Njoftim nga SHH "Lugina e Preshevës"

Në emër të kryesisë dhe anëtarëve tanë kudo që ndodhen, Ju urojmë të gjithë bashkëkombasëve tanë festën e Fitër Bajramit, duke dëshiruar që kjo festë e shenjtë për ne myslimanët, të kalojë në shenjë solidariteti, begatie, devotshmërie dhe sakrifice vëllazërore. Gjatë këtij muaji të shenjtë, agjërimi, sakrifica, solidariteti, toleranca dhe mirëkuptimi mes njerëzve në mënyrën më të bukur kurorëzohen me festën e Bajramit të Madh. Ju urojmë që festën e Fitër-Bajramit ta kalojmë me lumturi, begati dhe ngrohtësi në familjet tuaja. I lutemi perendisë që t`na jap gjitha të mirat.
O Allah prano Agjërimin tonë
O Allah Pranoi Lutjet që kemi bërë gjatë këtij Muaji…
O Allah Prano Namazin dhe Pendimit tonë...
O Allah Ndihmoi muslimanët ku do që janë dhe njerëzit vullnetmirë
O Allah lehtsoja dhimbjen atyre që kanë
O Allah, lehtësoja ditën dhe vitet atyre që janë nëpër burgje
O Allah mëshiroi të dashurit tanë që janë botën e amshuar
O Allah, jepu të mira familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, jetimëve
O Allah, shtoja pasurinë atyre që po japin ndihma
O Allah, na jep gëzime dhe na jep sa më shumë unitet në mes veti
O Allah pranoi lutjet tona se vetë Ti je Ai që i pranon lutjet Pendimet dhe vetëm ty të mbështetemi….
AMIN ! Na lejoni të nderuar anëtarë të shoqatës sonë dhe ju vullnetmirë e bëmirës, se gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, në konton e shoqatës sonë humanitare, janë grumbulluar një shumë modeste e të hollave që keni dhënë Ju ndihma për familjet e dëshmorëve, jetimëve, perendia ua shpërbleftë dhe ne menjëherë kemi ndihmuar ata që kanë pasur nevojë për festën e Fitër Bajramit. Shpresojmë shumë, se edhe në të ardhmen, nuk do të ndalen ndihmat e juaja, sepse e dijmë të gjithë, se të japësh një, perendia na shpërblenë me tre, prandaj, u jemi shumë mirënjohës, që keni kontribuar dhe ne padyshim se i kemi të regjistruar, secilin se sa ka dhënë. Edhe njëherë, urime festën e Fitër Bajramit dhe perendia ua shtoftë pasurinë që dhatë vetëm brenda këtij muaji.

Me shumë respekt, Kryesia e SHH "Lugina e Preshevës", Gossau, St.Gallen