Në Zvicër u përkujtuan 29 dëshmorët e UÇPMB-së /fotoreportazh/

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Në Zvicër u përkujtuan 29 dëshmorët e UÇPMB-së /fotoreportazh/ 

 

Tashmë, jo më pak se 10 vjetë me radhë, në Zvicër, po mbahen Akademi Përkujtimore, kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së. Ky është një tubim i madh dhe i vetmi në diasporë, që kujtohen dëshmorët që ranë në luftën për liri për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku mblidhen bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare që janë në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Se diaspora shqiptare ka qenë dhe është në çdo sekond të kohës me atdheun, është tashmë e ditur, e kjo diasporë, përveç aktiviteteve të shumta që mbahen gjatë vitit, ajo kujton edhe dëshmorë e UÇK-së dhe Akademi tjera në kujtim të luftës heroike që bënë djemtë më të mirë të atdheut, qoftë në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Në këto Akademi Përkujtimore, kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, marrin pjesë shumë personalitete nga e gjithë diaspora jonë, por edhe nga atdheu dhe këshillit organizativ i japin fjalë të mira për gjithë këtë punë të madhe që po bëjnë shumë larg atdheut. Ashtu sikurse ishte pritur, data 13 maj e ditës së diel, ishte ditë e madhe kujtimi për dëshmorët e rënë për liri, që luftuan një regjim që e dënoi e gjithë bota demokratike. Skena si zakonisht e kësaj Akademie, ishte e mbuluar kuq e zinjë, aty ishte flamuri kombëtarë kuq e zinjë, pastaj ai i Kosovës dhe në mes flamuri i shtetit mikë të kombit tonë Zvicrës. Ishte shumë emocionuese për të gjithë të pranishmit, se në skenë vazhdimisht rrinin fotografitë e dëshmorëve. Dy shoqatat humanitare nga Lugina e Preshevës, ajo e "Medvegjës" dhe "Lugina e Preshevës", të ndihmuar nga disa intelektualë të tjerë e patën primatin kryesor për këtë organizim. Programi filloi ashtu si ishte paraparë me hymnin kombëtarë dhe këngën "Era po qanë lajme" së bashku me SHKA "Medvegja" dhe shkolla "Jehona".

Moderatorja, pjesëtare e SHKA "Medvegja", zonja Valbona Thaqi, e filloi Akademinë dhe e ftoi në skenë veprimtarët Fazli Musliu nga këshilli organizativ që përfaqëson Preshevën, Murat Avdiu që përfaqëson këshillin organizativ të bashkatdhetarëve nga komuna e Bujanocit dhe kryetarin e këshillit organizativ, z.Zenel Neziri, të cilët dolën në skenë së bashku dhe shtrënguan duart e bashkimit dhe përshëndetën të pranishmit me nga një fjalë të shkurtërt, njëherit kryetari i Shoqatës Humanitare "Medvegja" me qendër në Fully të Valisit, e shpalli të hapur këtë Akademi dhe ai ndër të tjera shtoi: "Të nderuara familje të dëshmorëve, veteranë, invalidë të luftë, e bashkëluftëtarë të lirisë, komandant i respektuar Shefket Hasani, konzull i Republikës së Kosovës për Cyrih Sali Sefa, Prof.Rexhep Abazi i cili na ke ardhur nga Medvegja jonë që fatkeqësisht është në një gjendje të mjerueshme, i dashur vëlla veprimtarë Riza Demaj, Bajram Mulaj, Llukman Halili publicist, Dashnim Hebibi ambasador i paqes për diasporë e shumë e shumë të tjerë, fëmijë të vegjël, përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, motra e vëllezër, mirë se keni ardhur në këtë Akademi përkujtimore kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së që dhanë jetën për liri, për një atdhe të lirë. Ata luftuan me flamurin kombëtar kuq e zi, që të valoj lirshëm në ato troje ku me shekuj është folur shqip, prandaj, sa herë që e shikojmë flamurin kombëtarë, i shihim dëshmorëve aty, në ngjyrën e kuqe që dhanë jetën dhe në shqiponjën dy krenare që të jemi bashkë përgjithmonë. Jemi mbledhur të gjithë këtu në mes të Zvicrës, jo më pak se 2000 km larg atdheut tonë, që atje, jo lirshëm kujtohen dëshmorët, por atje nuk guxohet të përmendet se ke luftuar robërinë e regjimin e egër të kryekasapit të Europës Juglindore, që vdiq me turp në burgun e Hagës, e të mos flasim për të kujtuar solemnisht, ashtu si e meritojnë dëshmorët tanë. Falënderojmë shtetin mikë të kombit tonë Zvicrën, këtë shtet, që ka traditë të demokracisë dhe ne kemi mësuar shumë gjëra në këtë shtet dhe padyshim, që ne shqiptarët, do u jemi mirënjohës përgjithmonë. Të nderuara familje të dëshmorëve, që jeni këtu dhe ato që janë në atdhe e që do na përcjellin përmes mediave tona televizive që janë RTK dhe TV ALDI nga Presheva, djemtë tu dhanë jetën për liri dhe amaneti i tyre është që të jemi unik mes veti e jo të ndarë dhe të punojmë bashkë, deri në liri të plotë, e jo mbahuni krenarë gjithmonë, sepse ata janë të përjetshëm.

