresa, 28 emra,
28 familje, një qëllim, një betim, një rilindje.


Emocione, lotë, shihje tek shumë familje të dëshmorëve, e mezi pritshin
të dëgjojnë diçka, për këta dëshmorë. Kishin bërë rrugë, edhe mbi 1000 km
bashkatdhetarët tanë, dikush, 800 km, vetëm e vetëm, të jetë prezent.
Nga organizatorët, ishte vendosur, që vendet më të mira në sallë, ti
kenë familjet e dëshmorëve dhe musafirët special, që kishin ardhur nga
Bujanoci dhe Medvegja. Veprimtarët nga Dukagjini, Drenica, Anamorava,
Gostivari, Bujanoci, Presheva e Medvegja, pritshin emocionet e fillimit
të kësaj Akademie. Atëherë, kur u bë ora 14.00, filloi edhe Akademia,
me një moderim të shkëlqyer nga zonjusha Musliu. Kësaj here, musafirë
i veçantë, ishte Jonuz Musliu, përfaqësues politik i UÇPMB-së, njëherit
kryetar i LPD-së, ambasador i paqes dhe kryetar i Kuvendit Komunal
të Bujanocit, Prof.Rexhep Abazi nga Medvegja, veprimtar i palodhur,
kryetar i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë të Beneluksit z.Memedali Ahmedi
dhe Sadat Nuhiu i cili ishte pjesmarrës i luftës në UÇK dhe UÇPMB dhe
ishte kryetar i OVL-së për Preshevë, të cilët kishin ardhur enkas nga
Belgjika në këtë Akademi. Në këtë Akademi edhe si herave tjera,
ishin prezent, familjarët e dëshmorëve të Artan Abazit, Mitat Musliu,
Komandant Lleshit-Ridvan Qazimi, komandant Terri - Shaban Ukshinit,
vëllau i dëshmorit të Florim Rushiti, Lulzimi, etj, etj. Fazli Musliu
kryetar i Shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës, Zenel Neziri
kryetar i SHH "Medvegja", njëherit kryetar i Akademisë Përkujtimore
të UÇPMB-së për dy vite me radhë, Murat Avdiu veprimtar e mësues
i shkollës së muzikës Jehona, Riza Demaj veprimtarë i kauzës sonë
kombëtare njëherit koordinator i LAPSH-it për kantonin Argau,
Agush Buja, Flakrim Makolli, Llukman Halili polikolog,
Mr. Dashnim Hebibi, ish luftëtarë të UÇPMB-së dhe UÇK-së, etj, etj.
Emblema e UÇK-së dhe ajo e UÇPMB-së, ishin në anën e majtë e
në anën e djathtë, të skenës, flamuri kombëtarë shqiptarë dhe ai i
shtetit mikë të kombit tonë zviceranë. Nxënësit e
Shoqëris Kulturo-Artistike „DIELLI“, të cilët kishin ardhur enkas
nga Amriswilli i kantonit të Turgaut, e hapën programin duke kënduar
hymnin kombëtarë.  Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare
"Medvegja" me qendrën e saj në Fully të Valisit, njëherit kryetar i
këshillit organizativ të kësaj Akademie, i shoqëruar nga veprimtarët
Murat Avdiu mësues i shkollës Jehona në Rosha dhe Fazli Musliu
kryetar i SHH "Lugina e Preshevës", dolën në skenë dhe
e hapën programin.


Z.Neziri,  pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, ai ndër të tjera
potencoi: "Para se të bëj të hapur këtë Akademi Përkujtimore, përkulem
me zemër e shpirt, para dëshmorëve të UÇPMB-së dhe gjithë dëshmorëve
të kombit, që kanë rënë në kohëra të ndryshme. Ata po i shoh në flamurin
tonë kuq e zi, aty ku është shqiponja jonë dykrenare. Aty është
Skenderbeu, aty është Ismail Qemajli, Hasan Prishtina, Adem Jashari,
Sali Çeku, vëllezërit Haradinaj, e shumë e shumë të tjerë. Qoftë kujtimi
i përhershëm për dëshmorët. Këta djemë, këta dëshmorë, dhanë jetën
për liri, ata nuk shkuan në Beograd të luftojnë, por ruajtën pragun e
nderin shqiptarë ranë për të mos vdekur kurrë. Edhe ata, pra dëshmorët,
por edhe gjithë veprimtarët, sigurisht se e duan bashkimin, e duan, që të
jemi bashkë dhe të ecim te para, por se sa jemi bashkë, nuk po ndalemi
këtu, por dëshmorët, dhanë jetën, për të qenë ne bashkë dhe për
vazhduar punën tonë drejt finales, bashkimit. Ne si mërgimtarë dhe
si pjesë e atdheut, lutemi, që edhe faktori politik në trevat tona në
Medvegjë, Bujanoc e Preshevë të jetë më unik, të punojmë më shumë,
sepse herë do kurë, do na dënoj historia nëse nuk shkojmë ashtu si duhet.


