Në Zvicër u përkujtuan 29 dëshmorët e UÇPMB-së /fotoreportazh/

 

 

Në Zvicër u përkujtuan 29 dëshmorët e UÇPMB-së /fotoreportazh/ 

 

Tashmë, jo më pak se 10 vjetë me radhë, në Zvicër, po mbahen Akademi Përkujtimore, kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së. Ky është një tubim i madh dhe i vetmi në diasporë, që kujtohen dëshmorët që ranë në luftën për liri për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku mblidhen bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare që janë në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Se diaspora shqiptare ka qenë dhe është në çdo sekond të kohës me atdheun, është tashmë e ditur, e kjo diasporë, përveç aktiviteteve të shumta që mbahen gjatë vitit, ajo kujton edhe dëshmorë e UÇK-së dhe Akademi tjera në kujtim të luftës heroike që bënë djemtë më të mirë të atdheut, qoftë në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Në këto Akademi Përkujtimore, kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, marrin pjesë shumë personalitete nga e gjithë diaspora jonë, por edhe nga atdheu dhe këshillit organizativ i japin fjalë të mira për gjithë këtë punë të madhe që po bëjnë shumë larg atdheut. Ashtu sikurse ishte pritur, data 13 maj e ditës së diel, ishte ditë e madhe kujtimi për dëshmorët e rënë për liri, që luftuan një regjim që e dënoi e gjithë bota demokratike. Skena si zakonisht e kësaj Akademie, ishte e mbuluar kuq e zinjë, aty ishte flamuri kombëtarë kuq e zinjë, pastaj ai i Kosovës dhe në mes flamuri i shtetit mikë të kombit tonë Zvicrës. Ishte shumë emocionuese për të gjithë të pranishmit, se në skenë vazhdimisht rrinin fotografitë e dëshmorëve. Dy shoqatat humanitare nga Lugina e Preshevës, ajo e "Medvegjës" dhe "Lugina e Preshevës", të ndihmuar nga disa intelektualë të tjerë e patën primatin kryesor për këtë organizim. Programi filloi ashtu si ishte paraparë me hymnin kombëtarë dhe këngën "Era po qanë lajme" së bashku me SHKA "Medvegja" dhe shkolla "Jehona".

Moderatorja, pjesëtare e SHKA "Medvegja", zonja Valbona Thaqi, e filloi Akademinë dhe e ftoi në skenë veprimtarët Fazli Musliu nga këshilli organizativ që përfaqëson Preshevën, Murat Avdiu që përfaqëson këshillin organizativ të bashkatdhetarëve nga komuna e Bujanocit dhe kryetarin e këshillit organizativ, z.Zenel Neziri, të cilët dolën në skenë së bashku dhe shtrënguan duart e bashkimit dhe përshëndetën të pranishmit me nga një fjalë të shkurtërt, njëherit kryetari i Shoqatës Humanitare "Medvegja" me qendër në Fully të Valisit, e shpalli të hapur këtë Akademi dhe ai ndër të tjera shtoi: "Të nderuara familje të dëshmorëve, veteranë, invalidë të luftë, e bashkëluftëtarë të lirisë, komandant i respektuar Shefket Hasani, konzull i Republikës së Kosovës për Cyrih Sali Sefa, Prof.Rexhep Abazi i cili na ke ardhur nga Medvegja jonë që fatkeqësisht është në një gjendje të mjerueshme, i dashur vëlla veprimtarë Riza Demaj, Bajram Mulaj, Llukman Halili publicist, Dashnim Hebibi ambasador i paqes për diasporë e shumë e shumë të tjerë, fëmijë të vegjël, përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, motra e vëllezër, mirë se keni ardhur në këtë Akademi përkujtimore kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së që dhanë jetën për liri, për një atdhe të lirë. Ata luftuan me flamurin kombëtar kuq e zi, që të valoj lirshëm në ato troje ku me shekuj është folur shqip, prandaj, sa herë që e shikojmë flamurin kombëtarë, i shihim dëshmorëve aty, në ngjyrën e kuqe që dhanë jetën dhe në shqiponjën dy krenare që të jemi bashkë përgjithmonë. Jemi mbledhur të gjithë këtu në mes të Zvicrës, jo më pak se 2000 km larg atdheut tonë, që atje, jo lirshëm kujtohen dëshmorët, por atje nuk guxohet të përmendet se ke luftuar robërinë e regjimin e egër të kryekasapit të Europës Juglindore, që vdiq me turp në burgun e Hagës, e të mos flasim për të kujtuar solemnisht, ashtu si e meritojnë dëshmorët tanë. Falënderojmë shtetin mikë të kombit tonë Zvicrën, këtë shtet, që ka traditë të demokracisë dhe ne kemi mësuar shumë gjëra në këtë shtet dhe padyshim, që ne shqiptarët, do u jemi mirënjohës përgjithmonë. Të nderuara familje të dëshmorëve, që jeni këtu dhe ato që janë në atdhe e që do na përcjellin përmes mediave tona televizive që janë RTK dhe TV ALDI nga Presheva, djemtë tu dhanë jetën për liri dhe amaneti i tyre është që të jemi unik mes veti e jo të ndarë dhe të punojmë bashkë, deri në liri të plotë, e jo mbahuni krenarë gjithmonë, sepse ata janë të përjetshëm.

Kaluan 12 vjetë, që krisi pushka për liri në ato troje, dhamë dëshmorë, jo më pak se 29 dhe liria ende nuk është ajo që është kërkuar, por po burgosen komandantët e lirisë, luftëtarët që luftuan robërin, ata që mbrojtën moralin, ata që nuk lejuan të shkelet flamuri kombëtarë, flamuri i Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Isa Boletinit, Fan Nolit, Konicës, Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Agim Ramdanit, Sali Çekut e shumë e shumë atdhetarëve tanë. Beogradi, po bënë spektakle, për të fituar vota piunët e kryekriminelit me djemtë tanë, ata po merren nga gjumi dhe po drejtohen në burgje, duke u rrahur deri në rraskapitje, na kujtojnë skenaret e dikurshme në Kosovë. Burgjet Serbe, po mbajnë luftëtarët e lirisë, me të vetmin faj, se e deshtën lirinë, e deshtën të jetojnë pa çizme të robërisë. Deri kur kështu, që nënat shqiptare të qajnë, deri kur kështu, që fëmijët të mbeten jetima.

I drejtohemi botës demokratike, të mos lejoj skenare të tilla, të kthej djemtë e pafajshëm nëpër shtëpit e tyre dhe ti gjej me qindra vëllezër e motra që janë të zhdukur dhe nuk po dihen se ku janë. Botë demokratike, populli shqiptarë historikisht ka qenë tolerantë, paqësorë dhe është ashtu, ne nuk shkuam në Pashallëkun e Beogradit ta sulmojnë, ata erdhën me maska na sulmuan, e ne u mbrojtëm.

Përshëndesim drejtësinë e Hagës, që liruan të mbrohet në liri ish kryeministri i Kosovës, heroi për së gjalli i Kosovës sonë Ramush Haradinaj, pastaj që u pa se ishte i pafajshëm edhe komanand çeliku Fatmir Limaj.

Në emër të këshillit organizativ të nderuar vëllezër e motra, po na afrohet kremtimi i 100 vjetorit të shtetit amë Shqipërisë, në këtë përvjetorë, të jemi edhe më të bashkuar, të mos harrojmë të kaluarën tonë dhe të punojmë për të ardhmen drejt BE-së dhe NATOS. Kujtimi për dëshmorët kudo që jemi duhet të jetë i freskët, ne sot, nuk kemi mundësi ti dërgojmë lule të freskëta në varret e tyre, por i përcjellim fjalët e zemrës më të mira, se ata do të jenë përgjithmonë në mesin tonë, në historinë tonë më të re kombëtare, në hymin kombëtarë e flamurin kombëtarë. Ata e deshtën lirinë dhe u flijuan për liri. Kjo Akademi përkujtimore shpresojmë shumë, se do të vazhdohet edhe në të ardhmen, pra për çdo vit do të përkujtohen dëshmorët, sepse po të harrohen dëshmorët, atëherë, do të kemi në rrezik të ardhmen me të mira. Falënderoj edhe vëllezërit e mijë të një gjaku e gjuhe, që punuam për disa ditë, që kjo Akademi të del sa më mirë, natyrisht, se mundet edhe më mirë të jetë, por me rëndësi, se dëshmorët nuk po harrohen edhe nga brezi i ri, që po rritet e edukohet larg atdheut tonë dhe tia kujtojmë, se liria nuk fitohet lehtë dhe të keqen duhet denuar. Jam shumë i bindur, se çdo frymëmarrje e juaja sot, është e lidhur me kujtimin për dëshmorët tanë, prandaj, ju falënderoj për shumë herë që jeni në mesin tonë, që na keni përkrahur dhe presim edhe në të ardhmen që do na përkrahni. E shpallim të hapur Akademinë dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit. Lavdi."