Kaluan 12 vjetë, që krisi pushka për liri në ato troje, dhamë dëshmorë, jo më pak se 29 dhe liria ende nuk është ajo që është kërkuar, por po burgosen komandantët e lirisë, luftëtarët që luftuan robërin, ata që mbrojtën moralin, ata që nuk lejuan të shkelet flamuri kombëtarë, flamuri i Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Isa Boletinit, Fan Nolit, Konicës, Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Agim Ramdanit, Sali Çekut e shumë e shumë atdhetarëve tanë. Beogradi, po bënë spektakle, për të fituar vota piunët e kryekriminelit me djemtë tanë, ata po merren nga gjumi dhe po drejtohen në burgje, duke u rrahur deri në rraskapitje, na kujtojnë skenaret e dikurshme në Kosovë. Burgjet Serbe, po mbajnë luftëtarët e lirisë, me të vetmin faj, se e deshtën lirinë, e deshtën të jetojnë pa çizme të robërisë. Deri kur kështu, që nënat shqiptare të qajnë, deri kur kështu, që fëmijët të mbeten jetima.

I drejtohemi botës demokratike, të mos lejoj skenare të tilla, të kthej djemtë e pafajshëm nëpër shtëpit e tyre dhe ti gjej me qindra vëllezër e motra që janë të zhdukur dhe nuk po dihen se ku janë. Botë demokratike, populli shqiptarë historikisht ka qenë tolerantë, paqësorë dhe është ashtu, ne nuk shkuam në Pashallëkun e Beogradit ta sulmojnë, ata erdhën me maska na sulmuan, e ne u mbrojtëm.

Përshëndesim drejtësinë e Hagës, që liruan të mbrohet në liri ish kryeministri i Kosovës, heroi për së gjalli i Kosovës sonë Ramush Haradinaj, pastaj që u pa se ishte i pafajshëm edhe komanand çeliku Fatmir Limaj.

