përkujtuan dëshmorët e UÇPMB-së

Në akademi murën pjesë shum bashkëathetarë për ti nderuarë dëshmorët gjithashtu vlen të ju njoftoinë kishte personalitete dhe shoqata,përfaqsuesë të xhamive,dhe sportistë

dhe kët akademi e përcjolli rtk diaspora duke falemderu bashksin shqiptare që e mundsoi sponzorinin dhe e përshëndesim z.Amet Hasanin  z.Dashnim Hebibin për pjesmarrje dhe për artikullin e shkruarë

Ishin prezent edhe disa subjekte dhe persona që vlen të përmenden:

Si Xhamija e Rebsteint me imamin Enes Koshi,Kryetari Faris Bajrami dhe nji pjesë e xhematit.përfaqsusë nga xhamija e St.Gallenit ishin prezent Ibush Rexhepi dhe Milaim Xhaqkaj,përfaqsusë të xhamijës Rorschachit ishin Kryetari Hajrulla Nesimi,Emrush Rexhepi,Hetem Veseli,Ramadan Memishi :Po ashtu patëm misafir nga Gjermania të Klubit Shqiptarë "KOSOVA" nga Singeni Sami Gagica,Mevaedin Neziri[dushi|Zijadin Rrahmani

githashtu vlen të ju njoftojmë se në akademi e patëm edhe BOKSERIN tash të njohur SVDAIL SHERIFIN dhe antar i rregullt i shhlp që nga fillimi me familje dhe shum presim në të ardhmen pi Sevdailit dhe në bisedë që patëm na informojë se me 28 Maj 2011 në Bad Ragaz SG ka mecin e radhës me Rashid Raad nga Maroka dhe pastaj nga kshilli organizativ ju ndanë mirënjohje veprimtarëve të dalluarë po nji mir[njohje erdhi edhe nga bashksia shqiptare për ish kryetarin e shhlp z.Shaip Bajramin ku ja dorzoi vetë Kyetari BSHZ z.Amet Hasani për punë dhe veprimtarinë e palodhëshme gjitashtu e mori dhe nji mirënjohje nga kshilli organizativ i akademisë dhe i falemnderoi z shaip Bajrami z.Amet Hasanin dhe z.Murat Avdiun që e kanë vlersu kontributin e dhën në cështjen atëdhetare dhe humane gjithashtu i falemnderojë nxansat e shkollës "JEHONA" nga Rorschachi dhe pridët që e pregaditën sallën dhe skenën  falemnderojë të gjithë pjesmarrsit:dhe mir u pafshim në organizime tjera:

 

Në Zvicër u përkujtuan dëshmorët e UÇPMB-së

Përvjetori i madh i dëshmorëve të UÇPMB-së, u përkujtua edhe sivjet në Zvicër

nga Këshilli i Organizimit të kësaj Akademia, e cila për katër vjetë me radhë, është duke organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë përkujtimore, për bijtë më të mirë të kombit, atyre që dhanë jetën, duke luftuar për flamurin kombëtarë. Edhe pse ky Këshill Organizativ, në parim ka një numër të madh të veprimtarëve, që do merren apo janë marrur me këtë organizim, në fakt, është analizuar dhe realizuar jo më shumë se nga tre persona dhe më pastaj është shfaqur me ndihmë të prindërve të fëmijëve mërgimtarë, ku fëmijët e tyre janë duke ndjekur shkollën e muzikës "Jehona" në Roshah të St.Gallenit, të përgatitur nga mësuesi dhe njëherit kryetari i këtij këshilli z.Murat Avdiu. (Murat Avdiu falënderoi të gjithë që kanë ardhur në këtë Akademi përkujtimore)

Edhe pse ishte koha me shi, në Tübach të St.Gallenit, kishin ardhur bashkatdhetarë nga katër anët e Zvicrës dhe nga Gjermania. Në mesin e shumë të pranishmëve ishin familjarë të dëshmorëve që jetojnë në Zvicër, si dhe ish komandanti i UÇPMB-së z-Shefket Hasani. Këtë Akademi Përkujtimore me prezencën e tyre e nderuan edhe z.Riza Demaj, veprimtar i dalluar i kauzës sonë kombëtare, njëri nga organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1981 dhe kordinator i LAPSH-it në Kt.Argau, z.Zenel Neziri kryetar i SHH "Medvegja" me qendër në Fully të Valisit me disa veprimtarë të kryesisë, si dhe Prof.Rexhep Abazi, i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja, ku të pranishmit për disa herë me radhë e duartrokitën dhe e falënderuan për prezencën e tyre.