Në këtë akademi morën pjesë shumë personalitete, si i nderuar konzull i Republikës së Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa, veprimtari prof.Rexhep Abazi i cili ka ardhur enkas nga Medvegja, këngëtari i merituar ARIF VLADI, ish komandant i UÇPMB-së Shefket Hasani, veprimtarët Riza Demaj, Llukman Halili, Dashnim Hebibi, Halit Naxhaku, Qemal Musliu, këshilltarë i ministrit të diasporës Ahmet Hasani, kryetar i shoqatës për jetimë Muhamet Shala, Agron Hoti kryetar i AKR për Cyrih, veprimtarët Sami Pacolli, Burhan Morina, Nehat Morina kryetar i shoqatës "Atdheu" nga Badragazi, Avdi Krasniqi kryetar i shoqatës "Kosova" në Singen etj. Gjithashtu, një përshëndetje speciale ishte edhe për mediat e shkruara che ato elektronike që po i përkrahin këto Akademi, si TV Diaspora-RTK, revista "PLISI", TV Aldi-Preshevë, presheva.com, medvegja.net, gazetat: Bota sot, Zëri, Fakti në Maqedoni dhe disa të tjera.

Pas një minuti heshtje për dëshmorët, fjala iu dha ish komandantit Shefket Hasani, i cili krisi pushkën i pari kundër regjimit dhe ai ndër të tjera tha: "Dëshmorët do të përkujtohen përgjithmonë, pavarësisht, se ne jemi shumë larg atdheut fizikisht. Këta djemë të rinjë dhanë jetën për liri, në moshën e njomë, do të përkulem përgjithmonë. Atje në atdheun tonë nuk është puna si duhet, atje po maltretohen luftëtarët e lirisë, por deri kur do të shkoje kjo punë kështu nuk e dijmë, por një gjë ia bëjmë me dije atyre që duan konflikte, se shqiptarët janë më të fortë se kurrë, prandaj, më mirë është të mos luajnë me zjarrin. Asnjëherë nuk do falim gjakun e dëshmorëve. Nuk do të rrijmë duarkryq më, mjaft më, ia bëjmë me dije faktorit ndërkombëtarë, e SHBA-së, të mos lejojnë skenare të liga siç dinë të bëjnë "pjella" e kryekriminelit". Pas, fjalës së z.Hasani, fjala iu dha konzullit të Republikës së Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa, i cili përshëndetit familjarët e dëshmorëve dhe të pranishmit dhe falënderoi këshillin organizativ për ftesën. Z.Sefa ndër të tjera potencoi se: "Shqiptarët si asnjëherë më parë, janë në rrugën më të mirë të mundshme drejt BE-së, kemi Shqipërinë anëtare të NATOS, Kosovën e pavarur dhe drejt BE-së e NATO-s, e do të vije dita shpejt, që edhe vëllezërit tanë që janë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë të gëzojnë të drejtat e tyre që u takojnë. Sot, në këtë vend larg atdheut, na kanë mbledhur këta dëshmorë, këta djemë të rinjë, që dhanë jetën për liri. Prandaj ne do të përkulemi para veprës së tyre që dhanë jetën për liri. Shpresoj shumë, se një ditë, të gjithë dëshmorët e atdheut tonë, do të përkujtohen për një ditë, sepse të gjithë u flijuan për flamurin kombëtarë kuq e zinjë. Presheva, Medvegja e Bujanoci, asnjëherë nuk do të jenë të harruar. Lavdi dëshmorëve, qoftë kujtimi i përjetshëm për ta".

Në vazhdim u lexuan edhe disa telegrame që iu kishin dërguar këshillit organizativ nga : Ambasadori i Shteti Shqiptarë në Bern z.Mehmet Elezi, ai i Maqedonisë në Bern z.Ramadan Nazifi, Ministri i Diasporës në Republikën e Kosovës z.Ibrahim Makolli dhe nga OVL-Preshevë.

Pas telegrameve, u dha një një historik i shkurtërt i 29 dëshmorëve të UÇPMB-së, përgaditur nga Mr.sci.Dashnim Hebibi e të realizuar mjeshtërisht nga ana teknike nga Iljaz Beqiri nga Drenica. Pas këtij filmi modest që shiheshin fotot e dëshmorëve, biografia e shkurtërt e tyre dhe një historikë i shkurtërt i UÇPMB-së, në skenë doli Samir Neziri pjesëtar i SHKA "Medvegja" i cili luajti rolin e Adem Jasharit me një recital të përgaditur shkëlqyeshëm nga maestro Musa Neziri dhe menjëherë, iu shoqëruan pjesëtarë të tjerë të SHKA "Medvegja", të cilët me uniformën e UÇPMB-së luajtën "Marshin e UÇK-së" dhe nga të gjithë të pranishmit u duatrokitën.

Këshilli organizativ në vazhdim të kësaj akademie, nuk harroi pa përshëndetur edhe komandantin për së gjalli Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh iu kthye familjes dhe Kosovës, pastaj edhe komandantin tjetër të UÇK-së, të nderuarin Fatmir Limaj, të cilëve iu uruan jetë të gjatë dhe gjithë luftëtarët e lirisë, veterantët e luftës, invalidët e luftës, kudo që ndodhen, si dhe familjet e tyre të shenjta.

Veprimtari Riza Demaj, i cili qëndroi në burgjet serbe jo më pak se një dekadë dhe ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të 81-tës, i cili sot është koordinator i shkollës plotësuese shqipe për kantonin Argau edhe kësaj here ishte i ftuar në këtë Akademi dhe ai gëzon autoritet të madh tek të gjithë veprimtarët e Luginës së Preshevës, në fjalën e tij para të pranishmëve ndër të tjera shtoi: "Vërtet është nder i madh të përkujtojmë dëshmorët, sepse po të kujtohen dëshmorët, atëherë, gjithsesi do të ecim me suksese në një të ardhme. Ata dhanë jetën për liri dhe sot natyrisht, se ne kemi emocione, kur shohim dhe kujtojmë, se këta djemë të rinjë, luftuan pa iu trembur sytë për atdheun e tyre, por ja që ende amaneti i tyre nuk është në vend. Shpresojmë shumë, se një ditë, do të plotësohet amaneti i tyre, që këta dëshmorë u betuan para hymnit e flamurit kombëtarë dhe dhanë jetën për një Shqipëri etnike drejt BE-së dhe NATO-s. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta, ata nuk vdiqën, por janë të gjallë, përgjithmonë në historinë më të re kombëtare". Veprimtari prof.Rexhep Abazi, i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja, falënderoi këshillin organizativ për ftesën, përshëndeti familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, bashkëluftëtarët e lirisë dhe të gjithë të pranishmit dhe ndër të tjera potencoi: "Sot, natyrisht, se gjithkush nga ne dëshiron ti thotë dy fjalë për këta 29 dëshmorë dhe shumë dëshmorë të tjerë të lirisë, që luftuan pa ju trembur syri për vendlindjen e tyre, ata sot dhe gjatë gjithë historisë do të jenë shembulli më i mirë, se liria nuk është falur, por ajo është fituar me gjakë. Të nderuar të pranishëm, u sjell përshëndetjet e atyre pak medvegjasëve që kanë mbetur në medvegjë, e fëmijëve dhe pleqëve, që me shpirt janë me Ju, ata shpresojnë shumë, se një ditë do të mbushet Medvegja me jetë e gjallëri, ashtu sikurse ishte dikur.

Po më bëhet zemra mal, kur po Ju shoh të bashkuar këtu në diasporë, sepse vetëm të bashkuar do të ecim te para.