Në emër të këshillit organizativ të nderuar vëllezër e motra, po na afrohet kremtimi i 100 vjetorit të shtetit amë Shqipërisë, në këtë përvjetorë, të jemi edhe më të bashkuar, të mos harrojmë të kaluarën tonë dhe të punojmë për të ardhmen drejt BE-së dhe NATOS. Kujtimi për dëshmorët kudo që jemi duhet të jetë i freskët, ne sot, nuk kemi mundësi ti dërgojmë lule të freskëta në varret e tyre, por i përcjellim fjalët e zemrës më të mira, se ata do të jenë përgjithmonë në mesin tonë, në historinë tonë më të re kombëtare, në hymin kombëtarë e flamurin kombëtarë. Ata e deshtën lirinë dhe u flijuan për liri. Kjo Akademi përkujtimore shpresojmë shumë, se do të vazhdohet edhe në të ardhmen, pra për çdo vit do të përkujtohen dëshmorët, sepse po të harrohen dëshmorët, atëherë, do të kemi në rrezik të ardhmen me të mira. Falënderoj edhe vëllezërit e mijë të një gjaku e gjuhe, që punuam për disa ditë, që kjo Akademi të del sa më mirë, natyrisht, se mundet edhe më mirë të jetë, por me rëndësi, se dëshmorët nuk po harrohen edhe nga brezi i ri, që po rritet e edukohet larg atdheut tonë dhe tia kujtojmë, se liria nuk fitohet lehtë dhe të keqen duhet denuar. Jam shumë i bindur, se çdo frymëmarrje e juaja sot, është e lidhur me kujtimin për dëshmorët tanë, prandaj, ju falënderoj për shumë herë që jeni në mesin tonë, që na keni përkrahur dhe presim edhe në të ardhmen që do na përkrahni. E shpallim të hapur Akademinë dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit. Lavdi."

Në këtë akademi morën pjesë shumë personalitete, si i nderuar konzull i Republikës së Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa, veprimtari prof.Rexhep Abazi i cili ka ardhur enkas nga Medvegja, këngëtari i merituar ARIF VLADI, ish komandant i UÇPMB-së Shefket Hasani, veprimtarët Riza Demaj, Llukman Halili, Dashnim Hebibi, Halit Naxhaku, Qemal Musliu, këshilltarë i ministrit të diasporës Ahmet Hasani, kryetar i shoqatës për jetimë Muhamet Shala, Agron Hoti kryetar i AKR për Cyrih, veprimtarët Sami Pacolli, Burhan Morina, Nehat Morina kryetar i shoqatës "Atdheu" nga Badragazi, Avdi Krasniqi kryetar i shoqatës "Kosova" në Singen etj. Gjithashtu, një përshëndetje speciale ishte edhe për mediat e shkruara che ato elektronike që po i përkrahin këto Akademi, si TV Diaspora-RTK, revista "PLISI", TV Aldi-Preshevë, presheva.com, medvegja.net, gazetat: Bota sot, Zëri, Fakti në Maqedoni dhe disa të tjera.

Pas një minuti heshtje për dëshmorët, fjala iu dha ish komandantit Shefket Hasani, i cili krisi pushkën i pari kundër regjimit dhe ai ndër të tjera tha: "Dëshmorët do të përkujtohen përgjithmonë, pavarësisht, se ne jemi shumë larg atdheut fizikisht. Këta djemë të rinjë dhanë jetën për liri, në moshën e njomë, do të përkulem përgjithmonë. Atje në atdheun tonë nuk është puna si duhet, atje po maltretohen luftëtarët e lirisë, por deri kur do të shkoje kjo punë kështu nuk e dijmë, por një gjë ia bëjmë me dije atyre që duan konflikte, se shqiptarët janë më të fortë se kurrë, prandaj, më mirë është të mos luajnë me zjarrin. Asnjëherë nuk do falim gjakun e dëshmorëve. Nuk do të rrijmë duarkryq më, mjaft më, ia bëjmë me dije faktorit ndërkombëtarë, e SHBA-së, të mos lejojnë skenare të liga siç dinë të bëjnë "pjella" e kryekriminelit". Pas, fjalës së z.Hasani, fjala iu dha konzullit të Republikës së Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa, i cili përshëndetit familjarët e dëshmorëve dhe të pranishmit dhe falënderoi këshillin organizativ për ftesën. Z.Sefa ndër të tjera potencoi se: "Shqiptarët si asnjëherë më parë, janë në rrugën më të mirë të mundshme drejt BE-së, kemi Shqipërinë anëtare të NATOS, Kosovën e pavarur dhe drejt BE-së e NATO-s, e do të vije dita shpejt, që edhe vëllezërit tanë që janë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë të gëzojnë të drejtat e tyre që u takojnë. Sot, në këtë vend larg atdheut, na kanë mbledhur këta dëshmorë, këta djemë të rinjë, që dhanë jetën për liri. Prandaj ne do të përkulemi para veprës së tyre që dhanë jetën për liri. Shpresoj shumë, se një ditë, të gjithë dëshmorët e atdheut tonë, do të përkujtohen për një ditë, sepse të gjithë u flijuan për flamurin kombëtarë kuq e zinjë. Presheva, Medvegja e Bujanoci, asnjëherë nuk do të jenë të harruar. Lavdi dëshmorëve, qoftë kujtimi i përjetshëm për ta".