(Hekuran Rexhepi me vajzën dhe djalin e tij, duke i kënduar dëshmorëve të kombit)

Prof.Rexhep Abazi edhe gjatë vitit të kaluar, ishte në mesin e veprimtarëve të diasporës sonë, por edhe sivjet e ndjeu borxh moral dhe kombëtarë, që të përkulet para veprës madhore që kanë bërë këta bijë dëshmorë për atdheun e tyre. Salla ishte e përmbushur me veprimtarë të shumtë, e në mesin e tyre ishin edhe prijës të SHH "Kosova" në Singen të Gjermanisë, të cilët u dhanë mbështetje dhe fjalë të mira organizatorëve të kësaj Akademie. Si zakonisht edhe kësaj here, skena ishte e mbushur me fotot e dëshmorëve, pastaj shihej flamuri ynë kombëtarë dhe ai i miqëve tanë zviceranë.

(komandan Shefket Hasani)

Hapja u bë me intonimin e hymnit kombëtarë kënduar nga nxënësit e shkollës së muzikës "Jehona" dhe më pastaj u kënduan edhe dy këngë me motiv kombëtarë. Pas këtyre këngëve të bukura, doli në skenë, kryetari i Këshillit Organizativ të kësaj Akademie z.Murat Avdiu, ku i dëshiroi të gjithëve mirëseardhje dhe përshëndeti familjarët e dëshmorëve, si dhe falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë sado pak mund, që të mbahet kjo Akademi Përkujtimore, edhe pse nuk është e lehtë të organizohet. Z.Avdiu me një modesti të tij, qartësoi para të gjithëve, se ka pasur vështirësi gjersa është organizuar kjo Akademi, por shpreson shumë, se gjatë viteve që do të vijnë, do të gjejnë edhe mbështetje më të madhe nga ata që e ndjejnë veten që munden të japin mund dhe ide për përkujtim të dëshmorëve.

(Familjarët e dëshmorëve duke i përshëndetur të pranishmit)

Nuk do të ndalemi asnjëherë për ti përkujtuar dëshmorët, sepse ata dhanë gjakun e jetën e ne të rrijmë me duarkryq dhe i bëri thirrje të gjithëve, që të afrohen në këtë Këshill Organizativ dhe të ndihmojnë, sepse më të bashkuar, i kontribuojmë edhe unitetit, të mirës dhe padyshim edhe dëshmorët do të dëshironin të na shohin më të organizuar në mes veti dhe të bashkuar.

Fjala iu dha ish komandantit të UÇPMB-së z.Shefket Hasanit, i cili para se të merr fjalën, iu afrua fotove të dëshmorëve, u përkul dhe puthi flamurin kombëtarë dhe ndër të tjera potencoi: "Këta djemë dhanë jetën për liri e pavarësi dhe unitet, prandaj, ne duhet vazhduar rrugën e tyre dhe Ju premtoj se një ditë do të vije ajo ditë, ajo ditë për të cilën luftuam dhe shumë të tjerë dhanë jetën.

(Zenel Neziri kryetar i SHH "Medvegja" duke i përshëndetur të pranishmit)

Të mos i harrojmë dëshmorët sepse ata kanë dhënë jetën për atë liri që e kemi ne dhe po shpresojmë shumë, se shteti shqiptarë dhe ai Kosovës do na ndihmojë dhe nuk do na shikojë vetëm kur të ketë nevojë, por të ngrejnë zërin për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc". Fjalën e rastit e morën edhe familjarë të dëshmorëve që ishin prezent dhe ata ndër të tjera, falënderuan këshillin organizativ që për çdo vjet po e mbajnë këtë Akademi përkujtimore dhe i përgëzuan, që në të ardhmen, të gëzojnë mbështetje edhe nga veprimtarë të tjerë të këtyre trevave dhe atdheut në përgjithësi.