Shoqata humanitare Medvegja, ku jamë kryetar i saj, bashkë me
shoqatën humanitare Lugina e Preshevës, jemi në bashkëpunim të
shkëlqyer, pra, falënderoj edhe kryesinë time dhe anëtarët, por edhe
kryesinë e shoqatës Lugina dhe anëtarët e saj, që jemi bashkë dhe u
tregojmë të gjithëve, se mundemi ne shqiptarët kur duam të jemi bashkë.


Më lejoni të nderuar zonja dhe zotërinjë, që nga ky vend, të falënderoj
edhe Murat Avdiun, që me vite të tëra ka kontribuar për këtë Akademi,
pastaj Fazli Musliun dhe të gjithë ata që janë munduar dhe po mundohen,
që kjo Akademi të vazhdoj të organizohet edhe në të ardhmen, a ju them
shumë sinqerisht, se nuk janë shumë njerëz. Do të duhej, që të bashkohemi
edhe më shumë, që kjo Akademi të jetë edhe më e fortë, sepse dëshmorët
e meritojnë". Z.Neziri, gjithashtu tha, se : " Këshilli organizativ, për çdo dy
vjet, apo një vjet, zgjedh një kryesues të Akademis, e këto dy vite, më kanë
nderuar mua, e ky nder i shkon gjithë Medvegjës. Para disa viteve ishte
Murat Avdiu nga Tërnoci i madh i Bujanocit, unë nga Medvegja e tash,
radhën e ka një vëlla nga Presheva, Kosova apo nga Ilirida. Kam edhe
shumë fjalë për të thënë, por, nuk mundem të largohem, pa ju drejtuar
edhe njëherë faktorit ndërkombëtarë, që ti bëj trysni pushtetit serb dhe
Lapidarin e UÇPMB-së, që e vjodhën xhandarët e ushtria e serbis, ta bijnë
aty ku ishte, sepse dëshmorët, janë tek çdo zemër shqiptari e ajo ditë,
presim se do të vije shpejt. Qofshim të bashkuar gjithmonë nga Medvegja,
Presheva, Bujanoci, Tetova, Gostivari, Prishtina, Peja, Gjakova, Drenica,
Tirana, Ulqini e  Malcia. Lavdi dëshmorëve të kombit, mbahuni të forta
dhe krenare ju familje të dëshmorëve. Zoti e bekoftë popullin shqiptarë ,
SHBA-të, Zvicrën dhe gjithë miqtë e tjerë të kombit tonë. Të vazhdojmë
me programin kushtuar dëshmorëve". Pas fjalëve të z.Neziri, që tregoi
edhe hapjen e kësaj Akademie, me pakë fjalë foli edhe Murat Avdiu, që
ka dhënë kontribut të madh ndër vite për këtë Akademi dhe Fazli Musliu
i pandalshëm edhe sot e kësaj dite, që të mos harrohen dëshmorët. Me
një minutë heshtjeje, nga të pranishmit, u nderuan gjithë
dëshmorët e kombit.


