Vendi i parë i takoi ekipit futbollistik "FC-SORROJI" nga Rorschach-i (SG)

Appenzell, 22.03.2009
Nën
patronatin e SHH "Lugina e Preshevës" në Appenzell te Zvicres u mbajt turnir i futbollit.
Me iniciativën
dhe angazhimin e Klubit Futbollistik "FC-Lugina e Preshevës" nën patronatin e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, dje me 22.03.2009 në Appenzel
të Zvicrës, ne qendrën sportive Turnhalle Gringel, u mbajt turnir i futbollit. Në këtë turnir sportiv morën pjesë këto ekipe: FC-“Lugina e
Preshevës”, FC-“Diaspora”, FC-“Rainca”, Chelsi, Dardania AI, Ardhmeria, Dugagjini St.Gallen, Kickers Balgach, Miratoci, Sorroja Rorschach, Xhamia Elshemes Rebstein, Pallas Trading, Rinia e Luginës
Preshevës, Xhamia e Wilit, Gaspar Maler, Mobile Zone, Atdheu Bad Ragaz,Bajram Curri, Josef Bodenleage.
Ky turnir futbolli përpos qëllimit humanitar e sportiv arriti edhe qëllime të afrimit e
bashkimit të rinisë ne këtë pjesë te diasporës shqiptare. Falënderojmë gjithë pjesëmarrësit e këtij turniri si ekipet pjesëmarrëse, sponsorët e shumtë dhe
publikun e mrekullueshëm. Turniri i futbollit kaloi pa asnjë ekces, gjitha ekipet treguan lojëra te mira, në çdo ekipe kishte lojtar të dalluar, publiku ishte i kënaqur me gjithë turnirin. Organizimi
poashtu ishte shumë ne nivel, si referimi, pritja, ushqimi e gjithë atmosfera ishte shumë ngrohtë dhe miqësore.
Në çdo lojë dikush duhet të jetë i pari, kësaj radhe pas lojës finale mes ekipës “FC SORROJI” dhe ekipës “FC-Diaspora” fitoi bindshëm Klubi Futbollistik "FC-SORROJI" nga
Rorschachi dhe zuri vendin e parë. Vendin e dytë e zuri FC-Diaspora kurse të tretin i e fitoi ekipi “Jozef Bodenbelege”.
Me këtë rast falënderojmë gjithë pjesëmarrësit, si ekipet sportive ashtu edhe publikun i cili ka qenë i mrekullueshëm, falënderojmë organizatorin FC-Lugina e Preshevës dhe Kryesin e Shoqatës
Humanitare “Lugina e Preshevës” nën patronatin e së cilës u organizua ky manifestim sportiv e kulturor.
Në fund për
mbështetjen që i dhanë këtij turniri të mirëfillt sportive hum natar i falënderojmë sponsorët:
1.MSS Haustechnik Roschach z Murat Avdiu, 2.Presheva BYRO z Ferat Rashiti, 2.Resturanti LALA Rebstein z Xhelal Shahini, 4.Cafe Bar Altstätten z Burhan Rexhepi, 5.Memeti Beläg St.Gallen z Bekim
Memeti, 6.ANB St.Gallen z Besim Jashari, 7.Gaspar Maler St.Gallen z Muzli Balaj, 8.Gipsgescheft Pascal St.Gallen z Pashk Bibaj, 9.Garag Morella Tübach z Beni Mili, 10.Medina Damenmode Flawil z Agron
Asllani, 11.Albakos GmbH Wintertur z Bashkim Memeti, 12.Palas Trading St Margaretten z Idriz Emerllahu-13.ZEOB GmbH Zürich z Xhevat Sadrijaj, 14.CELIK
MARKET GmbH St.Gallen z Halil Çelik, 15.LULZIM ZHAKU ALIU, 16.Kebap Dener z Xhevat Metezi dhe Sponsorin 17.Gartenbau Rorschach z Vaid Beqiri i cili ishte kapiten dhe mbrojtës i ekipit FC
SORROJA e cila ekipë ne kete turnir fitoi bindshëm dh eme merita vendin e parë.
Këshili per
informata i
SHH "Lugina e Preshevës"