Z.Fazli Musliu, xhaxhai i dëshmorit Mitat Musliu, njëherit kryetar i SHH "Lugina e Preshevës", i cili është edhe promotor i gjithë unitetit dhe organizimeve në të mirë të bashkatdhetarëve të Kosovës Lindore, para të pranishmëve ndër të tjera tha: "Të nderuar familjarë të dëshmorëve të Flamurit kombëtar, i nderuar komandant Shefket Hasani, i respektuar veprimtar i kauzës kombëtare Riza Demaj, i nderuar Prof.Rexhep Abazi që ke ardhur enkas nga Medvegja, i shoqëruar me vëllaun tonë Zenel Nezirin me shokë të nderuar pjesëmarrës në këtë Akademi përkujtimore. (Këngëtari Pagarusha, duke i kënduar bashkimit kombëtarë)

Nuk e kam edhe të lehtë ti them dy fjalë para jush, sepse në çdo tik tak të zemrës sime, ka mesazhe, për ato treva që edhe sot e kësaj dite, po kontrollohen nga argatë të kryekriminelit millosheviq. Kur ne jemi mbledhur këtu për të përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të UçPMB-së, atje në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është një gjendje e lyer me të mira, e në fakt është e tensionuar, sepse ka shumë ushtarë e paramilitarë të Serbisë që rrinë në gjendje gadishmërie dhe më dhemb zemra për ata djemë që po mbahen të pafajshëm në burgjet serbe. Para disa viteve, në Akademinë tonë e patëm pasur musafir Flamur Gashin i cili na erdhi për të na sjellur mbështetjen nga kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe e gjithë Shqipëria dhe ne u bëmë edhe më të fortë, që tashmë e kemi edhe Kosovën tonë të pavarur.



(Profesor Rexhep Abazi duke ia përcjellur përshëndetjen medvegjasve vëllezërve të tyre në diasporë, ku profesor Abazin të gjithë të pranishmit disa herë e mirëpritën me duartrokitje, i cili nuk po e harron përasnjëherë diasporën tonë)

Jemi mbledhur sot shumë larg Peonis Dardane, në këtë shtet mik të kombit tonë Zvicër, që të rikujtojmë një datë të veçantë në historinë tonë më të re, datë kjo që ishte kthesë e madhe e ndryshimeve të shumta që ndodhën deri më sot, ndryshime këto që sot me kompetencë duhet t’i cilësojmë si ndryshime të pamjaftueshme dhe të papërfunduara. Rrugëtimi i lëvizjes politike shqiptare në 20 vitet e fundit, njeh shembuj mjaft sublim të sakrificës individuale dhe kolektive, me mision avancim dhe zgjidhje të çështjes shqiptare. Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe të rënëve për liri ne kryejmë një obligim moral dhe e forcojmë edhe më shumë lidhjen me të kaluarën e lavdishme, e cila është bazament në të cilin do të mbështetemi kurdoherë.

Me integrimin e Shqipërisë në NATO dhe bërjen e Kosovës shtet të pavarur, aspirata e shqiptarëve për të dalur nga faza e emergjencës kombëtare, ka njohur përparim përmbajtësor në raport me kombet konkurruese ballkanik.




(Veprimtari i kauzës sonë kombëtare Riza Demaj, duke përshëndetur të pranishmit)

Rruga që e kemi lenë pas është shoqëruar me shumë dështime, sakrificë, dhembje, viktima dhe gjak, le të jetë rruga para nesh një rrugë e pajtimit si parakusht për të konkurruar në një botë të globalizuar dhe me sfida të shumta, ku dihen vetëm rreziqet por ku alternativat e suksesit janë të pakta.Duke përkujtuar sakrificat e flamurit kombëtar në mënyrë simbolike, ne lajmë një pjesë të borxhit ndaj dëshmorëve të cilin ata e paguan me jetën e tyre të shtrenjtë.


Të nderuar të pranishëm, ua sjell edhe përshëndetjen e sinqertë të vëllaut tim, pra babait të dëshmorit Mitat Musliu dhe ju uron nga zemra shëndet dhe mbarësi. Të nderuar, me disa intelektualë të Kosovës Lindore që jetojnë në diasporë e të përkrahur nga intelektualë të shumtë nga e gjithë shqiptaria, jemi për një projekt të mirë për këta dëshmorë, që ti kujtojmë çdo ditë dhe jo vetëm njëherë në vit, e projketi jonë është i studiuar mirë, që në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të kemi një shtatore të dëshmorëve dhe ne do ta shpalosim idenë tonë shumë shpejt. Lutemi që të mbretëror uniteti në mesin tonë që të fitojmë kundrej barrierave të shumta që i kemi para nesh. Lavdi Dëshmorëve të Kombit, të rënë në mbrojtje të flamurit kombëtar shqiptar. ZOTI e bekoftë Flamurin kombëtar dhe popullin shqiptar!
(Pjesë nga programi artistikë, duke i kënduar dëshmorit Mitat Musliu, nga vajzat e xhaxhait të tij Musliu)