Ndërsa Fazli Musliu, kryetar i SHH "Lugina e Preshevës", pasi përshëndeti
të pranishmit ai ndër të tjera tha: "Falënderoj kryesinë e shoqatës Lugina
e Preshevës, e anëtarët e saj dhe shumë veprimtarë, që më kanë dhënë
përkrahje dhe po më japin, që të mos dorëzohemi. Falënderoj gjithashtu
edhe familjen time për përkrahje. U përmend, se është Akademia e
vetme që mbahet për 28 dëshmorët për një dit në diasporë, është e
vërtetë, sikur, të dihet, se sa persona janë prapa saj, do të ishte e
dhimbshme, sepse nuk është numri shumë i madh. Unë, e dini, se jam
pjesë e familjes së dëshmorit, por, më kanë kërkuar shokët, që të jem në
mesin e këshillit organizativ dhe e kam pranuar me dëshirë, sepse një
orë t' ia kushtosh dëshmorëve, besoj, se të gjithë, do të pajtoheni, se
është e shenjtë, sepse këta djemë, sot që po i shohim në foto dhe që
po i përmendim, edhe ata janë në mesin tonë shpirtërisht, sepse dhanë
jetën për ate atdhe, që ne të jemi bashkë, që ne të punojmë bashkë dhe
të mos e harrojmë historinë. Do ma bëni hallall, për kohën që po ua
marrë, por nuk kam faj, se e kam detyrën, që më duhet ti them këto
fjalë, janë fjalë shpirti ju betohem, në perendi, moral e flamurë. Për
mua është edhe më e rëndë, në vend se të jem në karriket ku janë
familjet e tjera të dëshmorëve, mua më duhet të vrapoj, me muaj
të tërë, me veprimtarët e tjerë, që nuk janë shumë dhe ju e dini, se
kush janë ata, që kjo Akademi të mbahet, me program të pasur apo
të varfër, me rëndësi, se puna që është bërë është e shëndosh dhe e
pastërt e gjitha vullnetare. Me vite të tëra, ishte Murat Avdiu,
Dashnim Hebibi, Shaip Bajrami, Ferat Rushiti, Bejtullah Behluli,
Naser Rrustemi nga Gostivari, i ndjeri Salih Salihu, Zenel Neziri,
Llukman Halili, Suat Shabani, kryetar i nëndegë sonë në Belgjikë e
tash, shpresoj, se do të kemi edhe të tjerë. Është përmendur, se
programet ishin të gjata para disa akademive, tash e kemi bërë më të
shkurtër, por, familjet e dëshmorëve, gjithmonë kanë dhënë fjalë
të mira, fjalë të ëmbla për organizatorët. Çdo kush që ka dhënë pak
mund për këto Akademi i falënderojmë nga zemra dhe të gjithë juve
që keni ardhur gjithmonë në këto Akademi për të nderuar
dëshmorët. Si bashkëorganizatorë i kësaj Akademie dhe kryetar i
Shoqatës Lugina e Preshevës, do ju them edhe disa fjalë.
Shoqata lugina e Preshevës, nuk di të ndalet, ajo me këto vite sa
ka, ka dhënë me qindra franga dhe është e vetmja shoqatë e
Luginës së Preshevës, që mbi 80% të ndihmave i dërgon familjeve
të dëshmorëve, invalidëve të luftës. Vërtet është bërë punë e madhe,
falë kryesisë, anëtarëve të shoqatës dhe vëllezërve tanë gurbetçi, që
gojën e bukës e kanë hjekur nga goja gjithmonë, për të ndihmuar. Të
respektuar, është folur shumë për Lapidarin e dëshmorëve në Preshevë,
e vjodhën xhandarët serb. Ai është lapidar i paqes. Në vend se të
dënohet kjo që bëri serbia, dikushat, mundoheshin të përfitojnë
dhe të gjuajnë gurë njëri tjetrit. Ju them sinqerisht, se për ate lapidarë
është punuar jo më pak se dy vjet dhe janë të njoftuar të gjitha
subjektet politike e ne e dijmë, se kush e ka përkrah dhe kush ka qenë
i rezervuar, do të vije ora, që do të thuhen të gjitha. Ndoshta jemi
kopetent, apo nuk jemi, pak ka rëndësi kjo, por, një dihet, se ai
lapidar, ka zgjuar nga gjumi shumë kushat. Është përmendur, se e
ka bërë diaspora shqiptare, duhet ta dijnë, se kjo diasporë ka qenë
zemra e shumë zhillimeve të ndryshme që ka përjetu atdheu ynë,
këtë e dijnë të gjithë. Nuk e them se e ka bërë diaspora apo jo,
sepse ndoshta nuk jam ai që duhet ta them këtë fjalë, por, diaspora
shqiptare është shumë e fortë, nëse kërkohet për atdheun tonë,
jam shumë i bindur, se brenda 24 orëve, e bëjmë të pamundurën
financiarisht. Ka ende bëmirës, sepse të mos kishte bëmirës e njerëz
të mirë dhe fëmijë të vegjë, ndoshta as toka nuk do na kishte mbajt.