Në vazhdim u lexuan edhe disa telegrame që iu kishin dërguar këshillit organizativ nga : Ambasadori i Shteti Shqiptarë në Bern z.Mehmet Elezi, ai i Maqedonisë në Bern z.Ramadan Nazifi, Ministri i Diasporës në Republikën e Kosovës z.Ibrahim Makolli dhe nga OVL-Preshevë.

Pas telegrameve, u dha një një historik i shkurtërt i 29 dëshmorëve të UÇPMB-së, përgaditur nga Mr.sci.Dashnim Hebibi e të realizuar mjeshtërisht nga ana teknike nga Iljaz Beqiri nga Drenica. Pas këtij filmi modest që shiheshin fotot e dëshmorëve, biografia e shkurtërt e tyre dhe një historikë i shkurtërt i UÇPMB-së, në skenë doli Samir Neziri pjesëtar i SHKA "Medvegja" i cili luajti rolin e Adem Jasharit me një recital të përgaditur shkëlqyeshëm nga maestro Musa Neziri dhe menjëherë, iu shoqëruan pjesëtarë të tjerë të SHKA "Medvegja", të cilët me uniformën e UÇPMB-së luajtën "Marshin e UÇK-së" dhe nga të gjithë të pranishmit u duatrokitën.

Këshilli organizativ në vazhdim të kësaj akademie, nuk harroi pa përshëndetur edhe komandantin për së gjalli Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh iu kthye familjes dhe Kosovës, pastaj edhe komandantin tjetër të UÇK-së, të nderuarin Fatmir Limaj, të cilëve iu uruan jetë të gjatë dhe gjithë luftëtarët e lirisë, veterantët e luftës, invalidët e luftës, kudo që ndodhen, si dhe familjet e tyre të shenjta.

Veprimtari Riza Demaj, i cili qëndroi në burgjet serbe jo më pak se një dekadë dhe ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të 81-tës, i cili sot është koordinator i shkollës plotësuese shqipe për kantonin Argau edhe kësaj here ishte i ftuar në këtë Akademi dhe ai gëzon autoritet të madh tek të gjithë veprimtarët e Luginës së Preshevës, në fjalën e tij para të pranishmëve ndër të tjera shtoi: "Vërtet është nder i madh të përkujtojmë dëshmorët, sepse po të kujtohen dëshmorët, atëherë, gjithsesi do të ecim me suksese në një të ardhme. Ata dhanë jetën për liri dhe sot natyrisht, se ne kemi emocione, kur shohim dhe kujtojmë, se këta djemë të rinjë, luftuan pa iu trembur sytë për atdheun e tyre, por ja që ende amaneti i tyre nuk është në vend. Shpresojmë shumë, se një ditë, do të plotësohet amaneti i tyre, që këta dëshmorë u betuan para hymnit e flamurit kombëtarë dhe dhanë jetën për një Shqipëri etnike drejt BE-së dhe NATO-s. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta, ata nuk vdiqën, por janë të gjallë, përgjithmonë në historinë më të re kombëtare". Veprimtari prof.Rexhep Abazi, i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja, falënderoi këshillin organizativ për ftesën, përshëndeti familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, bashkëluftëtarët e lirisë dhe të gjithë të pranishmit dhe ndër të tjera potencoi: "Sot, natyrisht, se gjithkush nga ne dëshiron ti thotë dy fjalë për këta 29 dëshmorë dhe shumë dëshmorë të tjerë të lirisë, që luftuan pa ju trembur syri për vendlindjen e tyre, ata sot dhe gjatë gjithë historisë do të jenë shembulli më i mirë, se liria nuk është falur, por ajo është fituar me gjakë. Të nderuar të pranishëm, u sjell përshëndetjet e atyre pak medvegjasëve që kanë mbetur në medvegjë, e fëmijëve dhe pleqëve, që me shpirt janë me Ju, ata shpresojnë shumë, se një ditë do të mbushet Medvegja me jetë e gjallëri, ashtu sikurse ishte dikur.