Pas disa këngëve, që iu kushtoheshin dëshmorëve të kombit, të pranishmit i përshëndeti edhe veprimtari i Kauzës sonë Kombëtare z.Riza Demaj i cili pasi falënderoi për ftesën ai tha: "Familjarë të dëshmorëve dhe ju veprimtarë e bashkatdhetarë, ju shoh të bashkuar në këtë Akademi dhe mbetem me shpresë, se kështu të bashkuar do të ecim së bashku. Dëshmorët dhanë jetën për flamurin kombëtarë dhe këta nuk do harrohen edhe nga brezi i ri. Këto Akademi janë të nivelit më të lartë, që po i përkujtojmë dëshmorët dhe nuk po harrohet vepra e tyre heroike për çlirim kombëtarë. Po shpresojmë shumë, se me ndihmën e miqëve tanë ndërkombëtarë dhe me punën tonë të njëmend, e të bashkuar, do të arrijmë qëllimet tona finale, do të arrijmë të jemi të bashkuar në një shtet, ashtu siç kemi qenë dhe do të hyjmë në BE.

Ashtu sikurse bëri Gjermania që u ribashkua edhe populli shqiptarë dëshiron të ribashkohet, këtë të drejtë natyrore askush nuk munde të na ndalë, e ajo ditë do të vije padyshim. Familjarët e dëshmorëve të qëndrojnë ballë hapur sepse dhanë bijtë e tyre për liri, flamur kombëtarë e gjaku i tyre është në ngjyrën tonë të flamurit kombëtarë kuq e zijë, që çdo herë që e shikojmë, do na kujtohen ata që dhanë jetën për këtë flamur dhe ne duhet të punojmë më shumë dhe të jemi më të bashkuar. Mirupafshim në bashkim, rroftë populli ynë shqiptarë". Këngëtari Hekuran Rexhepi me vajzën e tij dhe djalin kënduan tre këngë patriotike, duke iu rikujtuar edhe përmes artit të bukur të këngës, se Kosova Lindore është pjesë e Kosovës dhe dëshmorët tanë, nuk kanë luftuar vetëm për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por për gjithë shqiptarinë.

(Fazli Musliu kryetar i SHH "Lugina e Preshevës", duke lexuar referatin e tij dhe aty në skenë disa nga veprimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët u nderuan me mirënjohje nga Këshilli Organizativ)

Kryetari i SHH "Medvegja", z.Zenel Neziri me disa fjalë përshëndeti të pranishmit dhe vërtetoi edhe njëherë, se kjo shoqatë është si motër e SHH "Lugina e Preshevës" dhe gjithmonë do të jemi të bashkuar, drejt qëllimeve tona të mëdha kombëtare dhe potencoi: "

Përshëndetje të respektuara familjarë të dëshmorëve, i nderuar komandant Shefket Hasani, veprimtarë Riza Demaj, prof.Rexhep Abazi, Fazli Musliu kryetar i SHH Lugina e Preshevës, të nderuar të pranishëm. Kam nderin dhe kënaqësinë që ti them dy fjalë zemre, dy fjalë shpirti, se në këto Akademi përkujtimore nuk është edhe e lehtë të përshkruash tërë zemrën përmes pak fjalëve. Kur e shoh flamurin kombëtarë, kuq e zi, shoh Skënderbeun, Ismail Qemajlin, Adem Jasharin, vëllezërit Haradinaj dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Amaneti i dëshmorëve të UÇPMB-së ende nuk është në vendin e duhur, sepse ata luftuan dhe dhanë jetën për një liri të merituar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. E këto treva shqiptare janë në situatë jo të mirë, këtë e dijmë të gjithë, prandaj, ne nga ky vend, nga ky shtet i demokracisë, i lutemi faktorit ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën, dhe të sjellin lirinë në ato treva që janë me trishtimin e armëve, të atyre që bënë shumë luftëra dhe masakruan njerëz të pafajshëm.