Shoqata Lugina e Preshevës, në qershor, i mbush 7 vjetë veprimtari,
e brenda këtyre viteve, falë ndihmave që janë dhënë nga gurbetçitë
dhe puna e kryesisë, kemi arritur ti grumbullojmë jo më pak se 170'000Fr
e mos harroni se me një anëtarësi prej 30 frangash vjetore.


Përveç familjeve të dëshmorëve, jemi duke ndihmuar edhe dy studentë
qe dy vjetë me radhë, duke ditur, se intelektualët janë zemra e atdheut,
edhe në të ardhmen, do të kontribuojmë për studenta. Dy shtëpi për
veteranët e luftës, shoqata jonë i ka rregulluar, njëra në Preshevë dhe
tjetra në Muhovc komuna e Bujanocit. Tash, para pak ditëve i kemi
meremetuar edhe dy shtëpi të tjera. Nuk do të ndalemi. Lapidari është
bërë, jo për të fituar pikë njëra parti apo individi, por ate lapidarë e
kanë dashur të gjithë veprimtarët e asaj ane dhe këndej në diasporë.
Fjala e mirë është ari, por ai që punon mirë dhe nuk flet është xhevahir.
Jemi munduar të bashkëpunojmë me veprimtarët në Luginë të
Preshevës me Organizatën e Veteranëve të Luftës, ia kemi dalur mirë
në shumë situata, me projekte të ndryshme che kemi edhe shumë
të tjera. Ne e dijmë, se vetëm bashkë, do të jemi të fortë, edhe pse,
sigurisht, se punohet nga struktura të dyshimta që të thehemi
nëmes veti, por ne, nuk do të thehemi asnjëherë, sepse tek ne tregon
vepra e faktet e jo llafet. Nuk ka rrahje gjoksi, nuk ka me fishllu e mos
me puno, ne nuk frigohemi para së drejtës, jemi ballë hapur në çdo
situatë. Gjithashtu, më duhet të përmendim edhe filmin dokumentar
kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, që ishte në plan të realizohet e
të publikohet në RTK, u bë, por jo ashtu si u patëm marrë vesh ne si
kryesi me kryesinë si motër Medvegja, filmi doli ndryshe, prandaj, ne
u tërhoqëm dhe ia bëmë me dije realizatorëve, se nuk jemi për këtë,
që është punuar dhe gjithçka është në rregull. Filmi ishte parapa, që
ti kushtohet krejtësisht dëshmorëve dhe jo vetëm Preshevës, e duke
lënë Bujanocin dhe Medvegjën. Po flitet ende për ate film, por,
shoqata jonë, kurrën e kurrës, nuk do të shkel në rregullat e saja që
i ka me status, sepse ato pare, që po mblidhen janë pare që duhet të
shkojnë në vendin e duhur. Këtë Akademi dhe shumë të tjera, që janë
mbajt, të nderuar, nuk ka qenë e lehtë të mbahen, fillimisht ishin
tubime përkujtimore, por pastaj, ramë dakord, që ti mbajmë të gjithë
bashkë, ti kujtojmë të gjithë dëshmorët bashkë në një Akademi,
sepse, të gjithë luftuan për një qëllim.


Falënderoj nga zemra të gjithë ata që janë afër shoqatës sonë dhe
shoqatës Medvegja, ne jemi dy vëllezër të fortë, dy vëllezër që nuk
do të thehemi asnjëherë. I kemi treguar të gjithëve, se kështu kur
punohet, arrihen rezultate, e ne kemi arritur rezultate, këtë na
kanë thënë shumë trima e burra të mëdhenj të kombit. 