Po më bëhet zemra mal, kur po Ju shoh të bashkuar këtu në diasporë, sepse vetëm të bashkuar do të ecim te para.

Është për çdo lavdëratë kontributi juaj të nderuar këshill organizativ, që keni mbledhur sot këta bashkatdhetarë, për ti përkujtuar dëshmorët. Ju keni qenë dhe do të jenë përgjithmonë në zemrat tona, sepse Ju jeni të nderuar bashkatdhetarë, që po na ndihmoni në atdhe, keni kontribuar dhe nuk po ndaleni. Këta dëshmorë, janë në zemrat e çdo shqiptari të drejtë, në zemrat e çdo liridashësi, në zemrat e çdo paqësori e humanitari, e këto tipare, i gjenë tek kombi ynë, këtë e dinë e gjithë bota demokratike, se ne shqiptarët jemi tolerantë, paqësorë dhe ne nuk shkuam të luftojmë në Beograd, por erdhën me maska, e të droguar, që të luftojnë e masakrojnë me urdhëra të kryekriminelit Millosheviq. Shqiptarët, jetësisht kanë pasur luftëra, ata asnjëherë nuk janë dorëzuar dhe asnjëherë nuk do të dorëzohemi, edhe pse po burgosen djemtë tanë të pafajshëm, sepse ne jemi më të bashkuar se kurrë, ne jemi të lidhur miqësisht me SHBA-në dhe shtetet perendimore, se duam lirinë, e meritojmë të jemi të lirë dhe të gëzojmë të drejtat tona sepse ato i kemi të garantuara nga perendia dhe nga normat ndërkombëtare. Ato skenare të përgaditura nga kuzhina e Serbisë, që po i marrin djemtë tanë të pafajshëm para syve të fëmijëve të tyre, para prindërve, është turp i turpit, por ta dijnë, se nuk do ti trembin veprimtarët dhe asesi nuk do të largohen nga tokat e të parëve. Dëshmorët do të jenë në shpirtin tonë, për ata po këndohen, për ata po shkruhet vargje dhe do të krenohemi përgjithmonë me heroizmin e tyre, që e deshtën më shumë atdheun se sa veten. Lavdi dëshmorëve, perendia i bekoftë familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, miqtë tanë ndërkombëtarë me në krye SHBA.Mos u ndalni bashkatdhetarë të nderuar, që t`ia rikujtoni botës demokratike, se shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë për paqe". Këngëtari i muzikës folklorike Hekuran Rexhepi si edhe herave tjera, u prezentua me një pikë muzikore, ku i këndoi dëshmorëve të lirisë.

Ishte vërtet emocionuese, kur grupi folklorik i SHKA "Medvegja", e kënduan këngën "Ku mbeti Presheva".