Ne jemi paqësorë, e duam lirinë dhe e duam punën. Ju familjarë të dëshmorëve që jeni këtu, si familja e komandantit të njësitit Mitat Musliu, pastaj komandant Lleshit, Artan Abazit etj, mbahuni krenarë, për bijtë tuaj, sepse ata janë përherë në flamurin kombëtarë, aty ku janë gjithë trimat e atdheut nëpër histori. Këto akademi që po mbahen shumë larg atdheut tonë, kanë domethënie të madhe, ia bëjnë me dije brezit të ri, se liria nuk është fituar pa gjakë dhe pa sakrifica dhe dëshmorët duhet nderuar përgjithmonë. Lavdi dëshmorëve, rroftë uniteti i gjithë shqiptarëve kudo që gjenden dhe zoti e bekoftë kombin tonë, Zvicrën, SHBA dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë".


Këngëtari i njohur i këngës folklorike Rrahmon Pagarusha, me një këngë të bukur, duke rikujtuar ribashkimin e trojeve etnike kombëtare, bëri që të emocionohen të gjithë të pranishmit.

Ndërsa Prof.Rexhep Abazi i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja në këtë Akademi Përkujtimore, falënderoi këshillin organizativ për ftesë dhe ndër të tjera ai tha:

"Përshëndetje më të sinqerta të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, ish luftëtarë e komandantë të luftës, veprimtarë e bashkatdhetarë të nderuar, pranoni përshëndetjet më të pëzemërta të medvegjasve që janë në Kosovë e Medvegjë edhe ata janë me Ju, edhe ata e ndjejnë çdo emocion që e ndjeni Ju sot këtu, ata janë me Ju dhe do të jenë me Ju dhe krenohen për Ju. Ju që po përkujtoni dëshmorët shumë larg atdheut, nuk është punë e vogë, ju lumtë dhe është për çdo lavdëratë, po bëni vërtetë një nder të madh, sepse nëse nuk nderohen dëshmorët, atëherë, nuk mundesh as ta duash sa duhet atdheun, pra si ta duash atdheun, kur nuk nderon dëshmorët, ata që dhanë jetën.

Nuk munda të rrija në Medvegjë e të mos jem në mesin tuaj, kudo që shkoj jam me Ju dhe jam krenarë që jam me Ju, sepse ju vërtetë e doni unitetin dhe shpresoj shumë, se këto shembuj që ju jeni të bashkuar, do të shkojnë edhe në atdheun tonë. Këto foto të dëshmorëve, këto data sa krenare dhe të dhimbshme, na kujtojnë historinë tonë më të re, shumë të lavdishme, që padyshim, se ka sjellur rezultate të mira dhe do të sjell edhe në të ardhmen, por ne duhet të punojmë më shumë, të investojmë më shumë dhe mbi të gjitha, të jemi unik, sepse vetëm kështu i përballojmë të ligës dhe do ecim sigurt drejt BE-së.

 

Po kënaqem kur po ju shoh nga Medvegja, Presheva, Bujanoci, Drenica, Dukagjini e Tetova e Gostivari që jeni bashkë, sytë më mbushen me lot dhe nuk mundem të iki këtij realiteti, sepse zemra po më qan nga gëzimi. Dëshmorët tanë, dhanë jetën për liri dhe ne duhet ti përkujojmë përgjithmonë. Keni mbështetjen tonë dhe do ta keni, ne krenohemi me Ju të nderuar veprimtarë dhe mos u ndalni.

Do të kthehem menjëherë për në Medvegjë dhe do të shkoj me shumë gëzim, sepse po e shoh dhe po e ndjej, se një ditë do të jemi më mirë dhe kjo e mirë do të vije shpejt, sepse po shoh se edhe brezi i ri, po përkrahet dhe po i jepet hapësirë sa duhet. Ju jeni ambasadorë të së mirës, Ju keni ambasadorin e paqes, z.Dashnim Hebibi, prandaj, padyshim, se do të vijnë ditët e bardha, ato ditë, që edhe dëshmorët dhanë jetën.

