VENDIM I DATËS 17.10.2009
Kryesia e shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në mbledhjen e rregullt të kryesisë, të mbajtur më 17.10.2009 në Rorschach, merr vendim që në të ardhmen
për shërbimet e ndryshme në lidhje me gjitha llojet e sigurimeve, formave të kursimit, hipotekave, plotësimit të dokumentacioneve të tatimit, përkthimeve etj. të këshillohet
në Këshillimoren e Bashkësisë Shqiptare: AGS-Beratungsstelle
Arsyetim: kryesia e shoqatës gati një vit është ne dijeni për projketin e "Bashkësia Shqiptare në Zvicër " për sigurim kolektiv të shqiptarëve në Zvicër
AGS-Kollektivversicherung dhe për bashkëpunimin e Bashkësisë Shqiptare me dhjetëra firma siguruese Zvicerane. Jemi po ashtu në dijeni se nëpërmjet këtyre projekteve familjet shqiptare në Zvicër mund të përfitojnë 15 % e më tepër
zbritje nga të gjitha sigurimet shtesë te disa dhjetëra sigurime shëndetësore. Po ashtu jemi ne dijeni se me Bashkësinë se Shqiptare sivjet bashkëpunon 6 firma shqiptare të cilat
kanë të punësuar mbi 50 këshilltar të sigurimeve. Konstatojmë se "Bashkësia Shqiptare në Zvicër" për ne është garant se në çdo kënd të Zvicrës punët mund të kryhen sipas
marrveshjeve paraprake edhe ate me kohë dhe me kualitetin e duhur.
Duke u nisur nga këto fakte të lartshënuara, ne si Kryesi e Shoqatës, anëtarësisë së Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” i preferojmë që për
nevoja të sigurimeve dhe shërbimeve të lartpërmendura s`pari të drejtoheni te Këshillimorja e Bashkësisë Shqiptare:
"AGS-Beratungsstelle"
Romanshrornerstrasse 100, 9320 Arbon
Tel: 071- 526 31 83, Fax: 071-508 16
18
Mobil:076-388 09 57, E-Mail:info@bshz.ch
e pasi që të jeni këshilluar të vendosni ku, si dhe çka duhet të ndërrmerrni
St. Gallen, 17.10.2009 Kryesia e SH.H "Lugina e Preshevës
Vërejtje:
Ky rekomandim i kryesisë nuk është obligues, e drejta për tu
këshilluar dhe për të vendosur rreth asaj se ku dhe si do të
siguroheni mbetet e drejtë personale e secilit anëtarë te shoqatës.
________________________________________________________________________

AGS-Beratungsstellen
071-526 31 83, 052-526 10 07, 043-526 51 43
061-526 51 52, 041-526 01 94, 031-526 62 12
Hauptsitz: Romanshornerstrasse 100, 9320 Arbon
_______________________________________________________________________
VENDIME NGA MBLEDHJA E DATËS 27.09.2009
Tënderuar anëtarë, donator të nderuar Zonja dhe Zotëri,
1. Kryesia e Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS” në mbledhjen e rregullt të datës 27.09.2009
morri vendim për ndërtimin e shtëpisë së ish luftëtarit të UÇK-ës dhe UCPMB-ës Zotëri Burim Fazliut i cili më 26.12.2008 u burgos dhe ende
po mbahet në burgun e Beogradit.
2.
Për vitin kalendarik 2009/10 Shoqata jonë nuk ka bërë ende kurrfarë
marrëveshje me asnjë firmë për këshillimin dhe ndrrimin e sigurimeve shëndetësore.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes shoqatës tonë dhe Firmës ZOEB-GmbH për vitin kalendrik
2008/2009
ka filluar më 08.10.2008 dhe ka përfunduar më 08.10.2009.
Për vitin kalendarik 2009/10 Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" nuk ka bërë marrëvshje
bashkëpunimi me firmën ZOEB-GmbH. Arsyet janë mosdorëzimi i listës së plotë të anëtarëve të siguruar gjatë vitit 2008/2009 dhe mos paraqitja e Firmës ZOEB-GmbH te Kryesia Shoqatës !
------------------------------------------------------------------------------------
Skjarime rreth vendimit 2
Siç
jeni të informuar, në tetor vitit 2008 „Bashkësia Shqiptare në Zvicër” me seli në Arbon/TG, respektivisht Kryetari i
sajë Z. Ahmet Hasani i propozoi shoqatës tonë që të merrte pjesë në një projekt të "Bashkësisë Shqiptare në
Zvicër" AGS-Kollektivversicherung nëpërmjet të
cilit parashihte përfitimin kollektiv prej 15% rabat ne sigurimet shtesë për ata qe do siguroheshin dhe rritjen e fondit të shoqatës. Projekti në fjalë parasheh mundësinë e rritjes së fondeve humanitare të shoqatave shqiptare në
Zvicër duke përfituar nga rasti i ndërrimit të sigurimeve (Krankenkasse ), proces
ky të cilin po thuajse çdo vjet shaku i ngritjes së çmimeve janë të detyraur ta bëjnë shumë qytetar të Zvicrës!
“Bashkësia Shqiptare në Zvicër” si ideatore dhe bartëse
e projektit AGS-Kollektivversicherung gjatë vitit 2008 në mungesë të
infrastrukturës së nevojshme na propozoi që në bazë të një marrëveshjeje me shkrim, për v. 2008 puna këshillimore në teren, si krahasimet dhe
ndërrimi eventual i sigurimeve të anëtarësisë, ti jepej një firme me pronar shqiptar. Nga që projketiishte në fillim dhe nuk kishte mundësi te zgjedhjes së madhe vitin që shkoi siç e dini kjo
detyrë me një marrëveshje të posaçme të nënshkruar nga dy palet ju dha firmës ZOEB-GmbH nga Zürich-i. Si
i rezultat i ketij projekti dhe angazhimit të Z. Ahmet Hasani gjithë ata që u siguruan përfituan nga 15 % rabat kolletiv në sigurimet shtesë, kurse në xhirollogarinë e shoqatës tonë u
derdhën 4000 Fr.