Është për çdo lavdëratë kontributi juaj të nderuar këshill organizativ, që keni mbledhur sot këta bashkatdhetarë, për ti përkujtuar dëshmorët. Ju keni qenë dhe do të jenë përgjithmonë në zemrat tona, sepse Ju jeni të nderuar bashkatdhetarë, që po na ndihmoni në atdhe, keni kontribuar dhe nuk po ndaleni. Këta dëshmorë, janë në zemrat e çdo shqiptari të drejtë, në zemrat e çdo liridashësi, në zemrat e çdo paqësori e humanitari, e këto tipare, i gjenë tek kombi ynë, këtë e dinë e gjithë bota demokratike, se ne shqiptarët jemi tolerantë, paqësorë dhe ne nuk shkuam të luftojmë në Beograd, por erdhën me maska, e të droguar, që të luftojnë e masakrojnë me urdhëra të kryekriminelit Millosheviq. Shqiptarët, jetësisht kanë pasur luftëra, ata asnjëherë nuk janë dorëzuar dhe asnjëherë nuk do të dorëzohemi, edhe pse po burgosen djemtë tanë të pafajshëm, sepse ne jemi më të bashkuar se kurrë, ne jemi të lidhur miqësisht me SHBA-në dhe shtetet perendimore, se duam lirinë, e meritojmë të jemi të lirë dhe të gëzojmë të drejtat tona sepse ato i kemi të garantuara nga perendia dhe nga normat ndërkombëtare. Ato skenare të përgaditura nga kuzhina e Serbisë, që po i marrin djemtë tanë të pafajshëm para syve të fëmijëve të tyre, para prindërve, është turp i turpit, por ta dijnë, se nuk do ti trembin veprimtarët dhe asesi nuk do të largohen nga tokat e të parëve. Dëshmorët do të jenë në shpirtin tonë, për ata po këndohen, për ata po shkruhet vargje dhe do të krenohemi përgjithmonë me heroizmin e tyre, që e deshtën më shumë atdheun se sa veten. Lavdi dëshmorëve, perendia i bekoftë familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, miqtë tanë ndërkombëtarë me në krye SHBA.Mos u ndalni bashkatdhetarë të nderuar, që t`ia rikujtoni botës demokratike, se shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë për paqe". Këngëtari i muzikës folklorike Hekuran Rexhepi si edhe herave tjera, u prezentua me një pikë muzikore, ku i këndoi dëshmorëve të lirisë.

Ishte vërtet emocionuese, kur grupi folklorik i SHKA "Medvegja", e kënduan këngën "Ku mbeti Presheva".

Pas kësaj kënge, fjala iu dha veprimtarit, xhaxhait të dëshmorit të Mitat Musliut, z.Fazli Musliu, njëherit kryetar i Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës", përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera shtoi: " Përshëndetje të nderuar familje të dëshmorëve, i nderuar konzull i Republikës së Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa, i nderuar ish-komandant i UÇPMB-së, z.Shefket Hasani, i respektuar z.Riza Demaj, Prof.Rexhep Abazi, Bajram Mulaj, Llukman Halili, veprimtarë të tjerë të pranishëm, përfaqësues të mediave, zonja dhe zotërinjë, në emrin tim dhe në emër të familjes Musliu dhe në emër të disa familjeve të dëshmorëve të UÇPMB-së, ju falënderoj për pjesmarrje dhe lutem që perendia t`iu shpëblejë për prezencën tuaj. Nga zemra ju përcjell edhe dy fjalë shpirti nga vëllau im, babai i dëshmorit Mitat Musliu, Haxhi Skender Musliu, i cili është larg nesh fizikisht, por shpirtërisht me ne këtu, që ju ka falënderuar për pjesmarrje dhe kujtimi për dëshmorët është një freski për shpirtat e prindërve dhe familjarëve të dëshmorëve. Për çdo lavdëratë këshillit organizativ të kësaj Akademie, duke ditur, se nuk është e lehtë të organizohet dhe sa e di unë, për këtë akademi kanë punuar jo më shumë se katër persona, ku unë i falënderoj shumë, që nuk po dorëzohen, që kujtimi për dëshmorët të jetë gjithmonë. Të nderuar zonja dhe zotërinjë, do ja marrë disa minuta, sepse në këtë vend, janë edhe shumë bëmirës, që po ndihmojnë me ndihmat e tyre, që familjet e dëshmorëve, jetimët dhe disa studentë ti mbajmë me ndihma modeste, prandaj, haptas, si gjithmonë, Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" bashkë me shoqatën, si motër "Medvegja" me qendër në Fully, ka punuar dhe po punon, ato nuk do të ndalen. Shoqata jonë humanitare "Lugina e Preshevës", me ndihmat e juaja, ka përgaditur dy shtëpi për veteranët e luftës së UÇPMB-së dhe ka nihmuar afër 70 familje të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, por njëherit ua ka zgjatur dorën edhe 20 familjeve skamnore 10 në Preshevë dhe 10 në Bujanoc për vitin e 2011 SHHLP e lehtësoi pak veprimtarin e saj, duke e falënderuer qeverin e Kosovës, që në vitin 2011, pranoi statutin e dëshmorëve nga Kosova që ranë në Luginën e Preshevës dhe prej vjet ato familje marrin paga të penzionit, kurse ne pas kuvendit, pra në janar, u morën edhe këto vendime, se nëse ndahet nga jeta një familjarë i dëshmorëve SHHLP ndanë 300 deri në 500 Franga ndihmë për atë familje, por miret parasysh gjendja ekonomike familjare dhe nëse një luftëtarë që ka pasur petkun e UÇPMB-së, e ka pësuar incident fatal pa marun parasysh nga vjen edhe asaj familje i dorëzohen 200 deri në 300 fr.Njëherit kemi marrun përgjegjësin, që ti shkollojmë tre studenta, kërkesa e jonë ka qenë që këta studentë të jenë nga familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën, jetën, invalid apo veteran, por nuk kemi pasur asi rasti dhe dashtë zoti, që vitin që vjen të shtohet numëri i studentëve dhe shoqata jonë për vitin 2011, gjithsej ka ndimuar 11.000.fr dhe 4250 euro, këto ndima janë ndarë në Preshevë, Medvegjë, Kosovë dhe Maqedoni dhe njëherit në kët vit vetëmse deri tash në muajin maj i kemi ndimuar 4 familjeve. Ju jeni në dijeni, se SHHLP, në statutin e saj, e ka që ndimat ti drejtojë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇPMB-së edhe njëher ju falënderoj në veçanti anëtarët e SHHLP-së dhe donatorët e Bashkësit Islame dhe firma të ndryshme, njëherit mediat të shkruara dhe ato elektronike, si TV Diaspora-RTK, gazetat: Zëri, Bota-Sot, Fakti, presheva. com, bujanoci.net, medvegjaere.net, medvegj.com etj. Faleminderit për durimin dhe lavdi ju qoftë dëshmorëve, perendia i gradoftë me gradat më të mira të botës së përjetshme në Parajsë."

Moderatorja e kësaj Akademie, lexoi edhe disa fjalë nga këshilli organizativ që nga ky vend i demokracisë, i drejtohemi edhe Zvicrës, Brukselit, e Uashingtonit, që të mos lejojë, që regjimi i kryekriminelit të maltretoj djemtë më të mirë të atdheut, ti arrestojë dhe ti maltretojë nëpër burgjet e Beogradit e Nishit si dhe të Vranjës.

