Protestës para KE-së iu bashkua edhe Kosova Lindore


2011-01-26 - 08:07:27

Protestës para KE-së iu bashkua edhe Kosova Lindore

Në protestën e organizuar para KE-së në Strasburg

para shumë bashkatdhetarëve nga të gjitha trevat shqiptare, kishte edhe bashkëkombas nga Medvegja, Bujanoci e Presheva, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Francë e Gjermani. Me një telegram përshëndetës, iu dërgua këshillit organizativ nga Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" me seli në Gossau të St.Gallenit si dhe Shoqata Humanitare "Medvegja" me seli në Valis të Zvicrës.

 

Këto dy shoqata, shpresojnë shumë, se raporti i Dick Martit do të jetë, ashtu si po mendojmë të gjithë ne shqiptarët, pra i dështuar. Gjithashtu, u përmend, se Kosova Lindore, gjithmonë ka qenë me Kosovën dhe do të jetë. Prandaj, në asnjë mënyrë, nuk do të jemi larg kësaj proteste, pra së bashku, do të protestojmë, kundër këtyre gjërave, që po dëshirojnë të tjerët, të prishin imazhin e mirë të shqiptarëve. Ne shqiptarët, nuk e sulmuam Beogradin, por ata erdhën në Kosovë dhe na masakruan. Historia do ta gjykojë. Kanë provuar edhe para këtij raporti që të shtrembërojnë historinë tonë, por kanë dështuar edhe kësaj here do të dështojnë gjithsesi" Nga këshilli organizativ, u përshëndetën këto dy telegrame të dy shoqatave nga Kosova Lindore./Dashnim HEBIBI, Strasburg