Mitat Skender Musliu Komandat i Njisitit 16.02.1981/14.05.2001

ISMET ALIU GREME FERIZAJ
ISMET ALIU GREME FERIZAJ

Ismet Aliu
Ismet Aliu u lind ne fsh. Greme te Ferizajit me 02 maj. 1981. Shkollen fillore e mbaroi ne vendlindje me sukses te shkelqyer ne shtatore te vitit 1997 Ismeti regjistrohet ne shkollen e mesme te bijqesise ne Ferizaj. Por nje muaj pa e mbaruar maturen ia mori pushken dhe iu bashkua UCPMB-se ne Dobrosin. me 21 mars te vitit 2000 ne shtabin e pergjithshem te UCPMB-se ne Dobrosin Ismeti u betua para flamurit se deri ne vdekje do te luftoje per clirimin e tokave shqipetare. Ishte teper i ri kur veshi uniformen ushtarake per te i qendruar besnik ketij betimi deri ne vdekje. per 13 dite, sa edhe zgjati jeta e tij ushtarake nen emblemen e UCPMB-se, ai u tregua ushtar shum i zellshem dhe trim. Ra heroikisht me 04 Prill te vitit 2000, te vendi i quajtun çestak, deri sa po i bente roje atdheut. Trupii pajete i Ismet Aliut u bart pastaj ne varrezat e deshmoreve te kombit ne Ferizaj, me 07,prill te po atij viti, me te gjitha nderimet ushtarake dhe kombetare.
Keto shenime jan te marruna nga libri YJET E LIRISE te shkruajtur nga HALIM HASANI

FLORIM RUSHITI-KINGJI

 

 

U lind më 2 prill 1979, në fshatin Kapit të Medvegjës.Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën fillore tetëvjeçare në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Tupallë. Pas shkollës fillore regjistrohet në Gjimnaz në Preshevë, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe varfërisë së skajshme u detyrua ta ndërprejë shkollimin në vitin e tretë. Familja e tij ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Babai Rrahmani punonte në Beograd si punëtor i thjeshtë dhe të ardhurat e tij mezi i mbulonin hargjimet për kafshatë të bukës së familjes. Nëna Aza, amvise mundohej të punonte pakëz tokë në fshat por që nuk jepte rendimente të mira.

Pas një kohe të shkurtër që ndërprenë mësimin në shkollën e mesme, organet komunale per mbrojte popullore te Medvegjes i dërgojnë thirrjen për të shkuar në ushtrinë jugosllave. Florimi me vendosmëri refuzon të shkoj në këtë ushtri dhe për të mos rënë në burg, emigron në Gjermani.

Atje sistemohet dhe ia fillon edhe të punoj. Por, si djalë i ri dhe atdhetar, së shpejti bie në kontakt me veprimtarët të cilët po përgaditeshin të luftonin për çlirimin e Kpsovës. Ngusht fillon bashkëpunimin me Fehmi dhe Gjevë Lladrocin.

Një herë shkon në Shqipëri, por Fehmi Lladroci i sygjeron që të kthehet në Gjermani pasi që ishte shumë i ri dhe të pres  për angazhim të mëvonshëm. E dëgjon Fehmiun dhe kthehet në Gjermani, por pas vrasjes së Fehmi e Gjevë Lladrocit, sigurisht edhe i mërzitur dhe i mllefosur shumë e len punën dhe shkon menjëherë në Shqipëri, prej nga sistemohet në rradhët e UÇK-së ne Brigaden 128 dhe shkon në luftë në kufirin shqiptaro-shqiptar në Malet e Pashtrikut, në Gorozhub të Hasit.