Të merren nga shtëpia të pafajashëm dhe të dërgohen të përbëzur e të lidhur nëpër këto burgje famëkeqe. Mjaft me maltretime. Evropë demokratike, shihni, se populli shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, po përbuzet, vetëm e vetëm se e duan lirinë, e këto skenare janë të ngjajshme edhe në Iliridë, ku po arrestohen djemtë e lirisë e po futen nëpër burgje. Si asnjëherë më parë, me vallen e flamurit kombëtarë u paraqit SHKA " Medvegja", e cila e mbushi skenën me një flamur të madh kombëtarë dhe të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe i duatrokitën. Veprimtari nga Struga e Iliridës Halit Naxhaku dhe Qemajl Musliu i përshëndetën të pranishmit me nga një fjalë rasti. Mësuesi, e veprimtari Murat Avdiu për këtë Akademi dhe akademitë tjera ka dhënë kontribut ai edhe kësaj here u paraqit me ambasadorët e vegjël të kulturës sonë kombëtare, të cilët janë nxënës të Shkollës së muzikës "Jehona", që u prezentuan me një recital, pastaj, me këngët: Djemtë e Shqipes, dhe me Ballë të Arbërit. Këshilltari i Ministrit të Diasporës, Ahmet Hasani, i cili ishte edhe sponzori kryesor i kësaj Akademie njëherit kryetar i “Bashkësisë Shqiptare në Zvicër” z. Ahmet Hasani, njoftoi të pranishmit, se në këtë vit jubilar, shoqata “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, do të ndaj disa çmime për shoqata dhe fushëveprime të ndryshme në diasporë dhe atdhe. Mirënjohjen dhe çmimin “Shoqata Humanitare e vitit", kësaj here iu nda shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, e dorëzoi kryetari i “Bashkësisë Shqiptare në Zvicër” z.Hasani, e në emër të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, e pranoi z. Fazli Musliu dhe njëherit në emër të shoqatës falënderoi për kontributin e dhe për mirënjohjen. Këtë Akademi Përkujtimore, e përshëndeti me një telegram edhe piloti i pavarësisë së Kosovës James Berisha. Ndërsa para se të del në skenë, këngëtari jonë i madh Arif Vladi u ndanë disa mirënjohje nga këshilli organizativ për ata që vazhdimisht po përkrahin që të organizohet si është më së miri kjo Akademi dhe që po mbështesin me pjesmarrje e në mesin e tyre, u nderuan: Mehmet Elezi, Ambasador i R.Shqipërisë-Zvicër, Ramadan Nazifi, Ambasador i R.Maqedonis-Zvicër, Sali Sefa, Konzull i R. Kosovës-Cyrih, Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës në R.Kosovës, Adem Demaçi veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, Arif Vladi, artist i merituar i këngës së buker shqipe, Rexhep Abazi, aktivist i dalluar nga Medvegja, Shoqëria Kulturo Artistike ”Medvegja”, Zvicër, Shkolla e Muzikes” Jehona”, Shefket Hasani, ish komandanti UÇPMB-së, Hekuran Rexhepi, këngëtarë, TV.Diaspora-RTK, producentit z.Esat Husaj, Llukman Halili, kryeredaktor i revistës "Plisi"-Zug, Mr.sci.Dashnim Hebibi, Ambasador i Paqes në Diasporë, Gazeta kombëtare "Bota sot”, Agjencia e lajmeve ”presheva.com", Ahmet Hasani, sponzor i Akademis për këtë vit i UÇPMB-së, Ilaz Beqiri, veprimtarë, Zenel Nezirit, kryetar i Shoqatës Humanitare "Medvegja"-Zvicër, Fazli Musliu, kyetar i Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës"-Zvicër, Murat Avdiu, veprimtarë, arsimtarë i Shkollës së Muzikës "Jehona"-St.Gallen, Ferat Rashiti, afarist, Shaip Bajrami, veprimtarë, Ramadan Millaku, afarist, pronarë i restaurantit “Glatthof”-Cyrih, Musa Neziri, veprimtarë, themelues i SHKA "Medvegja"-Zvicër, Muhamet Shala, kryetar i Shoqatës Humanitare "Shpresa për jetimët"-Zvicër, Besnik Hebibi, nga Qendra Mediale Shqiptare në Botë, Riza Demaj, veprimtarë i dalluar dhe kryetar i LAPSH-it për Argau, Bajram Mulaj, veprimtarë, Agron Hoti, veprimtarë, James Berisha, piloti i pavarësisë së Kosovës, TV. "Aldi"Preshevë, Agjencinë turistike "Mimoza" në Preshevë, SH. "Atdheu" Batragas, Halit Buxhaku, veprimtarë, Qemajl Musliu, veprimtarë.

Pas këtyre mirënjohjeve, në skenë u paraqit këngëtari i merituar Arif Vladi, i cili përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë pranishmit, i cili i këndoi dy këngë, këngën e UÇK-së dhe të dëshmorit Mitat Musliu, të cilën e ka përgaditur ai vetë para disa vieteve në Tiranë nga kompozitori i mirënjohur Edmon Zhulali dhe me tekst të Dashnim Hebibit e realizim të regjisorit të sukseseve të mëdha Llesh Nikolla, ku nga të pranishmit u mirëpritën dhe të gjithë u ngritën në këmbë, duke e duatrokitur për falënderim, artistin e këngës së mirëfilltë shqipe Arif Vladi. Pas këtyre këngëve të bukura, u pa, se kësaj Akademie i erdhi fundit, në skenë u paraqitën organizatorët kryesorë të kësaj Akademie, Zenel Neziri kryetar së bashku me veprimtarët Murat Avdiu dhe Fazli Musliu, ku e mbyllën këtë akademi me fjalët: "Në emrin tonë dhe në emër të këshillit organizativ, ju falënderoj shumë për prezencën dhe ju ftojmë, që për vitin tjetër, të afrohen edhe më shumë veprimtarë, që Akademitë tona të jenë edhe më madhështore, sepse vërtet dëshmorët e meritojnë, pra, afrohuni rreth këshillit organizativ që të dalim edhe më mirë. Lavdi dëshmorëve, perendia i bekoftë familjet e dëshmorëve, veprimtarët, invalidët e luftës, gjithë popullin shqiptarë, Zvicrën, SHBA dhe gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. Qoftë kujtimi i përjetshëm për dëshmorët. Lavdi për gjithmonë. Mirupafshim në vitin 2013. Pas Akademisë, u shtrua edhe një darkë nga sponzorët për disa musafirë special, që ishin dhe me ta bashkëbiseduan për shumë tema që janë aktuale në ato troje shqiptare dhe në përgjithësi/Legjenda e fotove: Shefket Hasani, Sali Sefa, Fazli Musliu, Murat Avdiu, SHKA "Medvegja", Zenel Neziri, Arif Vladi, Shkolla e Muzikës "Jehona" në Roshah të Zvicrës, Halit Naxhaku, Prof.Rexhep Abazi, Riza Demaj, moderatorja Valbona Thaqi dhe të pranishmit /teksti dhe foto: Besnik Hebibi, Cyrih/

 

 


 

INFORMATA RRETH SIGURIMEVE SHËNDETËSORE

SIGURMI BAZË- Obligatorische Grungversicherung
Sigurimi bazë është obligativ për të gjithë banorët e Zvicrës pavarsisht llojit te lejeqendrimit  (Aufethaltsbewilligung-it).

Dorëheqja (Kündigung)
Dorëheqja duhet të arrij te Sigurimi më së voni më 30.11.2009.
Vërejtje:  
nga që shumë sigurime shëndetësore (Krankenkasse) nuk e marrin postën drejtëperdrjetë por nga fahu postal (Postfach) do të ishte mirë që dorëheqja (Kündigung) të lëshohet në postë më së voni deri me 24.11.2009.

 

SIGURIMET SHTESË- ZUSATZVERSICHERUNGEN

Sigurimet shtesë nuk janë obligative por pa to nuk jeni te siguruar mirë, aq më tepër jashtë shtetit,  ose ne rast të ndihmës për shpëtim nga rreziku dhe transportit ambulantiv (Krankenwage).
Dorëheqja e sigurimeve shtesë varësisht nga sigurimi shendetsor, duhet të jepet 25 deri 30 ditë nga dita kur keni marr lajmin se ka shtrenjëtime! Te shumica e sigurimeve shëndetsore ky afat është deri 30.11.2009 por ka sigurime ku dorëheqja mund te jipet deri ne fund te dhjetorit pra deri 31.12.2009 !
    Për informata dhe shërbime profesionale mund të 
    drejtoheni të Këshillimorja e Bashkësisë Shqiptare 
       "AGS-Beratungsstelle" sepse Këshillimorja 
    është në shërbim te diapsorës shqiptare në Zvicër! 

