Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” është kundër çdo akti të dhunës, andaj edhe të akteve të shëmtuara ndaj mendimit të lirë, ndaj medieve e posaçërisht ndaj gazetarëve.
Me këtë rast shoqata humanitare "Lugina
e Preshevës" dënon ashpër aktin e dhunës ndaj kameramanit të programit DIASPORA në Gjermani.
Ndaj programit të RTK-ës Diaspora, posaçërisht ndaj punonjësve të sajë në diasporë shoqata jonë humanitare ka respekt te posaçëm. Udhëheqësit e këtij programi si gazetari zotëri Dashnim Hebibi dhe
udhëheqësi i programit zotëri Esat Husaj nuk kanë kursyer as kohë a djersë për të informuar në çdo kohë aktivitetin e shoqatës tonë dhe të shoqatave të shumta në perëndim.
Ne i jemi mirënjohës udhëheqësve te Programit DIAPSORA dhe kërkojmë qe mos të luhaten ne rrugën e shenjtë për informimin. Programi diaspora eshtë një
dritare e madhe për pasqyrimin e aktiviteteve dhe halleve të diasporës shqiptare në botë.
Kush sulmon programin diaspora ai ka sulmuar gjithë diasporën.
Shoqata humanitare “Lugina Preshevës” përshëndet punën e gazetarëve të Programit DIASPORA dhe porosit qe ky
rast mos te ndikoj ne pengimin por përkundrazi të vazhdoj edhe me fuqishëm ne përparimin e këtij programi nga DIASPORA për DIASPORËN.
Në emër të Kryesisë së
shoqatës humanitare
“LUGINA E PRESHEVËS”
Kryetari Shaip Bajrami