Paqe, punë dhe unitet, na duhet, e këto i kemi në gjakë dhe zemër. Zoti i shpërbleftë dëshmorët e kombit, zoti i shpërbleftë të gjithë ata që punojnë drejtë dhe që kanë mendime pozitive. Kam edhe shumë gjëra për të thënë, por kësaj here ju përshëndes dhe po shpresojmë shumë, se në vitin 2012, atëherë, kur do tie përkujtoni përsëri këta dëshmorë, do të jemi më ndryshe, do të jemi më mirë dhe do ta kemi flamurin tonë kombëtarë në qendër të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Zoti e bekoftë popullin tonë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë".

Edhe Ahmet Hasani, veprimtarë dhe njëherit sponzor i kësaj Akademie, përshëndeti të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve, si dhe sqaroi, se këtë sponzorizim e bëra me zemër, sepse e ndjejë borxh moral dhe kombëtarë, që të jap sa mundem për këto organizime të nivelit të lartë, e që në veçanti, po përkujtohen dëshmorët tanë, që dhanë jetën pë flamur".

Ambasadori i Paqes, Dashnim Hebibi, para se të lexoj referatin kushtuar një historiku të shkurtërt të UÇPMB-së dhe nga një biografi dëshmorëve, ku të pranishmit e mirëpritën, iu lut të gjithëve, që të nderojnë dëshmorët e kombit me një minutë heshtje. Z.Hebibi para se të lexoj këtë referat, ai ndër të tjera tha: " Më lejoni t'ju përshëndes përzemërisht, të gjithëve, si familjarët e dëshmorëve që janë këtu dhe atyre që janë në atdhe, e pastaj veprimtarin e kauzës kombëtare nga Dukagjini i Kosovës z.Riza Demaj, profesorin tonë të palodhshëm, veprimtarë i dalluar Rexhep Abazi, i cili ka ardhur enkas nga Medvegja për të na bërë me dije edhe njëherë, se medvegjasit janë të bashkuar me ne, komandantin tonë të nderuar Shefket Hasani, kryetarin e SHH Lugina e Preshevës z.Fazli Musliu, kryetarin e shoqatës "Medvegja" z.Zenel Neziri dhe juve të gjithëve që jeni prezent.

Ndjehem shumë i lumtur që edhe unë po jap sado pak kontribut për këto organizime dhe gjithmonë do të shtrijë veprimin konkret të bashkimit dhe paqes. Jemi shumë larg atdheut tonë, jo më pak se 2000 km, por me shpirt dhe zemër jemi aty, jemi aty në Medvegjë, Bujanoc e Medvegjë, atje, ku atdheu kërkon punë dhe unitet. Gjithmonë do të shërbejë për të mirë dhe asnjëherë nuk do të pajtohem me të padrejtën". Kjo Akademi ishte e mbushur me program artistik dhe pritet që nga viti i ardhshëm do të kemi edhe ndryshime tjera dhe risi tjera, por organizatorët kërkojnë mbështetje nga të gjithë ata që vërtetë ia duan të mirën atdheut, pra ti lëjnë me një anë inatet dhe të afrohemi e të punojmë.

Këshilli Organizativ ndau edhe disa mirënjohje, në mesin e tyre edhe veprimtarit Riza Demaj, Prof.Rexhep Abazi, Zenel Nelziri, Murat Avdiu, Fazli Musliu, Shefket Hasani, Dashnim Hebibi, Hekuran Rexhepit etj. Pas këtyre mirënjohjeve, nxënësit e shkollës së muzikës "Jehona", recituan edhe disa poezi kushtuar dëshmorëve. Në fund të kësaj Akademie, Këshilli organizativ falënderoi të gjithë të pranishmit, kryesitë e xhamive që veprojnë në disa qytete të Zvicrës, shoqatës humanitare "Lugina e Preshevës", SHH "Medvegja", familjarët e dëshmorëve, mediat si: "RTK-TV Diaspora, agjencitë e lajmeve kosovaere.ch, presheva.com, medvegjaere.net dhe medvegja.net. Murat Avdiu kryetari i këshillit organizativ, në fjalën e tij përmbyllëse, ftoi të gjithë ata që mendojnë, për kritika, e kritikat ti japin këtu në skenë dhe pret që në Akademitë tjera, do të kemi prezent edhe ambasadorin e Kosovës në Zvicër dhe konzullët e saj, sepse tash më kemi shtetin e Kosovës dhe sytë i kemi nga Kosova dhe Shqipëria. Mirupafshim dhe lavdi dëshmorëve.
Teksti dhe foto: Dashnim HEBIBI