                         AGS-Beratungsstelle Arbon 
Tel: 071-526 31 83, Mobil: 076-388 09 57 info@bshz.ch

U përkujtuan dëshmorët e UÇPMB-së

Në akademi murën pjesë shum bashkëathetarë për ti nderuarë dëshmorët gjithashtu vlen të ju njoftoinë kishte personalitete dhe shoqata,përfaqsuesë të xhamive,dhe sportistë

dhe kët akademi e përcjolli rtk diaspora duke falemderu bashksin shqiptare që e mundsoi sponzorinin dhe e përshëndesim z.Amet Hasanin  z.Dashnim Hebibin për pjesmarrje dhe për artikullin e shkruarë

Ishin prezent edhe disa subjekte dhe persona që vlen të përmenden:

Si Xhamija e Rebsteint me imamin Enes Koshi,Kryetari Faris Bajrami dhe nji pjesë e xhematit.përfaqsusë nga xhamija e St.Gallenit ishin prezent Ibush Rexhepi dhe Milaim Xhaqkaj,përfaqsusë të xhamijës Rorschachit ishin Kryetari Hajrulla Nesimi,Emrush Rexhepi,Hetem Veseli,Ramadan Memishi :Po ashtu patëm misafir nga Gjermania të Klubit Shqiptarë "KOSOVA" nga Singeni Sami Gagica,Mevaedin Neziri[dushi|Zijadin Rrahmani

githashtu vlen të ju njoftojmë se në akademi e patëm edhe BOKSERIN tash të njohur SVDAIL SHERIFIN dhe antar i rregullt i shhlp që nga fillimi me familje dhe shum presim në të ardhmen pi Sevdailit dhe në bisedë që patëm na informojë se me 28 Maj 2011 në Bad Ragaz SG ka mecin e radhës me Rashid Raad nga Maroka dhe pastaj nga kshilli organizativ ju ndanë mirënjohje veprimtarëve të dalluarë po nji mir[njohje erdhi edhe nga bashksia shqiptare për ish kryetarin e shhlp z.Shaip Bajramin ku ja dorzoi vetë Kyetari BSHZ z.Amet Hasani për punë dhe veprimtarinë e palodhëshme gjitashtu e mori dhe nji mirënjohje nga kshilli organizativ i akademisë dhe i falemnderoi z shaip Bajrami z.Amet Hasanin dhe z.Murat Avdiun që e kanë vlersu kontributin e dhën në cështjen atëdhetare dhe humane gjithashtu i falemnderojë nxansat e shkollës "JEHONA" nga Rorschachi dhe pridët që e pregaditën sallën dhe skenën  falemnderojë të gjithë pjesmarrsit:dhe mir u pafshim në organizime tjera:

 

Në Zvicër u përkujtuan dëshmorët e UÇPMB-së

Përvjetori i madh i dëshmorëve të UÇPMB-së, u përkujtua edhe sivjet në Zvicër

nga Këshilli i Organizimit të kësaj Akademia, e cila për katër vjetë me radhë, është duke organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë përkujtimore, për bijtë më të mirë të kombit, atyre që dhanë jetën, duke luftuar për flamurin kombëtarë. Edhe pse ky Këshill Organizativ, në parim ka një numër të madh të veprimtarëve, që do merren apo janë marrur me këtë organizim, në fakt, është analizuar dhe realizuar jo më shumë se nga tre persona dhe më pastaj është shfaqur me ndihmë të prindërve të fëmijëve mërgimtarë, ku fëmijët e tyre janë duke ndjekur shkollën e muzikës "Jehona" në Roshah të St.Gallenit, të përgatitur nga mësuesi dhe njëherit kryetari i këtij këshilli z.Murat Avdiu.(Murat Avdiu falënderoi të gjithë që kanë ardhur në këtë Akademi përkujtimore)

Edhe pse ishte koha me shi, në Tübach të St.Gallenit, kishin ardhur bashkatdhetarë nga katër anët e Zvicrës dhe nga Gjermania. Në mesin e shumë të pranishmëve ishin familjarë të dëshmorëve që jetojnë në Zvicër, si dhe ish komandanti i UÇPMB-së z-Shefket Hasani. Këtë Akademi Përkujtimore me prezencën e tyre e nderuan edhe z.Riza Demaj, veprimtar i dalluar i kauzës sonë kombëtare, njëri nga organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1981 dhe kordinator i LAPSH-it në Kt.Argau, z.Zenel Neziri kryetar i SHH "Medvegja" me qendër në Fully të Valisit me disa veprimtarë të kryesisë, si dhe Prof.Rexhep Abazi, i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja, ku të pranishmit për disa herë me radhë e duartrokitën dhe e falënderuan për prezencën e tyre.

(Hekuran Rexhepi me vajzën dhe djalin e tij, duke i kënduar dëshmorëve të kombit)

Prof.Rexhep Abazi edhe gjatë vitit të kaluar, ishte në mesin e veprimtarëve të diasporës sonë, por edhe sivjet e ndjeu borxh moral dhe kombëtarë, që të përkulet para veprës madhore që kanë bërë këta bijë dëshmorë për atdheun e tyre. Salla ishte e përmbushur me veprimtarë të shumtë, e në mesin e tyre ishin edhe prijës të SHH "Kosova" në Singen të Gjermanisë, të cilët u dhanë mbështetje dhe fjalë të mira organizatorëve të kësaj Akademie. Si zakonisht edhe kësaj here, skena ishte e mbushur me fotot e dëshmorëve, pastaj shihej flamuri ynë kombëtarë dhe ai i miqëve tanë zviceranë.

(komandan Shefket Hasani)

Hapja u bë me intonimin e hymnit kombëtarë kënduar nga nxënësit e shkollës së muzikës "Jehona" dhe më pastaj u kënduan edhe dy këngë me motiv kombëtarë. Pas këtyre këngëve të bukura, doli në skenë, kryetari i Këshillit Organizativ të kësaj Akademie z.Murat Avdiu, ku i dëshiroi të gjithëve mirëseardhje dhe përshëndeti familjarët e dëshmorëve, si dhe falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë sado pak mund, që të mbahet kjo Akademi Përkujtimore, edhe pse nuk është e lehtë të organizohet. Z.Avdiu me një modesti të tij, qartësoi para të gjithëve, se ka pasur vështirësi gjersa është organizuar kjo Akademi, por shpreson shumë, se gjatë viteve që do të vijnë, do të gjejnë edhe mbështetje më të madhe nga ata që e ndjejnë veten që munden të japin mund dhe ide për përkujtim të dëshmorëve.

(Familjarët e dëshmorëve duke i përshëndetur të pranishmit)

Nuk do të ndalemi asnjëherë për ti përkujtuar dëshmorët, sepse ata dhanë gjakun e jetën e ne të rrijmë me duarkryq dhe i bëri thirrje të gjithëve, që të afrohen në këtë Këshill Organizativ dhe të ndihmojnë, sepse më të bashkuar, i kontribuojmë edhe unitetit, të mirës dhe padyshim edhe dëshmorët do të dëshironin të na shohin më të organizuar në mes veti dhe të bashkuar.

Fjala iu dha ish komandantit të UÇPMB-së z.Shefket Hasanit, i cili para se të merr fjalën, iu afrua fotove të dëshmorëve, u përkul dhe puthi flamurin kombëtarë dhe ndër të tjera potencoi: "Këta djemë dhanë jetën për liri e pavarësi dhe unitet, prandaj, ne duhet vazhduar rrugën e tyre dhe Ju premtoj se një ditë do të vije ajo ditë, ajo ditë për të cilën luftuam dhe shumë të tjerë dhanë jetën.

(Zenel Neziri kryetar i SHH "Medvegja" duke i përshëndetur të pranishmit)

Të mos i harrojmë dëshmorët sepse ata kanë dhënë jetën për atë liri që e kemi ne dhe po shpresojmë shumë, se shteti shqiptarë dhe ai Kosovës do na ndihmojë dhe nuk do na shikojë vetëm kur të ketë nevojë, por të ngrejnë zërin për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc". Fjalën e rastit e morën edhe familjarë të dëshmorëve që ishin prezent dhe ata ndër të tjera, falënderuan këshillin organizativ që për çdo vjet po e mbajnë këtë Akademi përkujtimore dhe i përgëzuan, që në të ardhmen, të gëzojnë mbështetje edhe nga veprimtarë të tjerë të këtyre trevave dhe atdheut në përgjithësi.

Z.Fazli Musliu, xhaxhai i dëshmorit Mitat Musliu, njëherit kryetar i SHH "Lugina e Preshevës", i cili është edhe promotor i gjithë unitetit dhe organizimeve në të mirë të bashkatdhetarëve të Kosovës Lindore, para të pranishmëve ndër të tjera tha: "Të nderuar familjarë të dëshmorëve të Flamurit kombëtar, i nderuar komandant Shefket Hasani, i respektuar veprimtar i kauzës kombëtare Riza Demaj, i nderuar Prof.Rexhep Abazi që ke ardhur enkas nga Medvegja, i shoqëruar me vëllaun tonë Zenel Nezirin me shokë të nderuar pjesëmarrës në këtë Akademi përkujtimore.(Këngëtari Pagarusha, duke i kënduar bashkimit kombëtarë)

Nuk e kam edhe të lehtë ti them dy fjalë para jush, sepse në çdo tik tak të zemrës sime, ka mesazhe, për ato treva që edhe sot e kësaj dite, po kontrollohen nga argatë të kryekriminelit millosheviq. Kur ne jemi mbledhur këtu për të përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të UçPMB-së, atje në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është një gjendje e lyer me të mira, e në fakt është e tensionuar, sepse ka shumë ushtarë e paramilitarë të Serbisë që rrinë në gjendje gadishmërie dhe më dhemb zemra për ata djemë që po mbahen të pafajshëm në burgjet serbe. Para disa viteve, në Akademinë tonë e patëm pasur musafir Flamur Gashin i cili na erdhi për të na sjellur mbështetjen nga kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe e gjithë Shqipëria dhe ne u bëmë edhe më të fortë, që tashmë e kemi edhe Kosovën tonë të pavarur.