Kam edhe shumë çka për të thënë, por, shoqata jonë dhe shoqata
Medvegja, ka vepër dhe jo fjalë, e rreth saj, janë veprimtarët e fuqishëm,
që kemi përkrahje nga Tirana, Drenica, Gostivari, Prishtina, Ulqini, Dibra,
Kumanova, Dugagjini, Presheva, Bujanoci e Medvegja, Malcia e Gjakova,
me një fjalë, nga të gjithë vëllezërit e një gjaku e gjuhe. Lutemi për shpirtat
e dëshmorëve që kanë rënë për atdhe, nëpër kohëra të ndryshme, jo
vetëm dëshmorët e Luginës së Preshevës, por historikisht, sepse ata dhanë
jetën që ne të jemi të lirë, që të pushojnë në parajsë. Të jemi bashkë,
sepse edhe amaneti i dëshmorëve ishte betimi në flamur e atdhe, që të
mos trembemi nga armiku, të mos japim vëlla-vëllanë, e të punojmë.
Faleminderit Amerikë, Zvicër e miqtë të tjerë ndërkombëtarë. Lavdi
dëshmorëve, faleminderit që më përcollët"

Jonuz Musliu përfaqësues politik i UÇPMB-së, njëherit kryetar i LPD-së,
ambasador i paqes dhe kryetar i kuvendit komunal të Bujanocit, i cili
kishte ardhur enkas në këtë Akademi, e mori fjalën dhe i përshëndeti të
gjithë të pranishmit, e në veçanti familjet e dëshmorëve dhe ish luftëtarët
e lirisë. Ai ndër të tjera potencoi: "Kjo Akademi, nuk është vetëm për
dëshmorët e UÇPMB-së, sepse në këto Akademi, po këndohet edhe për
legjendarin Adem Jashari dhe për gjithë dëshmorët e kombit nëpër
histori. Vërtet është impozante, kjo punë që po bëhet për ti organizuar
këto Akademi, sepse këta dëshmorë dhe shumë të tjerë, dhanë jetën,
dhanë më të shtrenjtën, që ne të jemi të lirë dhe të punojmë për një të
ardhme të pastër. Të nderuar, jo rastësisht jam në St. Gallen, qytet ky i
cili është bërë vatër e këtyre akademive. Ky manifestim që po mbahet
sot, po përkon me javën e dëshmorëve, që po mbahet në vendlindje,
atje, ku të gjithë dëshmorët, janë të të gjitha trevave etnike shqiptare.
Kjo ditë na bashkon neve dhe në një të ardhme të shpejt, do ti bashkoj
edhe idealet tona, drejt bashkimit kombëtar, këtë rrugë që na trasoi
komandanti legjendar Adem Jashari, ne duhet ta sendërtojmë.


Shqiptarët, nuk do të kenë gardhiqe, ideali për ti realizuar aspiratat
tona, nuk do të plaket kurrë, sepse rruga jonë është rruga e bashkimit
kombëtar për të cilën ne po punojmë dhe do të punojmë, se për
këtë kanë luftuar edhe dëshmorët, madje edhe janë flijuar për
këtë ideal.