Në operacionin “Shigjeta” të UÇK-së, në luftën e ashpër për të thyer kufirin shqiptaro shqiptar, të zhvilluar më 26 maj 1999, duke e shpëtuar shokun e plagosur ushtarin e UÇK-së Muhamet Bajramin nga Petërshtica e Shtimes, Florimi vritet dhe mbetet i vrarë aty deri në korrik të vitit 1999, kur gjendet i vrarë dhe së bashku me dëshmorët e tjerë rivarroset në Landovicë të Prizrenit.

Familja e tij e debuar nga Medvegja qe nga vitet 1999, jeton ne Prishtine duke paguar banese private dhe pa kurfar mbeshtetje e perkrahje nga askush.

 

Medvegjë 2 shkurt 2012                                          Prof. Rexhep Abazi, Medvegjë

                                                                                                                        

SHOQATA PËR RUAJTJEN DHE KULTIVIMIN E VLERAVE NJERËZORE DHE KOMBËTARE

                                                                    PRESHEVË                                             064/159-6025

 

 


Historiati i shkurtër i dëshmorëve të Kombit që nga fmiria deri në rënjen e tyre në luftën e fundit 1998-2001 të UÇK-së dhe UÇPMB-së

  

 

1.Ibrahim Sejdulla Fejzullahu Z.O. e Karadakut të UÇK-së

I lindur më 06.05.1967 - 29.05.1999. Ibrahim Fejzullahu ishte ndër të parët në organizimin e luftës në kuadër të zonës opoerative të Karadakut të UÇK-së që vepronte në njësitin për furnizim të armëve të zonave Llap e Karadak.

Ibra kishte marrë pjesë në shumë aksione për furnizimin e armëve në vitin 1998-1999

Bie dëshmorë më 29 Maj 1999 në krye të detyrës.Lufta e UÇPMB-së merr brigada 113 emrin e dëshmorit të Kombit Ibrahim Fejzullahu.

 

2.Fatmir Hajdar Ibishi Z.O. e Dobrosinit 111

I lindur më 10.10.1964 – 26.02.2000 në fshatin Uglarë të Gjilanit.

Fatmiri kreu shkollën fillore Emin Duraku në Uglarë në vitin 1998 kur në Kosovë kishte shpërthye lufta Fatmiri kthehet nga perëndimi në vendlindje dhe menjëherë kyçet në njësitet guerile të UÇK-së në Z.O. të Karadakut në pikën e Zhegocit në brigadën 171

Kadri Zeka.Në fillimin të luftës së UÇPMB-së Fatmiri ishte ndër të parët në themelimin e sajë.

 

3.Sherif Faik Jonuzi i lindur më 28.12.1978 – 21.04.2000 Z.O. e Breznicës Brigada 114. Sherifi u lind në Breznic shkollën fillore e kreu në vendlindje të mësmen në Roganë,më pastaj vijoi shkollimin e lartë në shkollën Petagogjike Skendërbeu në Gjilan.

Fatmiri mori pjesë në luftën e UÇK-së në Z.O. të Karadakut e pastaj në zonën operative të Pashtrikut, mori pjesë në operacionin Shigjeta në luftën e UÇPMB-së ishte ndër themeluesit e parë ra heroikisht së bashku me Enver Bajramin në Gjergjerc.

 

4.Enver Rasim Bajrami i lindur me 30.09.1976 – 21.04.2000 Z.O.e Breznicës Brigada 112

Enveri u lind në Breznicë,shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme në Rogandë.

Fatmiri ishte ushtarë i UÇK-së brigada 172 Isa Kastrati.

Në UÇPMB ishte një ndër të parët në themelimin e sajë.Me rënjen e dëshmorit të Kombit Enver Bajrami brigada 112 emërtohet me emrin e Sherif Jonuzit e Enver Bajrami.

 

5.Arben Sadik Ramadani i lindur me 01.06.1981 - 19.05.2000 Z.O. e Preshevës Brigada 113.

Arben Ramadani ishte një ndër të parët në pregaditjen e luftës së UÇPMB-së.

Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit.Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës në Z.O. të Preshevës ku mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë doti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së.

Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 Ibrahim Fejzullahu.

 

6.Shkëlzen Niazi Krasniqi i lindur me 16.04.1980 – 19.09.2000 Z.O. e Dobrosinit Brigada 111

Shkëlzeni u lind në fshatin Opterush të Rahovecit,Shkollën fillore e kreu në vendlindje në Shkollën Lidhja e Prizrenit.Në qershor të vitit 1998 u rreshtua në Brigadën 124 u sistemua në bataljonn e I-rë kompania III-të Brigada 124 Gani Paçarizi.

Mori pjesë në luftimet e ofenzivës të 25 Majit 1999 mbi fshatin Medvecë të Prizrenit.

Dhe ju bashkangjit luftës në Luginën e Preshevës Brigada 111 Fatmir Ibishi.

Familja e tijë faliminderoi për vizitat që i bënë prej Shoqatës SHRKVNJK.

 

 

7.Eqrem Shefqet Hoxha i lindur më 18.06.1977 – 19.09.2000 Z.O. e Dobrosinit Brigada 111

Eqremi lindi në fshatin Randobravë tash Qëndresë Shkollën fillore e kreu ne Shkollën

Fadil Hisari në Prizren për shkak kushteve ekonomike nuk arrirti të vazhdoj shkollimin,merr pjesë në luftën e UÇK-së në kuadër të shtabit lokal për Z. e Vorronit në Jeshkovë në 23 Qershor 1998 merr pjesë në betejën e Helit dhe Jeshkovës me 01-04 Shtator me çrast merr një plagë të lehtë.Eqremi ishte luftëtarë i njësitit Elit Syri i Shqiponjës ku mori pjesë në 28 aksione të suksesshme me shokë.

Këto të dhëna ishin nga nëna  Nashide dhe motra Arjete Hoxha.

Eqremi  vazhdoi të jetë aktiv dhe ju bashkangjit luftës së UÇPMB-së Brigada 111.

Fatmir Ibishi.

 

8.Betim Isa Berisha i lindur me 07.03.1981 – 19.09.2000 Z.O.e Dobrosinit Brigada 111.

Betimi Lindi në Prizren vjen nga familja e fshatit malor të Arbëris së Prizrenit ish Leskoc.

Betimi shkollën fillore e kreu në Fadil  Hisari në Prizren.Më 23 Qershor 1998 u mobilizua në zonën e Vërrinit në muajin Gusht ishte nisur me shokë për armatim në Shqipëri.

Kryente detyrat me nder dhe i diciplinuar.

Me 01. Shtator 2000 Betimi me Eqrem Hoxhën u nisën për në luftën e UÇPMB-së në Dobrosin Brigada 111 Fatmir Ibishi. 

 

9.Niazi Ramush Azemi Kom. Mjekrra i lindur 15.06.1970 - 26.03.2001 Z.O. e Preshevës

Brigada 115.

Niazi Azemi Kom. Mjekrra në kuadër të Z.O. të Preshevës ishte ushtaraku me pozicion Hirarkis si Zavens Komandant i Z.O. të Peshevës fillimisht në Brigadën 115 Karadaku.

Ishte Kom. i Togut të Vitisë pastaj kalon në Komandant Brigade 115 dhe më vonë më

18 Mars emërtohet si Zavens Komandant  i Z.O. të Preshevës.

Niaziu mori pjesë në shumë sulme Guerile ndaj forcave Serbe si dhe në shumë beteja.

Aktivitetet e tijë njihen edhe nga fillimi i viteve të 90- ta mori pjesë edhe në luftrat në Bosnje dhe pastaj në luftën e UÇK-së në Z.O. të Dukagjinit.

 

10.Agim Milaim Elshani i lindur 09.04.1975 – 27.03.2001 Z.O. e Çarrit Brigada 114

Agimi lindi në fshatin Guncat ishte pjesëmarrës i luftës së UÇK-së pas lufte në TMK dhe pjesëmarrës në luftën e UÇPMB-së.Agimi ishte ushtarë i përpikët dhe i diciplinuar.