(Profesor Rexhep Abazi duke ia përcjellur përshëndetjen medvegjasve vëllezërve të tyre në diasporë, ku profesor Abazin të gjithë të pranishmit disa herë e mirëpritën me duartrokitje, i cili nuk po e harron përasnjëherë diasporën tonë)

Jemi mbledhur sot shumë larg Peonis Dardane, në këtë shtet mik të kombit tonë Zvicër, që të rikujtojmë një datë të veçantë në historinë tonë më të re, datë kjo që ishte kthesë e madhe e ndryshimeve të shumta që ndodhën deri më sot, ndryshime këto që sot me kompetencë duhet t’i cilësojmë si ndryshime të pamjaftueshme dhe të papërfunduara. Rrugëtimi i lëvizjes politike shqiptare në 20 vitet e fundit, njeh shembuj mjaft sublim të sakrificës individuale dhe kolektive, me mision avancim dhe zgjidhje të çështjes shqiptare. Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe të rënëve për liri ne kryejmë një obligim moral dhe e forcojmë edhe më shumë lidhjen me të kaluarën e lavdishme, e cila është bazament në të cilin do të mbështetemi kurdoherë.

Me integrimin e Shqipërisë në NATO dhe bërjen e Kosovës shtet të pavarur, aspirata e shqiptarëve për të dalur nga faza e emergjencës kombëtare, ka njohur përparim përmbajtësor në raport me kombet konkurruese ballkanik.




(Veprimtari i kauzës sonë kombëtare Riza Demaj, duke përshëndetur të pranishmit)

Rruga që e kemi lenë pas është shoqëruar me shumë dështime, sakrificë, dhembje, viktima dhe gjak, le të jetë rruga para nesh një rrugë e pajtimit si parakusht për të konkurruar në një botë të globalizuar dhe me sfida të shumta, ku dihen vetëm rreziqet por ku alternativat e suksesit janë të pakta.Duke përkujtuar sakrificat e flamurit kombëtar në mënyrë simbolike, ne lajmë një pjesë të borxhit ndaj dëshmorëve të cilin ata e paguan me jetën e tyre të shtrenjtë.


Të nderuar të pranishëm, ua sjell edhe përshëndetjen e sinqertë të vëllaut tim, pra babait të dëshmorit Mitat Musliu dhe ju uron nga zemra shëndet dhe mbarësi. Të nderuar, me disa intelektualë të Kosovës Lindore që jetojnë në diasporë e të përkrahur nga intelektualë të shumtë nga e gjithë shqiptaria, jemi për një projekt të mirë për këta dëshmorë, që ti kujtojmë çdo ditë dhe jo vetëm njëherë në vit, e projketi jonë është i studiuar mirë, që në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të kemi një shtatore të dëshmorëve dhe ne do ta shpalosim idenë tonë shumë shpejt. Lutemi që të mbretëror uniteti në mesin tonë që të fitojmë kundrej barrierave të shumta që i kemi para nesh. Lavdi Dëshmorëve të Kombit, të rënë në mbrojtje të flamurit kombëtar shqiptar. ZOTI e bekoftë Flamurin kombëtar dhe popullin shqiptar!
(Pjesë nga programi artistikë, duke i kënduar dëshmorit Mitat Musliu, nga vajzat e xhaxhait të tij Musliu)

Pas disa këngëve, që iu kushtoheshin dëshmorëve të kombit, të pranishmit i përshëndeti edhe veprimtari i Kauzës sonë Kombëtare z.Riza Demaj i cili pasi falënderoi për ftesën ai tha: "Familjarë të dëshmorëve dhe ju veprimtarë e bashkatdhetarë, ju shoh të bashkuar në këtë Akademi dhe mbetem me shpresë, se kështu të bashkuar do të ecim së bashku. Dëshmorët dhanë jetën për flamurin kombëtarë dhe këta nuk do harrohen edhe nga brezi i ri. Këto Akademi janë të nivelit më të lartë, që po i përkujtojmë dëshmorët dhe nuk po harrohet vepra e tyre heroike për çlirim kombëtarë. Po shpresojmë shumë, se me ndihmën e miqëve tanë ndërkombëtarë dhe me punën tonë të njëmend, e të bashkuar, do të arrijmë qëllimet tona finale, do të arrijmë të jemi të bashkuar në një shtet, ashtu siç kemi qenë dhe do të hyjmë në BE.

Ashtu sikurse bëri Gjermania që u ribashkua edhe populli shqiptarë dëshiron të ribashkohet, këtë të drejtë natyrore askush nuk munde të na ndalë, e ajo ditë do të vije padyshim. Familjarët e dëshmorëve të qëndrojnë ballë hapur sepse dhanë bijtë e tyre për liri, flamur kombëtarë e gjaku i tyre është në ngjyrën tonë të flamurit kombëtarë kuq e zijë, që çdo herë që e shikojmë, do na kujtohen ata që dhanë jetën për këtë flamur dhe ne duhet të punojmë më shumë dhe të jemi më të bashkuar. Mirupafshim në bashkim, rroftë populli ynë shqiptarë". Këngëtari Hekuran Rexhepi me vajzën e tij dhe djalin kënduan tre këngë patriotike, duke iu rikujtuar edhe përmes artit të bukur të këngës, se Kosova Lindore është pjesë e Kosovës dhe dëshmorët tanë, nuk kanë luftuar vetëm për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por për gjithë shqiptarinë.

(Fazli Musliu kryetar i SHH "Lugina e Preshevës", duke lexuar referatin e tij dhe aty në skenë disa nga veprimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët u nderuan me mirënjohje nga Këshilli Organizativ)

Kryetari i SHH "Medvegja", z.Zenel Neziri me disa fjalë përshëndeti të pranishmit dhe vërtetoi edhe njëherë, se kjo shoqatë është si motër e SHH "Lugina e Preshevës" dhe gjithmonë do të jemi të bashkuar, drejt qëllimeve tona të mëdha kombëtare dhe potencoi: "

Përshëndetje të respektuara familjarë të dëshmorëve, i nderuar komandant Shefket Hasani, veprimtarë Riza Demaj, prof.Rexhep Abazi, Fazli Musliu kryetar i SHH Lugina e Preshevës, të nderuar të pranishëm. Kam nderin dhe kënaqësinë që ti them dy fjalë zemre, dy fjalë shpirti, se në këto Akademi përkujtimore nuk është edhe e lehtë të përshkruash tërë zemrën përmes pak fjalëve. Kur e shoh flamurin kombëtarë, kuq e zi, shoh Skënderbeun, Ismail Qemajlin, Adem Jasharin, vëllezërit Haradinaj dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Amaneti i dëshmorëve të UÇPMB-së ende nuk është në vendin e duhur, sepse ata luftuan dhe dhanë jetën për një liri të merituar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. E këto treva shqiptare janë në situatë jo të mirë, këtë e dijmë të gjithë, prandaj, ne nga ky vend, nga ky shtet i demokracisë, i lutemi faktorit ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën, dhe të sjellin lirinë në ato treva që janë me trishtimin e armëve, të atyre që bënë shumë luftëra dhe masakruan njerëz të pafajshëm.

Ne jemi paqësorë, e duam lirinë dhe e duam punën. Ju familjarë të dëshmorëve që jeni këtu, si familja e komandantit të njësitit Mitat Musliu, pastaj komandant Lleshit, Artan Abazit etj, mbahuni krenarë, për bijtë tuaj, sepse ata janë përherë në flamurin kombëtarë, aty ku janë gjithë trimat e atdheut nëpër histori. Këto akademi që po mbahen shumë larg atdheut tonë, kanë domethënie të madhe, ia bëjnë me dije brezit të ri, se liria nuk është fituar pa gjakë dhe pa sakrifica dhe dëshmorët duhet nderuar përgjithmonë. Lavdi dëshmorëve, rroftë uniteti i gjithë shqiptarëve kudo që gjenden dhe zoti e bekoftë kombin tonë, Zvicrën, SHBA dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë".