Të nderuar të pranishëm, Lugina e Preshevës, është më e diskriminuara
në tërë hapësirën ballkanike, këtë e kanë dëshmuar edhe statistikat e
ndryshme dhe u bëj thirrje edhe qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës,
por më shumë të Shqipërisë, sepse është anëtare e NATO-s, sepse ajo
e Kosovës, mezi sa është ngritur në këmbë, që ta shtojnë angazhimin e
tyre politik e diplomatik, për të ndikuar te faktori ndërkombëtar, në
mënyrë, që gjendja e shqiptarëve të përmirësohet karshi marrëveshjes
së Konçulit. Do të mundohemi që të jemi bashkë përgjithmonë, sepse
vetëm me bashkim, do të kemi fuqinë dhe do të ecim drejt realizimit të
aspiratave tona shekullore dhe padyshim, se amaneti i dëshmorëve do
të shkoj në vend. Lavdi dëshmorëve të kombit, qoftë kujtimi i përhershëm
për ta". Në fund të fjalimit, në emër të këshillit organizativ, Murat Avdiu, i
dorëzoi një mirënjohje z.Musliu dhe iu dhurua një buqetë me lule.
Këngëtari Hekuran Rexhepi, i shoqëruar edhe me djalin e tij Ridvanin si
dhe me vajzën Hysnijen, që njihet si Fatime Sokoli i Luginës së Preshevës,
me tre këngë folklorike, kushtuar dëshmorëve, emocionuan të gjithë të
pranishmit. Pas këtyre këngëve të bukura, u përmend, se këto Akademi,
ndër vite, i kanë përshëndetur edhe personalitetet më të larta shqiptare
dhe u përmendën disa personalitete, që edhe kësaj here i kanë uruar
suksese këshillit organizativ, si: Ministri i Diasporës në Republikën e
Kosovës Ibrahim Makolli, ambasadori i shtetit shqiptarë në Bern
z.Mehmet Elezi, ambasadori i Kosovës në Bern Naim Malaj,
ambasadori i Maqedonisë Ramadan Nazifi, konzulli i Kosovës
në Cyrih Sali Sefa, kryetari i komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa,
kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi etj, etj. Për të pranishmit,
në vazhdim, u dha edhe një filmim i shkurtër me një histori te
dëshmorëve, të përgaditur nga Mr.sci.Dashnim Hebibi dhe Iljaz Beqiri,
i cili vjen nga Drenica. Me të dalur në skenë Samir Neziri nga
SHKA "Medvegja", i cili kishte ardhur nga Valisi i Zvicrës, që të
prezentohet me programin artistikë "Marshi ushtarak me Adem Jasharin",
e përgaditur nga Musa Neziri, përcolli përshëndetjet me ato vargje
poetike në emër të të gjithë medvegjasëve dhe tregoi, se edhe rinia
e Medvegjës është me Preshevë, Bujanoc e me gjithë shqiptarinë.
Samiri, i gjasoi Adem Jasharit me uniformën e luftës dhe disa herë
u duatrokit nga masa. 

Vajza e komandant Territ, Shaban Ukshini, zonjushën Hikmete, me ca
fjalë emocionuese, bëri, që shumë prej të pranishmëve, ti dalin edhe
lotët, e sidomos, me fjalët: "Babi, ne krenohemi me ty, me veprën tënde
të pavdekshme, se ti po përkujtohesh gjithmonë nga të gjithë vëllezërit
e të gjitha trevave shqiptare". 

Veprimtari i kauzës sonë kombëtare, Prof.Rexhep Abazi, i cili kishte
ardhur enkas nga Medvegja, me të dalur në skenë,  përshëndeti të
pranishmit dhe tha: "Kam nderin që të jem në këtë tubim përkujtimor,
kushtuar bijëve më të mirë, më trima dhe heronjëve të trojeve shqiptare
Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilët dhanë jetën e tyre për liri.
Ishin ata në lulen e rinisë, kur u detyruan të marrin pushkën në dorë
për të luftuar për lirinë e kësaj pjese të trojeve shqiptare.  Për këtë
liri e flijuan edhe jetën e tyre. U qofshim borgj e mirënjohës për
veprën e tyre.Por, fatkeqësisht, ideali i tyre ende nuk u realizua.
Populli shqiptar i kësaj pjese, ende po vuan dhe po burgoset, sa
herë që organet e Serbisë duan të bëjnë spektakle politike. U burgosën
dhe u dënuan djemtë e Preshevës, u burgosën tani djemtë e Bujanocit,
e kush e din se kush është në radhë të arrestohet e të maltretohet.
Kjo është e rëndë e pasojat i ka edhe më të rënda, mbase duhet
ndërprerë njëherë e përgjithmonë.   Më 2001 është nënshkruar një
Marrëveshje në Konçul të Bujanocit. Me te janë sqaruar dhe përmbyllur
të gjitha çështjet.  Prej nga tani arrestime, burgosje e maltretime të të
rinjëve shqiptarë. A thua se kështu shkohet në BE? Mendoj se jo.
Mendoj, që udhëheqësit politik të shqiptarëve të këtyre tri komunave
duhet të jenë më konsekuent, më të përgjegjshëm dhe më të guximshëm
në mbrojtjen e të drejtave për të cilat luftuan dëshmorët.
LAVDI DËSHMORËVE!". Në fund të fjalimit, iu dhurua edhe një mirënjohje
nga Fazli Musliu, në emër të këshillit organizativ dhe një buqetë me lule.
Recitalin "O sot o kurrë", e recituan Donika Lenjani, Viona Shaqiri
dhe Dëborë Çoti përgaditur nga mësuesi Ekrem Çoti, gjë, që dëshmuan,
se fëmijët mërgimtarë, jo që shumë bukur po e flasin gjuhën amtare,
por edhe po e njohin historinë tonë kombëtare.