Pas kësaj kënge, fjala iu dha veprimtarit, xhaxhait të dëshmorit të Mitat Musliut, z.Fazli Musliu, njëherit kryetar i Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës", përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera shtoi: " Përshëndetje të nderuar familje të dëshmorëve, i nderuar konzull i Republikës së Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa, i nderuar ish-komandant i UÇPMB-së, z.Shefket Hasani, i respektuar z.Riza Demaj, Prof.Rexhep Abazi, Bajram Mulaj, Llukman Halili, veprimtarë të tjerë të pranishëm, përfaqësues të mediave, zonja dhe zotërinjë, në emrin tim dhe në emër të familjes Musliu dhe në emër të disa familjeve të dëshmorëve të UÇPMB-së, ju falënderoj për pjesmarrje dhe lutem që perendia t`iu shpëblejë për prezencën tuaj. Nga zemra ju përcjell edhe dy fjalë shpirti nga vëllau im, babai i dëshmorit Mitat Musliu, Haxhi Skender Musliu, i cili është larg nesh fizikisht, por shpirtërisht me ne këtu, që ju ka falënderuar për pjesmarrje dhe kujtimi për dëshmorët është një freski për shpirtat e prindërve dhe familjarëve të dëshmorëve. Për çdo lavdëratë këshillit organizativ të kësaj Akademie, duke ditur, se nuk është e lehtë të organizohet dhe sa e di unë, për këtë akademi kanë punuar jo më shumë se katër persona, ku unë i falënderoj shumë, që nuk po dorëzohen, që kujtimi për dëshmorët të jetë gjithmonë. Të nderuar zonja dhe zotërinjë, do ja marrë disa minuta, sepse në këtë vend, janë edhe shumë bëmirës, që po ndihmojnë me ndihmat e tyre, që familjet e dëshmorëve, jetimët dhe disa studentë ti mbajmë me ndihma modeste, prandaj, haptas, si gjithmonë, Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" bashkë me shoqatën, si motër "Medvegja" me qendër në Fully, ka punuar dhe po punon, ato nuk do të ndalen. Shoqata jonë humanitare "Lugina e Preshevës", me ndihmat e juaja, ka përgaditur dy shtëpi për veteranët e luftës së UÇPMB-së dhe ka nihmuar afër 70 familje të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, por njëherit ua ka zgjatur dorën edhe 20 familjeve skamnore 10 në Preshevë dhe 10 në Bujanoc për vitin e 2011 SHHLP e lehtësoi pak veprimtarin e saj, duke e falënderuer qeverin e Kosovës, që në vitin 2011, pranoi statutin e dëshmorëve nga Kosova që ranë në Luginën e Preshevës dhe prej vjet ato familje marrin paga të penzionit, kurse ne pas kuvendit, pra në janar, u morën edhe këto vendime, se nëse ndahet nga jeta një familjarë i dëshmorëve SHHLP ndanë 300 deri në 500 Franga ndihmë për atë familje, por miret parasysh gjendja ekonomike familjare dhe nëse një luftëtarë që ka pasur petkun e UÇPMB-së, e ka pësuar incident fatal pa marun parasysh nga vjen edhe asaj familje i dorëzohen 200 deri në 300 fr.Njëherit kemi marrun përgjegjësin, që ti shkollojmë tre studenta, kërkesa e jonë ka qenë që këta studentë të jenë nga familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën, jetën, invalid apo veteran, por nuk kemi pasur asi rasti dhe dashtë zoti, që vitin që vjen të shtohet numëri i studentëve dhe shoqata jonë për vitin 2011, gjithsej ka ndimuar 11.000.fr dhe 4250 euro, këto ndima janë ndarë në Preshevë, Medvegjë, Kosovë dhe Maqedoni dhe njëherit në kët vit vetëmse deri tash në muajin maj i kemi ndimuar 4 familjeve. Ju jeni në dijeni, se SHHLP, në statutin e saj, e ka që ndimat ti drejtojë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇPMB-së edhe njëher ju falënderoj në veçanti anëtarët e SHHLP-së dhe donatorët e Bashkësit Islame dhe firma të ndryshme, njëherit mediat të shkruara dhe ato elektronike, si TV Diaspora-RTK, gazetat: Zëri, Bota-Sot, Fakti, presheva. com, bujanoci.net, medvegjaere.net, medvegj.com etj. Faleminderit për durimin dhe lavdi ju qoftë dëshmorëve, perendia i gradoftë me gradat më të mira të botës së përjetshme në Parajsë."