 

11.Besim Ibrahim Mazdreku i lindur 23.01.1981 – 17.04.2001 Z.O. e Çarrit Brigada 114

Besim Mazdreku u radhit në radhët e UÇPMB-së më 15.01.2001 në Z.O. të Çarrit në Brigadën 114 edhe Besimi ishte aktiv në betejat që u zhvilluan në Z.O. të Çarrit me nderë kreu detyrat deri në ditën e rënjes së tijë.

 

12.Kasriot Murtez Arifi i lindur me 10.03.1976 – 14.05.2001 Z.O. e Preshevës Brigada 113

Kasrioti erdhi dhe u radhit si luftëtarë në brigadën 113 Ibrahim Fejzullahu në Dhjetor të 2000 –shit fillimisht shërbeu në pikën e Muaxherës në kuadër të batalionit të I-rë brigada 113

Më vonë sistemohet në policinë ushtarake në kuadër të Z.O. të Preshevës si dhe në njësitin për intervenim të shpejt në kuadër të Z.O. të Preshevës,Kasrioti merr pjesë në shumë beteja në atë të Caravajkës të marsit 2001 dhe në fund të Rahovicës në maj 2001

Këto të dhëna janë nga Kom. Shpëtimi.

 

13.Shaban Rexhep Ukshini Kom. Terri i lindur me 10.11.1969 – 14.05.2001 Z.O.

Preshevës Brigada 113

Shabani ishte një ndër themeluesit e parë të UÇPMB-së ishte aktiv edhe gjat përgaditjeve

për luftë,mori pjesë edhe në sigurimin e armatimit dhe strehimit të tijë në luftën e

UÇPMB-së mori pjesë që nga fillimi ishte pjesëmarrës i shumë betejave të Shoshajës, Bukocit,Rahovicës.Si komandant udhëhoqi në pikën e Bukocit batalionin e II-të Brigadës 113 Ibrahim Fejzullahu udhëhoqi edhe betejën e fundit të Rahovicës të 12 majit 2001.

Ra heroikisht me 14 maj 2001 së bashku me Kom.Delta,Kasriot Arifi dhe Sami Ukshinin.

 

 

14.Sami Nevzad Ukshini i lindur me 23.12.1978 – 14.05.2001 Z.O e Preshevës Brigada 113

Sami Ukshini ishte luftëtarë në brigadën 113 Ibrahim Fejzullahu mori pjesë në shumë beteja të luftës si në Shoshajë,Caravajkë,Bukoc dhe në Rahovicë ishte në njëisitin për intervenim të shpejtë në kuadër të Z.O. të Preshevës dhe si polic ushtarak.

 

15.Sevdail Shefki Idrizi Kom. Guri i lindur me 01.05.1973 – 29.10.2001 Z.O.P. Brigada 113

Sevdaili ishte pjesëmarrës në tri luftrat UÇK – UÇPMB dhe UÇK-së të Makedonis në luftën e UÇPMB-së ishte përgjegjës i logjistikës për anën e koridorit të Luginës së Karadakut ku bëri strehimin dhe mirmbajtjen e armatimit si dhe në luftë shpërndarjen e tijë.

Aktivitetet e tija ushtarake i kreu me nderë dhe sukses.

Aksidentalisht ndërroi jetë në fund të luftës përfundimtare të UÇK-së në Makedoni.

