17 maj 2009 në qytetin
Rorschach të Zvicrës
U mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar 28 Dëshmorëve të Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc-
UÇPMB
Një një atmosferë shumë
impozante, me një skenë te përgatitur mirë, në një sallë ku prezent ishin familjar të dëshmorëve të kombit, veteran te luftës, aktivist të çështjes tonë
kombëtare, mysafirë nga kantonet tjera, më 17.05.2009 ne qytetin Rorschach të Kantonit St.Gallen të Zvicrës u mbajt Akademia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc- UÇPMB.
Për çdo lëvdatë ishte përgatitja e kësaj akademie, skena, kostumografia, koreografia, zhanri i këngëve dhe valleve meritë kjo e shkollës së muzikës e
valles shqiptare "Jehona " në udhëheqje të mësuesit atdhetar Murat Avdiu.
Pas Himnit të flamurit u bë hapja solemne e Akademisë përkujtimore e gjashta me radhë. Është ky viti i gjashtë që po organizojmë akademi theksoi ne fjalën
e tij përshëndetëse themeluesi i kësaj Akademie, i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, aktivisti i dalluar dhe familjar i dëshmorit Zotëri Fazli Musliu , xhaxhai i dëshmorit te Kombit, Mitat
Musliu.
Zotri Fazli Musliu foli për aktivitetin e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” për ndihmat dhe përkushtimin e kesaj shoqate Humanitare ndaj
familjarëve te dëshmorëve. Ne ketë kontekst ai falënderoi gjithë ata qe e ndihmojnë aktivitetin shoqatës, donatorët institucional te shoqatës xhamitë ne St.Gallen, Rebstein dhe Buchs Gazetën ditore
AMC-Press me zotëri Dashnim Hebibin e Llukman Halilin, gazetat Zëri Ditor, Bota Sot, programin televiziv DIASPORA me zotëri ESAT HUSAJ, web-portalin
presheva.com, firmat sponsore Gartenbau me pronar Z. Vaid Beqiri dhe ZEOB-GmbH me pronar Z. Xhevat Sadrija,
njëherit falënderoi fëmijët, të rinjtë e të rejat e shkolles muzikës e valles shqipe “Jehona”, prindërit e tyre dhe mësuesin e pa-lodhur Murat Avdiu.
Paraqitja e komandantit te parë te Ushtrisë çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc UÇPMB si çdo herë edhe kësaj radhe jo vetëm që e plotësonte
Akademinë por asaj i jepte një legjitimitet te plotë
historik e aktual . Fjalët e zotëri Shefqet Hasanit në sallë sikur të përfytyronin e ngjallnin një dialog me luftëtarët e lirisë të cilët sikur ishin te gjallë në sallë. Padyshim se dëshmorët si asnjëherë me parë sot ishin në mesin tonë në shpirtrat tonë ata
ishin prezent në sallë, ishin lartë në piedestalin më të lartë të lavdisë: në ball bashkë me Flamurin kombëtar!
Për një çast buçiti salla nga duartrokitjet e fuqishme, Lavdi Dëshmorëve të Kombit LAVDI njëzërit LAVDI, kumboi zëri ne sallë!
Akademinë dhe te pranishmit i përshëndeti aktivisti i dalluar i çështjes tonë kombëtare Halit Naxhaku, kurse Imami i xhamisë nga Rorschach-i Zotëri Ali Vebiu për shpirtin e dëshmorëve këndoi një
ilahi.
Si asnjëherë me parë kjo sallë ishte e mbushur plotë përlotë me te rinjë e të reja, me fëmijë, gra burra e të moshuar.
Pas referatit të
Akademisë të cilin e lexoi Zotri Muart Avdiu dhe telegramit përshëndetës të OVL të UÇPMB-së të cilin e lexoi Kryetari i shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” zotëri Shaip Bajrami fjala iu dha Zotëri Zenel Nezirit, Kryetari i
shoqatës Humanitare “Medvegja” .
Zotëri Zenel Neziri ne fjalën e tij te rastit pasi përshëndeti organizimin e Akademisë Përkujtimore dhe të pranishmit, foli për nevojën e angazhimit te
diasporës shqiptare, për nevojën e mbajtjes gjallë të flakadanit të lirisë, për nevojën e afrimit e të bashkimit të diasporës shqiptare në Zvicër me trojet tona etnike në atdhe.
Paraqitja simbolike në
binë e veprimtarëve Fazli Musliu e Shaip Bajrami si përfaqësues të diasporës së Preshevës, e Zotëri Zenel Nezirit si përfaqësues i diasporës se Medvegjës në Zvicër dhe e Zotëri Murat Avdiut
në përfaqësi të diasporës shqiptare të Bujanocit, kësaj Akademie përkujtimore i dha një shkëlqim dhe një impuls shpresëdhënës.
Pjesa artistike e programit ishte shumë pasur, secila paraqitje ishte më e mirë se tjetra: marshi i UÇK-së, kënget “A vritet pafajësia” kënduar nga Albulena Leka, “Morra
fjalë” dhe “Letër nga Presheva” interpretuar nga Rrezarta Beqiri, “Kënga për Mitat Musliun” kënduar nga Nebehate Musliu, “Kënga për Komandant Leshin”
kënduar nga Arbnora Avdiu, “Kënga për Artan Abazin kënduar nga motrat Shabani, “Kënga për Bardhyl Osmanin” kënduar nga Drita Shaqiri etj.
Me sukses te madh u paraqitën edhe te rinjtë e të rejat Djellëza Thaçi, Florentina Sadriu, Ilirida Thaçi, Shkëlqim Basha, Qëndresa Basha, Besim Shaqiri,
Albulena Mehmeti.
Këshilli për Informim
SHH "Lugina e Preshevës"
Ferat Rashiti
Sponzor i faqes
www.shhlp.com
2016
udhtoni komod me agjensin
Presheva BYRO
Nat:0793438643
Faqe e madhe për njerëz humanë ejani edhe ju 30.Fr antarsi vjetore
hape konton për AHIRET kush jep me dorë të vetë zoti e çonë inshalla në XHENETË
Postkonto: Gossau SG
Konto ne Franga
A D R E S A
Humanitärer Verein
Lugina e Presheves
CH:9200 Gossau SG
Postkonto:85-112906-3
iban bic nga shtetet tjera
IBAN:CH220900 0000
8511 2906 3
BIC: POFICHBEXXX
A D R E S A
Konto numri i SHHLP-se
Dega ne Belgjik Beneluks
DEXIA BANK:
Kon Nr:779-5912465-58
shhlp.2006@hotmail.com