Moderatorja e kësaj Akademie, lexoi edhe disa fjalë nga këshilli organizativ që nga ky vend i demokracisë, i drejtohemi edhe Zvicrës, Brukselit, e Uashingtonit, që të mos lejojë, që regjimi i kryekriminelit të maltretoj djemtë më të mirë të atdheut, ti arrestojë dhe ti maltretojë nëpër burgjet e Beogradit e Nishit si dhe të Vranjës.

Të merren nga shtëpia të pafajashëm dhe të dërgohen të përbëzur e të lidhur nëpër këto burgje famëkeqe. Mjaft me maltretime. Evropë demokratike, shihni, se populli shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, po përbuzet, vetëm e vetëm se e duan lirinë, e këto skenare janë të ngjajshme edhe në Iliridë, ku po arrestohen djemtë e lirisë e po futen nëpër burgje. Si asnjëherë më parë, me vallen e flamurit kombëtarë u paraqit SHKA " Medvegja", e cila e mbushi skenën me një flamur të madh kombëtarë dhe të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe i duatrokitën. Veprimtari nga Struga e Iliridës Halit Naxhaku dhe Qemajl Musliu i përshëndetën të pranishmit me nga një fjalë rasti. Mësuesi, e veprimtari Murat Avdiu për këtë Akademi dhe akademitë tjera ka dhënë kontribut ai edhe kësaj here u paraqit me ambasadorët e vegjël të kulturës sonë kombëtare, të cilët janë nxënës të Shkollës së muzikës "Jehona", që u prezentuan me një recital, pastaj, me këngët: Djemtë e Shqipes, dhe me Ballë të Arbërit. Këshilltari i Ministrit të Diasporës, Ahmet Hasani, i cili ishte edhe sponzori kryesor i kësaj Akademie njëherit kryetar i “Bashkësisë Shqiptare në Zvicër” z. Ahmet Hasani, njoftoi të pranishmit, se në këtë vit jubilar, shoqata “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, do të ndaj disa çmime për shoqata dhe fushëveprime të ndryshme në diasporë dhe atdhe. Mirënjohjen dhe çmimin “Shoqata Humanitare e vitit", kësaj here iu nda shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, e dorëzoi kryetari i “Bashkësisë Shqiptare në Zvicër” z.Hasani, e në emër të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, e pranoi z. Fazli Musliu dhe njëherit në emër të shoqatës falënderoi për kontributin e dhe për mirënjohjen. Këtë Akademi Përkujtimore, e përshëndeti me një telegram edhe piloti i pavarësisë së Kosovës James Berisha. Ndërsa para se të del në skenë, këngëtari jonë i madh Arif Vladi u ndanë disa mirënjohje nga këshilli organizativ për ata që vazhdimisht po përkrahin që të organizohet si është më së miri kjo Akademi dhe që po mbështesin me pjesmarrje e në mesin e tyre, u nderuan: Mehmet Elezi, Ambasador i R.Shqipërisë-Zvicër, Ramadan Nazifi, Ambasador i R.Maqedonis-Zvicër, Sali Sefa, Konzull i R. Kosovës-Cyrih, Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës në R.Kosovës, Adem Demaçi veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, Arif Vladi, artist i merituar i këngës së buker shqipe, Rexhep Abazi, aktivist i dalluar nga Medvegja, Shoqëria Kulturo Artistike ”Medvegja”, Zvicër, Shkolla e Muzikes” Jehona”, Shefket Hasani, ish komandanti UÇPMB-së, Hekuran Rexhepi, këngëtarë, TV.Diaspora-RTK, producentit z.Esat Husaj, Llukman Halili, kryeredaktor i revistës "Plisi"-Zug, Mr.sci.Dashnim Hebibi, Ambasador i Paqes në Diasporë, Gazeta kombëtare "Bota sot”, Agjencia e lajmeve ”presheva.com", Ahmet Hasani, sponzor i Akademis për këtë vit i UÇPMB-së, Ilaz Beqiri, veprimtarë, Zenel Nezirit, kryetar i Shoqatës Humanitare "Medvegja"-Zvicër, Fazli Musliu, kyetar i Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës"-Zvicër, Murat Avdiu, veprimtarë, arsimtarë i Shkollës së Muzikës "Jehona"-St.Gallen, Ferat Rashiti, afarist, Shaip Bajrami, veprimtarë, Ramadan Millaku, afarist, pronarë i restaurantit “Glatthof”-Cyrih, Musa Neziri, veprimtarë, themelues i SHKA "Medvegja"-Zvicër, Muhamet Shala, kryetar i Shoqatës Humanitare "Shpresa për jetimët"-Zvicër, Besnik Hebibi, nga Qendra Mediale Shqiptare në Botë, Riza Demaj, veprimtarë i dalluar dhe kryetar i LAPSH-it për Argau, Bajram Mulaj, veprimtarë, Agron Hoti, veprimtarë, James Berisha, piloti i pavarësisë së Kosovës, TV. "Aldi"Preshevë, Agjencinë turistike "Mimoza" në Preshevë, SH. "Atdheu" Batragas, Halit Buxhaku, veprimtarë, Qemajl Musliu, veprimtarë.