Këngëtari i njohur i këngës folklorike Rrahmon Pagarusha, me një këngë të bukur, duke rikujtuar ribashkimin e trojeve etnike kombëtare, bëri që të emocionohen të gjithë të pranishmit.

Ndërsa Prof.Rexhep Abazi i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja në këtë Akademi Përkujtimore, falënderoi këshillin organizativ për ftesë dhe ndër të tjera ai tha:

"Përshëndetje më të sinqerta të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, ish luftëtarë e komandantë të luftës, veprimtarë e bashkatdhetarë të nderuar, pranoni përshëndetjet më të pëzemërta të medvegjasve që janë në Kosovë e Medvegjë edhe ata janë me Ju, edhe ata e ndjejnë çdo emocion që e ndjeni Ju sot këtu, ata janë me Ju dhe do të jenë me Ju dhe krenohen për Ju. Ju që po përkujtoni dëshmorët shumë larg atdheut, nuk është punë e vogë, ju lumtë dhe është për çdo lavdëratë, po bëni vërtetë një nder të madh, sepse nëse nuk nderohen dëshmorët, atëherë, nuk mundesh as ta duash sa duhet atdheun, pra si ta duash atdheun, kur nuk nderon dëshmorët, ata që dhanë jetën.

Nuk munda të rrija në Medvegjë e të mos jem në mesin tuaj, kudo që shkoj jam me Ju dhe jam krenarë që jam me Ju, sepse ju vërtetë e doni unitetin dhe shpresoj shumë, se këto shembuj që ju jeni të bashkuar, do të shkojnë edhe në atdheun tonë. Këto foto të dëshmorëve, këto data sa krenare dhe të dhimbshme, na kujtojnë historinë tonë më të re, shumë të lavdishme, që padyshim, se ka sjellur rezultate të mira dhe do të sjell edhe në të ardhmen, por ne duhet të punojmë më shumë, të investojmë më shumë dhe mbi të gjitha, të jemi unik, sepse vetëm kështu i përballojmë të ligës dhe do ecim sigurt drejt BE-së.

 

Po kënaqem kur po ju shoh nga Medvegja, Presheva, Bujanoci, Drenica, Dukagjini e Tetova e Gostivari që jeni bashkë, sytë më mbushen me lot dhe nuk mundem të iki këtij realiteti, sepse zemra po më qan nga gëzimi. Dëshmorët tanë, dhanë jetën për liri dhe ne duhet ti përkujojmë përgjithmonë. Keni mbështetjen tonë dhe do ta keni, ne krenohemi me Ju të nderuar veprimtarë dhe mos u ndalni.

Do të kthehem menjëherë për në Medvegjë dhe do të shkoj me shumë gëzim, sepse po e shoh dhe po e ndjej, se një ditë do të jemi më mirë dhe kjo e mirë do të vije shpejt, sepse po shoh se edhe brezi i ri, po përkrahet dhe po i jepet hapësirë sa duhet. Ju jeni ambasadorë të së mirës, Ju keni ambasadorin e paqes, z.Dashnim Hebibi, prandaj, padyshim, se do të vijnë ditët e bardha, ato ditë, që edhe dëshmorët dhanë jetën.

Paqe, punë dhe unitet, na duhet, e këto i kemi në gjakë dhe zemër. Zoti i shpërbleftë dëshmorët e kombit, zoti i shpërbleftë të gjithë ata që punojnë drejtë dhe që kanë mendime pozitive. Kam edhe shumë gjëra për të thënë, por kësaj here ju përshëndes dhe po shpresojmë shumë, se në vitin 2012, atëherë, kur do tie përkujtoni përsëri këta dëshmorë, do të jemi më ndryshe, do të jemi më mirë dhe do ta kemi flamurin tonë kombëtarë në qendër të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Zoti e bekoftë popullin tonë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë".

Edhe Ahmet Hasani, veprimtarë dhe njëherit sponzor i kësaj Akademie, përshëndeti të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve, si dhe sqaroi, se këtë sponzorizim e bëra me zemër, sepse e ndjejë borxh moral dhe kombëtarë, që të jap sa mundem për këto organizime të nivelit të lartë, e që në veçanti, po përkujtohen dëshmorët tanë, që dhanë jetën pë flamur".

Ambasadori i Paqes, Dashnim Hebibi, para se të lexoj referatin kushtuar një historiku të shkurtërt të UÇPMB-së dhe nga një biografi dëshmorëve, ku të pranishmit e mirëpritën, iu lut të gjithëve, që të nderojnë dëshmorët e kombit me një minutë heshtje. Z.Hebibi para se të lexoj këtë referat, ai ndër të tjera tha: " Më lejoni t'ju përshëndes përzemërisht, të gjithëve, si familjarët e dëshmorëve që janë këtu dhe atyre që janë në atdhe, e pastaj veprimtarin e kauzës kombëtare nga Dukagjini i Kosovës z.Riza Demaj, profesorin tonë të palodhshëm, veprimtarë i dalluar Rexhep Abazi, i cili ka ardhur enkas nga Medvegja për të na bërë me dije edhe njëherë, se medvegjasit janë të bashkuar me ne, komandantin tonë të nderuar Shefket Hasani, kryetarin e SHH Lugina e Preshevës z.Fazli Musliu, kryetarin e shoqatës "Medvegja" z.Zenel Neziri dhe juve të gjithëve që jeni prezent.

Ndjehem shumë i lumtur që edhe unë po jap sado pak kontribut për këto organizime dhe gjithmonë do të shtrijë veprimin konkret të bashkimit dhe paqes. Jemi shumë larg atdheut tonë, jo më pak se 2000 km, por me shpirt dhe zemër jemi aty, jemi aty në Medvegjë, Bujanoc e Medvegjë, atje, ku atdheu kërkon punë dhe unitet. Gjithmonë do të shërbejë për të mirë dhe asnjëherë nuk do të pajtohem me të padrejtën". Kjo Akademi ishte e mbushur me program artistik dhe pritet që nga viti i ardhshëm do të kemi edhe ndryshime tjera dhe risi tjera, por organizatorët kërkojnë mbështetje nga të gjithë ata që vërtetë ia duan të mirën atdheut, pra ti lëjnë me një anë inatet dhe të afrohemi e të punojmë.

Këshilli Organizativ ndau edhe disa mirënjohje, në mesin e tyre edhe veprimtarit Riza Demaj, Prof.Rexhep Abazi, Zenel Nelziri, Murat Avdiu, Fazli Musliu, Shefket Hasani, Dashnim Hebibi, Hekuran Rexhepit etj. Pas këtyre mirënjohjeve, nxënësit e shkollës së muzikës "Jehona", recituan edhe disa poezi kushtuar dëshmorëve. Në fund të kësaj Akademie, Këshilli organizativ falënderoi të gjithë të pranishmit, kryesitë e xhamive që veprojnë në disa qytete të Zvicrës, shoqatës humanitare "Lugina e Preshevës", SHH "Medvegja", familjarët e dëshmorëve, mediat si: "RTK-TV Diaspora, agjencitë e lajmeve kosovaere.ch, presheva.com, medvegjaere.net dhe medvegja.net. Murat Avdiu kryetari i këshillit organizativ, në fjalën e tij përmbyllëse, ftoi të gjithë ata që mendojnë, për kritika, e kritikat ti japin këtu në skenë dhe pret që në Akademitë tjera, do të kemi prezent edhe ambasadorin e Kosovës në Zvicër dhe konzullët e saj, sepse tash më kemi shtetin e Kosovës dhe sytë i kemi nga Kosova dhe Shqipëria. Mirupafshim dhe lavdi dëshmorëve.
Teksti dhe foto: Dashnim HEBIBI

 

 

Sevdail Sherifi Boxson me 28 Maj

 


Sevdaili Vjen nga Presheva fshati Tërrnavë dhe prej shum vite me familje jeton dhe vepron në Kantonin e St.Gallenit në qytetin-Buchs-është nji djal i urtë dhe modest e humanist po në RING agresiv dhe nuk ka mëshir për kundërshtarët Sevdaili  vlen të theksohet se që nga themelimi i SHHLP është antarë  dhe me kët rastë ju ftoim masovikishtë të shkojmë me 28 maj ta mbështesim në fitoren e radhës jemi krenarë që Lugina e Preshevës ka nji djalë si Sevdaili dhe pritet shum në të ardhmen në lëmin e boxsit nga sevdaili shhlp:

 

Sherifi mbrojti titullin e kampionit evropian në boks (EBF)


2011-05-29 - 11:42:36

Sevdail Sherifi mbrojti titullin e kampionit evropian në boks (EBF)

Badragaz, 28 maj/ Ashtu edhe siç ishte

pritur, bashkëkombasi ynë, nga fshati Tërnavë komuna e Preshevës, fitoi pas një meçi shumë të vështirë me një kundërshtarë të përgatitur dhe me përvojë të madhe, këtë meç, ku edhe mbrojti titullin evropian për peshën gjysmë të rëndë në Federatën EBF.

