A K S I O N    H U M A N I T A R

Në Mbledhjen e zgjëruar të datës 24.01.2009 të mbajtur në Zvicrës, doli vendimi që Shoqatat Humanitare „Lugina e Preshevës“, Fondi Humanitar „Kosova Lindore“, Shoqata Humanitare “Medvegja” të organizojnë Aksion Humanitar Gjithëkombëtar. Aksioni i dedikohet 10 (dhjetë) familjeve shqiptare, pjesëtarët e të cilave  u kidnapuan dhe u burgosën në dhjetor 2008 nga xhandarmeria e shtetit serb. 
           Në bazë të këtij vendimi dhe për këtë qëllim shpallet:

                         
   MUAJI SHKURT MUAJ I SOLIDARITETIT

- Ne shoqatat humanitare nga  komunat shqiptare  Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me seli në Zvicër, me qëllim të ndihmesës financiare për këto 10 (dhjetë) familje shqiptare, muajin shkurt e kemi shpallur muaj Solidariteti.

- S`pari apelojmë te anëtarësitë e shoqatave tona Humanitare: Fondi Humanitar „Kosova Lindore“, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, Shoqata Humanitare „Medvegja“ që përpos solidaritetit personal  të ndihmojnë  më tepër në sensibilizimin e këtij aksioni humanitar.

- Ftojmë gjithë shqiptarët si ata nga Komunat Shqiptare Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, gjithashtu edhe  bashkatdhetarët shqiptar nga Kosova e  Maqedonia që jetojnë e punojnë në Zvicër, në Evropën Perëndimore  e Botë qe t`i bashkëngjiten këtij aksioni humanitar.
                            
Kontributet humanitare mund të derdhen në Xhirollogaritë e shoqatave:"Lugina e Preshevës", „Medvegja“, “ dhe „Kosova Lindore".

Në fund të aksionit gjitha ndihmat do të grumbullohen në një vend dhe do tu shpërndahen 10 familjeve shqiptare pjesëtarët e të cilëve gjinden  në burgjet serbe.

           Aksioni humanitar përfundon me 28.02.2009

                         Kryesitë e shoqatave Humanitare 
           „Lugina e Preshevës“ - „Medvegja“ - „Kosova Lindore“