Ish kryetari i OVL-së, njëherit, luftëtarë i lirisë, të dy luftërave në Luginë
të Preshevës UÇPMB-së dhe UÇK-së në Kosovë, z.Sadat Nuhiu, i cili
kishte ardhur enkas nga Belgjika, pasi përshëndeti të pranishmit, tha,
se dëshmorët nuk duhet harruar asnjëherë dhe me shpirt i kujtoj
përgjithmonë, sepse isha me ta së bashku, për të luftuar padrejtësitë
e mëdha, që na i ka bërë armiku jonë me shekuj. 

Herë do kurë, do të vija dita, që do të janë bashkë, të gjitha tokat
shqiptare". Pas fjalëve emocionuese të Sadat Nuhiut, që ishte i shoqëruar
edhe me disa bashkëluftëtarë të tij, si Betim Halimin e Samet Lutfiun,
iu dhurua edhe një mirënjohje nga këshilli organizativ dhe më pastaj
në skenë doli këngëtarja e merituar, Adelina Pireva, e cila u paraqitet
me disa këngë patritotike para të pranishmëve, edhe pse kishte ca
probleme teknike, jo me fajin e saj, por me fajin e teknikut të zërimit
dhe Adelina, ishte mësuar të këndoj gjithmonë live, por për shkaqe,
që ishte e pamundur, të organizohet një orkestër, ajo me shumë
sukses ia doli, duke i dhënë duatrokitje të shumta nga masa, e në veçanti,
nga familjarët e dëshmorëve dhe vlen të përmendet, se ajo kishte
ardhur, pa asnjë kompenzim, gjë, që jemi mësuar të shohim, nga
disa të tjerë, që marrin kompenzime edhe në programe të kësaj natyre. 

Veprimtari Riza Demaj, i cili qëndroi në burgjet serbe jo më pak se një
dekadë, ai sot është koordinator i shkollës plotësuese shqipe për
kantonin Argau, kishte ardhur me familjen e tij, për të bërë me dije,
se gjithmonë vëllezërit e Dukagjinit, nuk do e harrojnë Kosovën Lindore,
e ai, si zakonisht me pak fjalë, por shumë domethënëse, potencoi: 

" Nuk ka më të shenjtë, se të kujtohen dëshmorët. Dëshmorët, janë
frymëzim për brezin e ri, se atdheu, është i shenjtë dhe ai duhet ruajtur
dhe për të duhet punuar e për të qenë bashkë. Vetëm bashkërisht,
do të shkojmë drejt realizimit të ëndrrës sonë shekullore, brez pas brezi,
të bashkimit kombëtarë. Nuk duhet të përtojmë, që fëmijët tanë,
që po rriten në mërgim, të mos i dërgojmë në shkollën plotësuese shqipe,
sepse dërgimi i tyre në shkollën shqipe, është shenjë patriotike, sepse
do të dijnë shumë mirë gjuhën shqipe, historinë e kulturën tonë kombëtare.
Të punojmë edhe më shumë, drejt bashkimit kombëtarë. Lavdi dëshmorëve".

Edhe fjalimi shumë domethënës i veprimtarit Memedali Ahmedi,
kryetarë i Këshilli Kombëtarë të Mërgatës Shqiptare për Benelux,
zgjoi ineteresim të veçantë nga të pranishmit, ku në fund të fjalimit
të tij, këshilli organizativ i ndau një mirënjohje.