 

16.Mitat Skender Musliu i lindur me 16.02.1981 – 14.05.2001 Z.O.P.Brigada 113

Mitati ishte si fëmijë i urtë dhe i përpikët qysh në luftën e UÇK-së si i ri nuk u bënte rahat dhe në fillim të luftës së UÇPMB-së kërkonte nga babai dhe nana e tijë të japin leje për t’ju bashkangjitur ushtarëve të parë por nënat si nëna ishte vështirë për ti thënë po por ai

gjith një duke mos qenë i qetë dhe një ditë babai me të shoqen e tijë e panë të rrugës për

t’ ia dhanë lejën dhe  i thanë po dhe u përshëndetën dhe ai  doli i guxueshëm nga shtëpia dhe iu bashkangjit shokëve të tijë.

Mitati u radhit në UÇPMB në fillim të daljes në skemë si vullnetarë kaloi në Brigadën 113 IbrahimFejzullahu ku u sistemua në batalionin e II-të pika e Bukocit.

Udhëhoqi me njësitin e vijës së parë të ndërrimit që mbrohej te Bria e Bukocit ishte gjithmonë aktiv në beteja edhe në betejëne fundit të Rahovicës.Ishte në vijëne parë në veri perëndim të fshatit Rahovicë ku ra Heroikisht me 14.05.2001

 

17.Bardhyl Bejtulla Osmani Kom. Delta i lindur me 16.06.1972–14.05.2001 Z.O.P.Brigada 113

Bardhyli ishte luftëtarë i ditëve të para të themelimit të UÇPMB-së.

Mori pjesë në luftën e UÇK-së në Pashtrik si snajperist në luftën e UÇPMB-së shërbeu në Brigadën 113 Ibrahim Fejzullahu ku e udhëhoqi në pikën e Shoshajës në kompaninë e

III-të në kuadër të batalionit të II-të të Brigadës 113 Ibrahim Fejzullahu mori pjesë në shumë beteja si në Shoshajë,Bukoc dhe Rahovicë.

 

18.Qenan Ibrahim Rahimi i lindur me 25.08.1978 - 22.04.2001 Z.O.P.Brigada 113

Qenani u radhit në UÇPMB në Brigadën 113 Ibrahim Fejzullahu ku më vonë sistemohet në batalionin e II-të të Brigadës 113 ku ishte me qëndrim në Bukoc.

Qenani ishte në vijën e parë mbrojtëse të pikës së Brijës udhëhiqte me njësitin e ndrrimit të tijë në pikën e Brijës.Bie Heroikisht po në këtë pikë me 22.04.2001,me rënjen e tijë batalioni I dhe  II-të i Brigadës 113 merr emrin e dëshmorit të Kombit Qenan Rahimi.

 

19.Shaban Nefail Shahinii i lindur me 01.04.1975 – 13.05.2001 Z.O.P.Brigada 113

Shabani u rreshtua në Brigadën 113 Ibrahim Fejzullahu pran batalionit të II-të pika në Bukoc. Shabani e udhëhoqi skuadrën e tijë që përbëhej nga ushtarët për vëzhgim nga se ishte njohës  i mirë i terenit ishte snajperist i mirë me armën që dispononte snajper 8mm.

Ra në betejën e Rahovicës me 13.05.2001.

 

20.Agim Qahil Halimi i lindur me 01.04.1967 – 13.05.2001 Z.O.P. Brigada 113

Agimi ishte aktiv gjatë daljes në skemë të UÇPMB-së u inkuadrua në Brigadën 113 Ibrahim Fejzullahu.Agimi vepronte në njësitet e organizuara në brendi të fshatit Rahovicë ku me betejën e fundit të Rahovicës bie në vijën e parë të mbrojtjes në para lagjen e Preshevës me 13.05.2001.

 

21.Hysen Niazi Salihu i lindur me 15.04.1979 – 11.05.2001 Z.O.P.Brigada 113

Hyseni rreshtohet në kuadër të Brigadës 113 Ibrahim Fejzullahu në batalionin e I-rë të kompanisë së II-të në Muaxhere si luftëtarë shërbeu deri në fund në mbrojtje të pikës së Muaxherës ishte luftëtarë i dalluar me qëndrimin e tijë besnik vullnetarë në shum aksione kundër armikut ra në datën 11.05.2001 në Muaxhere.