Pas këtyre mirënjohjeve, në skenë u paraqit këngëtari i merituar Arif Vladi, i cili përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë pranishmit, i cili i këndoi dy këngë, këngën e UÇK-së dhe të dëshmorit Mitat Musliu, të cilën e ka përgaditur ai vetë para disa vieteve në Tiranë nga kompozitori i mirënjohur Edmon Zhulali dhe me tekst të Dashnim Hebibit e realizim të regjisorit të sukseseve të mëdha Llesh Nikolla, ku nga të pranishmit u mirëpritën dhe të gjithë u ngritën në këmbë, duke e duatrokitur për falënderim, artistin e këngës së mirëfilltë shqipe Arif Vladi. Pas këtyre këngëve të bukura, u pa, se kësaj Akademie i erdhi fundit, në skenë u paraqitën organizatorët kryesorë të kësaj Akademie, Zenel Neziri kryetar së bashku me veprimtarët Murat Avdiu dhe Fazli Musliu, ku e mbyllën këtë akademi me fjalët: "Në emrin tonë dhe në emër të këshillit organizativ, ju falënderoj shumë për prezencën dhe ju ftojmë, që për vitin tjetër, të afrohen edhe më shumë veprimtarë, që Akademitë tona të jenë edhe më madhështore, sepse vërtet dëshmorët e meritojnë, pra, afrohuni rreth këshillit organizativ që të dalim edhe më mirë. Lavdi dëshmorëve, perendia i bekoftë familjet e dëshmorëve, veprimtarët, invalidët e luftës, gjithë popullin shqiptarë, Zvicrën, SHBA dhe gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. Qoftë kujtimi i përjetshëm për dëshmorët. Lavdi për gjithmonë. Mirupafshim në vitin 2013. Pas Akademisë, u shtrua edhe një darkë nga sponzorët për disa musafirë special, që ishin dhe me ta bashkëbiseduan për shumë tema që janë aktuale në ato troje shqiptare dhe në përgjithësi/Legjenda e fotove: Shefket Hasani, Sali Sefa, Fazli Musliu, Murat Avdiu, SHKA "Medvegja", Zenel Neziri, Arif Vladi, Shkolla e Muzikës "Jehona" në Roshah të Zvicrës, Halit Naxhaku, Prof.Rexhep Abazi, Riza Demaj, moderatorja Valbona Thaqi dhe të pranishmit /teksti dhe foto: Besnik Hebibi, Cyrih/