Nga Gjermania, kishte ardhur edhe vëllau i dëshmorit të UÇPMB-së,
Florim Rushitit, Lulzimi, ai me shumë emocione përshëndeti të pranishmit,
duke e kujtuar, se mu sot, ishte përvjetori i 12-të  i vëllaut të tij, kur,
Florimi, kishte rënë dëshmorë. Ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve kudo
që janë, që të jemi bashkë. Zonjusha Diellza Demaj, nga Dukagjini
i Kosovës, e cila kishte ardhur enkas nga Suhri i Argaut, me prindërit e saj,
për ti nderuar gjithë dëshmorët e kombit, e këndoi këngën kushtuar
kryeheroit Adem Jashari, gjë që lirisht mundet të thuhet, ishte e mrekullueshme
në paraqitje, duke dëshmuar, se Diellza, ka talent të lindur, prej një
artisteje të meritar. Në fund të kësaj Akademie përkujtimore, u falënderuan
të gjithë që kanë kontribuar, si dhe disa sponzorë, më pastaj, mediat e
shkruara dhe ato elektronike, e sidomos, TV Diaspora me producentin e
saj Esat Husaj, gazeta Zëri, Fakti, agjencia e lajmeve presheva.com,
medvegja.net dhe mediat e tjera, që herë pas here, kanë publikuar
lajme nga kjo Akademi Përkujtimore. Si gjithmonë bashkë në fund të
Akademis, për të treguar, unitetin, në skenë dolën, Fazli Musliu,
Zenel Neziri, Murat Avdiu, të shoqëruar nga Shaip Bajrami, Ferat Rushiti
dhe Naser Rrustemi nga Gostivari. E fjalën e morën, zotërinjtë Neziri,
Musliu dhe Avdiu, duke i dëshiruar të gjithëve gjitha të mirat dhe
falënderime për pjesmarrje. Të gjithë të pranishmit, u ndanë të kënaqur
dhe shumë të tjerë, duke bashkëbiseduar dhe duke i dhuruar lavdërata
organizatorëve për organizimin dhe që tash, duke i ofruar bashkëpunim,
që Akademia e vitit 2014, të jetë edhe më e mirë, e në mesin e tyre,
si veprimtari i madh Agush Buja, Flakrim Makolli, e shumë të tjerë.
Teksti nga Mr.sci. Dashnim Hebibi
Foto: Samir Neziri
Legjenda e fotove: Duke i përshëndetur të pranishmit: Jonuz Musliu,
Prof.Rexhep Abazi, Fazli Musliu, Zenel Neziri, Murat Avdiu, Riza Demaj,
Memedali Ahmedi, Sadat Nuhiu, etj, si dhe pamje nga pjesa artistike.

 

 

Regjistrohuni për komente

Komente (2 Publikuar)

avatar
MESUESI 28/05/2013 19:47:53
Ju ne diaspore qe po e nderoni Gjakun e deshmereve qofshi faqe
ardh se keshtu i mbani ne jet pasardhesit e tyre ju dhat nje kontribut
shum te madh per luften e ,,UQPMBS,,Ju ndetuat shtepit e veteranteve
te luftes ne K.l.shpetuat jeten femijeve te tyre zoty juve dot ju
ndihmoj dot jav ruaj familjet e juaja Une si ish luftetar i ish
,,Brigades 114Agim Elshaninga ,,Malesija e komunes se Bijanocit
ju pershendes te gjithve juve qe poe beni te pa munderen te munder
nuk pojav permendi emrat sepse ne i dim por edhe ju i dini pore me
te vertet jeni te rrespektuar nga i ter kombi nje lutje ne vitet tjera
kisha pas deshir qe edhe ndonje perfaqesues ikesaj brigade te jet
ne mesin e juaj dhe tei bashkangjitet ketij manifestimi sepse per
te unda ,,Masakra e Rahovices ,,brigada jone ujti nje rrol vendimtar
ku me urdhin e komandantit tone Muhamet Xhemailin tronditem
Vranjen edhe pse ishteshum veshtyr por realitetin dota shkruaj
historija duam bashkim se pa bashkim ska fuqi ska shqiptari rroft
Kosova Lindore me rrespekt nga ish veterani i brigades 114 A.E.QARR.

avatar

sameti 27/05/2013 16:59:13
Ju lumtë gurbetçi. Jeni shumë të fortë. Kjo është kënaqësi e madhe
dhe tregues se jeni te pandalshem dhe te pandashem. Presheva com
vertet je dritare e forte mediale. Suksese edhe juve dhe e pergezojme
dashnimin per punen e tij profesionale qe po e bene. vetem keshtu
ka perparime dhe suksese.