 

 

22.Artan Arif Abazi i lindur ………………………….- 18.02.2001 Z.O.D. Brigada 111

Artani si i ri i pa punë në Pranverë të vitit 2000 doli për të punuar në Gjilan dhe duke e pa

se bëhej pregaditja e UÇPMB-së ai iu bashkangjit shokëve të tijë dhe u kyç drejt për së drejti në radhët e UÇPMB-së në Brigadën 111 Fatmir Ibishi në Dobrosin.

Artani edhe pse ishte i ri kishte bindje të plotë për të luftuar ball për ball me armikun duke e mos dëgjuar anash për të u larguar nga UÇPMB-ja dhe ai ra Heroikisht në betejën në Lluçan të Bujanovcit me datën 18.02.2001.

 

23.Daut Sylejmani i lindur me 04.12.1984 – 23.03.2001 Z.O.D. Brigada 111

Dauti ishte banorë i fshatit Dobrosin dhe qysh në fillim të daljes në skenë UÇPMB-ja ai iu bashkangjit radhave në brigadën 111 Fatmir Ibishi.

Dauti kryente detyrat me nderë dhe sinqeritet deri rënjen e tijë me 23.03.2001.

 

24.Vebi Rexhepi i lindur me 27.02.1955 – 22.02.2001 Z.O.K. Brigada 112

Vebiu ështe i lindur në Konçul ku ishte edhe hyrja dhe dalja Kosov Luginë e Preshevës.

Pasi aty ishin forcat policore sllave ju bashkangjit forcave të UÇPMB-së dhe i shërbeu me nderë UÇPMB-së deri në fund të rënjes së tijë me 22.02.2001.

 

25.Berat Qani Sinani i lindur me 08.05.1983 – 12.05.2001 Z.O.D. Brigada 112

Berati në Pranverë të 2001 u rreshtua në Brigadën 111 Fatmir Ibishi.

Si luftëtarë ishte i mirë dhe kryente detyrat që ju besoheshin atij.Ra heroikisht me datën 12.05.2001 në Dobrosin.

 

26.Besim Nazmi Faiku i lindur me 07.03.1978 – 26.01.2001 Z.O.B.Brigada 112

Besimi u radhit në luftë në UÇPMB-së si vullnetarë kaloi  në Brigadën 112 dhe me hyrjen në Tërrnoc qëndroi besnik ndaj shokëve dhe vendit të tijë deri në rënjen e tij me 26.01.2001.

 

27.Ridvan Hysen Qazimi Kom. Leshi i lindur me 04.04.1964-24.05.2001Z.O.B.Brigada 112

Ridvani qysh në luftën e UÇK-së ishte aktiv dhe bënte furnizimin me mjete ushtarake me veshmbathje të tjera UÇK-së dhe pas mbarimit të luftës së UÇK-së vazhdoi aktivitetet e tija për pregaditjen dhe themelimin e UÇPMB-së.

Ridvani ishte ndër të parët që mirte aksione në betejat kundër forcave Serbe dhe njëra ndër më të sukseshsmet ishte ajo që shporri forcat Sllave jasht pozicioneve të tyre dhe hyri në Tërrnoc ku edhe u prit me kënaqësi nga popullata vendore.

Ridvani ishte edhe negociatorë me Ndërkombëtarët dhe Serbët për demilitarizimin dhe ndërprerjen e luftës.Mbas demilitarizimit me 24 Maj 2001 u vra në mënyrë tradhëtare nga forcat Serbe.

 

Për të gjithë dëshmorët e rënë këto të dhëna janë nga dora e parë nga prindërit, Komandantët,dhe shokët e dëshmorëve ish luftëtarët e UÇK-së dhe UÇPMB-së.

 

                                                                                                         SHRKVNJK

                                                                                      Nazmi Hajredini-Kryetar