Para këtij meçi u zhvilluan edhe disa meçe tjera të bashkatdhetarëve tanë, ku shumica fituan meçet e tyre, por rreth orës 22.15 min, dashamirës të shumtë të sportit të boksit, mezi pritshin ta shohin, Sevdailin duke luftuar, sepse kundërshtari i tij, një ditë më herët, kishte deklaruar, se nuk mundet të duroj në podium kundërshtari i tij dhe do ta rrëzojë nga grushtat e tij të fortë, por nuk ndodhi ashtu, algjeriani me banim në Gjermani, Ralf Raad edhe pse me një përvojë të madhe në boks dhe me disa tituj e me shtat të përgatitur, nuk mundi t'i përballojë boksave të fuqishme që ia dha Sevdaili.

Para meçit, Sevdailin patëm mundësi ta takojmë, në përgatitore dhe bashkëbiseduam me te dhe i erdhi mirë, që e vetmja dritare informative nga Kosova Lindore është sonte në mesin e tij, pra presheva.com si dhe agjencia tjetër e lajmeve kosovaere.ch e cila drejtohet nga Qendra Mediale Shqiptare në Botë (AMC).

 

Pos portalit presheva.com dhe kosovaere.ch ishte edhe portali KosovaBoxing, e cila merrej enkas për sporte luftarake.Lexuesit tanë janë të njohur me Sevdailin, por ai edhe sonte i përshëndeti të gjithë ata që ishin dhe ata që nuk kanë pasur mundësi të jenë, e posaqërish lexuesit e presheva.com i falënderoi për përkrahjen që po ua japin. Sevdaili ishte i përgatitur në maksimum dhe e kishte marrur shumë seriozisht këtë meç.

Edhe pse, sonte ishte ndeshja finale në futboll në mes Barcelonës dhe M.Unitet, bashkatdhetarët tanë, nuk e harruan që ta përkrahin Sevdailin.

(Ishin të pranishëm shumë bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare)

Në mesin e shumë bashkatdhetarëve, ishte edhe legjenda e boksit Aziz Salihu, si dhe Lulzim Zhaku-Aliu një afarist i njohur dhe i cili ka përgatitur shumë kampiona të botës dhe evropës në sporte luftarake. Sevdaili  me 87.6 kg, ndërsa kundërshtari i tij Raad, i cili kishte kaluar limitin e kategorisë “Cruiser” ku ishte 91.5 kg, ai ia tregoi, se deklaratat nuk janë të mira, kur nuk e njeh veten sa duhet.

Atëherë kur moderatori i këtij spektakli sportiv, lajmëroi emrin e Sevdailit, pati shumë duatrokitje dhe brohoritje, Sevdail, Sevdail.

Sevdaili me të rrahur gongu i ringut të parë, iu drejtua kundërshtarit me disa grushtime, por algjeriani, ia bëri me dije, se vërtetë do të jetë meç i vështirë për Sevdailin dhe do ti duhej shumë punë.

(Dashnim Hebibi, Sevdaili, Lulzim Zhaku dhe një bashkatdhetarë nga Struga)

 

Në ringun e parë dhe të dytë, ishte me disa grushta më i fortë Sevdaili, e sidomos me dorën e majtë, por në ringun e tretë, u pa, se algjeriani, kishte ambicie që ta fitoj meçin dhe pritke që ta gjejë pozitën dhe ta rrëzojë Sevdailin, sepse ai kishte përvojë të madhe dhe ishte edhe më i vjetër nga mosha, por, bashkëkombasi ynë, që po njihet si shumë i fortë edhe moralisht, i cili qëndron grushtave, ai ia ktheu me dy tre grushtime tash me të djathtën dhe publiku menjëherë filloi me brohoritje në përkrahje të Sevdailit.

 (Lulzim Zhaku,babai i Sevdailit, Sevdaili para meçit dhe Dashnim Hebibi)

Në raundin e gjashtë, ku secili raund zgjatke nga 3 min, bahskëkombasi ynë, jo më pak se 11 grushta ia dha kundërshtarit, sa që edhe sytë e tij rrotulloheshin, por Sevdaili nuk i shpëtoi grushtave nga algjeriani dhe kur pritej që të përfundojë gjithka, legjenda e boksit Aziz Saliu i cili ishte në publik, ia tregonte taktikat dhe shpirtëdëshirën e tij, që të fitojë Sevdaili dhe bërtitke: Me të djathtën, me të djathtën dhe tërhiqu, ashtu edhe veproi Sevdaili edhe pse e kishte afër tranjerin e tij dhe dashamirësin e tij të madh z.Zhaku dhe me tre goditje tjera, dëshmoi, se nuk dorëzohej lehtë dhe forca e tij ende nuk ka përfunduar.

(Përshëndetje gjithë bashkatdhetarët)

Ra gongu i kryerjes së këtij meçi të fortë dhe tash referët vendosën 3:0 për Sevdailin, pra Sevdaili, mbrojti titullin e kampionit evropian.

Me të kryer ky meç iu afruam podiumit dhe morëm prononcim special për preshevacom, pronocim të parë pas meçit dhe ai ndër të tjera na tha edhe pse ishte shumë i lodhur: "Falënderoj shumë presheva.com, gjithë bashkatdhetarët, ju dua shumë dhe përshëndes gjithë lexuesit tuaj kudo që ndodhen ata.

(Legjenda e boksit Aziz Saliu me Sevdail Sherifin, pak minuta pasi e përfundoi meçin)

Kësaj fitoreje sigurisht se ju kein gëzuar edhe ju, e krejt Presheva dhe do të jem gjithmonë me formë dhe nuk do të ndalem. Por, më duhet të punojë edhe më shumë dhe kuptohet, se do të përfitojë edhe përvojë më shumë".

Ndërsa Aziz Saliu legjenda e boksit, ndër të tjera për portalin tonë tha: "Sevdaili është djal i mirë, ka formë të mirë dhe taktikë të mirë, por i duhet të punojë më shumë dhe kam besim, se suksesi i tij veçse ka filluar". Edhe veprimtari dhe afaristi i njohur Lulzim Zhaku Aliu tha: "Po, Sevdaili ishte shumë i përgatitur, por edhe kundërshtari kishte përvojë të madhe në boks, pastaj ishte më i vjetër si dhe kishte kilogramë të shumë, por Sevdaili, tregoi potencialin e tij dhe fitoi me meritë".

(Sevdaili me të dashurën e tij)

Babai i Sevdailit, na falënderoi për përkrahje dhe shpreson shumë, se Sevdaili, do të ngrejë zërin e Kosovës Lindore ashtu si duhet përmes sporti, por edhe të gjithë shqiptarisë.

(Babai dhe nëna e Sevdailit, e përgëzuan djalin e tyre, gjatë tërë meçit ishin me emocione të shumta)

Përkrahja natyrisht, se do ti duhej nga të gjithë dhe natyrisht edhe nga mediat. Ju falënderoj edhe njëherë shumë".

Pas meçit, Sevdailit i uronin të gjithë të pranishmit dhe mori një fjalë zemre edhe nga e dashura e tij, e cila i tha: "Bravo Sevdail". Pas disa ditësh, do të japim një intervistë më të zgjeruar me këtë boksier nga Kosova Lindore, ku do të njihemi më shumë për planet e tija.
Foto dhe tekst: Dashnim HEBIBI, St.Gallen

 

Deshira e studentve per tu taku me kryesine e SHHLP  u realizu te resturanti Besa ne Presheve ishim te knaqur me takimin qe na njohen per se afermi po edhe ishim gjthashtu te knaqur me punen dhe suksesin e tyre te arritur gjate nje viti dhe i pame studentet shum entuziast per te ardhmen e tyre  te cilet shprehen dhe deshiren e tyre te mire duke perkrahur dhe falenderuar SHHLP per kontributin e saj.

Kommentar schreiben

Kommentare: 0