Mirë se vini në Shoqatën Humanitare "Lugina e Preshevës"
FOTO ARHIV REST-LALARebstein, 24.10.2009
Sot më 24.10.2009 në lokalet e Restorantit LALA në Rebstien u mbajt takim pune i SHH“Lugina e Preshevës”, me ç`rast u caktua edhe një pikë e re për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e shtëpisë Burim Fazliut. Në këtë takim morri pjesë nënkryetari i shoqatës Z.Fazli Musliu dhe sekretari i shoqatës Z.Ferat Rashiti.Përgjegjës për grumbullimin e ndihmave për Rebstein e rrethinë u autorizua pronari i restorantit LALA. Me këtë rast gjithë bashkatdhetarët nga Rebstein dhe rrethina, posaçërisht ata që gravitojnë në këtë Restorant, i njoftojmëqë ndihmat për këtë aksion mund ti dorëzojnë te pronari i restorantit LALA.
Rebstein, 24.10.2009
Flums/SG, 23.10.2009
Të nderuar anëtarë, donator të nderuar, Zonja dhe Zotëri,
Ju njoftojmë se kryesia e shoqatës Humanitare "LUGINA E PRESHEVËS" sot më 23.10.2009 ishte në Fllums ku edhe pranoi ndihmat që ishin tubuar për
ndërtimin e shtëpisë Burim Fazliut .
Me këtë rast falënderojmë posaçërisht Z. Memet Salihu i cili me leje të Kryesisë së Xhamisë së Fllumsit me 02.10.2009, pranoi autorizimin nga ana e
Shoqatës Humanitare “Lugina e Peshevës” që të angazhohet në grumbullimin dhe regjistrimin mjeteve dhe donatorëve. Shfrytëzojmë nga rasti që të
falënderojmë gjithë pjesëmarrësit e këtij aksioni humanitar e kombëtar. Për kontributin e madh edhe një herë falënderojmë kryesinë e Xhamisë. Ju
informojmë se aksioni ende nuk ka perfunduar dhe si i tillë në disa qytete tjera vazhdon ende. Parashikimet tona janë që aksioni do të perfundoj shpejt dhe me shumë sukses, se do te
dalim gjithë faqebardh në këtë rrugë shumë humane e kombëtare.
Zoti i shperbleftë gjithë donatorët!
Për të parë rrjedhën e aksionit, klikoni te fotografia lartë ose majtas lartë te
linku:
Projekti i dytë
FILLOI AKSIONI PËR SHTEPINË E BURIM FAZLIUT
SHOQATA "ATDHEU" I JEP PËRKRAHJE TË PA REZERVË AKSIONIT HUMANITAR PËR NDËRTIMIN E SHTËPISË SË BURIM FAZLIUT

CH-Bad Ragaz, 10.10.2009
Mbrëmë në lokalet shoqatës "ATDHEU" në Bad Ragaz të Zvicrës u mbajt takimi informativ për aksionin e paralajmëruar për ndërtimin e shtëpisë luftëtarit të lirisë Zotëri Burim Fazliu. Kryesia e
Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës" në përbërje Shaip Bajrami kryetar, Bejtullah Behluli arkëtar, Ahmet Hasani drejtues i këshillit për informim u pritën vëllazërisht nga kryesia e shoqatës
"Atdheu" ne përbërje: Gazmend Nuhiu Kryetar, Xhevat Avdiu nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë Suad Sadiku e Reshat Destani. Ky takim informativ u zhvillua në një atmosferë shumë të afërt e
vëllazërore, informimi ishte i shkurt kurse aksioni u përkrah pa rezervë. S`pari Kryetari i shoqatës "Atdheu" Zotëri Gazmend Nuhiu, përshëndeti delegacionin e Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës"
njoftoi te pranishmit për qëllimin e takimit dhe i dha fjalën kryetarit të shoqatës humanitare "Lugina e Preshevës" zotëri Shaip Bajramit.
Kryetari i shoqatës Humanitare "Lugina e Preshjevës" Z. Shaip Bajrami pasi përshëndeti të pranishmit njoftoi për historikun dhe sukseset e shoqatës, rrjedhat e punës në shoqatë, për aksionin paraprak
për përfundimin e punimeve të shtëpisë së Faton Hajdarit dhe për fillimin e aksionit për ndërtimin e shtëpisë së luftëtarit te UÇK-ës dhUÇPMB-ës zotëri BurimFazliut.
Në vazhdim fjalën e morri Z. Ahmet Hasani i cili përshëndeti të pranishmit dhe informoi për projektin e shtëpisë, për afatin e realizimit të aksionit për parashikimet e kryerjes së këtij aksioni. Në
tubim u morr vendimi që aksionit për Bad Ragaz e rrethinë ti prijë Kryesia e shoqatës “Atdheu”. Duke qen aty prezent filloi aksioni, te parët ishin
vetë anëtarët kryesisë, “kështu kemi qenë këtu e 18 vjet, kryesia ka qen ajo e cila i ka pri çdo aksioni...” na shpjegoi nënkryetari shoqatës Zotëri Xhevat Avdiu dhe mbushte një
fletëpagesë duke shënuar i pari emrin e vetë për ta ndihmuar aksion e porsafilluar humanitar! Ishte ky një moment shumë emocionues e shpresëdhënës, një
shembull i mirë për shoqatat e klubet tjera, për gjeneratat e reja.
Me këtë rast nëpërmjet këtij shkrimi shfrytëzojmë rastin që në emër të shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës” ta përshëndesim dhe ta falënderojmë publikisht shoqatën “Atdheu”,
kryesinë sajë dhe gjithë anëtarësinë dhe simpatizantët e kësaj shoqate vërtetë atdhetare. Ju lumtë, vetëm përpara!
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”
Këshilli për Informim
Dipl.Ing. Ahmet Hasani
Në bazë të vendimit të
kryesisë së Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS” i dalun nga mbledhja e datës 27.09.2009 lëshohet ky
N J O F T I
M
Njoftojmë dhe ftojmë gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Bad Ragaz e rrethinë që të marrin pjesë në tubimin informativ të shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”. Në këtë tubim do të iniciohet një
aksion me rëndësi i Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS” aksion ky për ndërtimin e një shtëpie në fshatin Miratoc për ish luftëtarin e UÇPMB-ës Zotëri Burim Fazliun i cili më 26.12.2008 padrejtësisht u burgos dhe padrejtësisht ende po mbahet në burgun e Beogradit.
Vendi i tubimit: Shoqata “Atdheu” në Bad Ragaz
KOHA E TUBIMIT: më 10.10.2009, ditë e shtunë ora 20.00
Nga Kryesia e Shoqatës Humanitare
“Lugina e Preshevës”

Buchs, 04.09.2009
Sot në lokalet e xhamisë së Buchs-it SH.H „Lugina e Preshevës“mbajti takimin e
vet të radhës për aksionin e ndërtimit të shtëpisë së luftëtarit të lirisë zotëri Burim Fazliut nga fshati Miratoc.
Kryetari dhe sekretari i SH.H “Lugina e Preshevës” raportojnë se takimi Buchs-it ishte takim pune shumë vëllazëror, transparent dhe i hapur.
Për organizimin e këtij takimi informativ falënderojmë kryesinë e xhamisë e posaçërisht zotëri Xhavit Sherifin i cili ndërmjetësoi dhe koordinoi punët rreth organizimit të këtij takimi. Pas fjalës se
rastit të kryetarit të shoqatës Zotëri Shaip Bajrami i cili informoi për qëllimin e takimit për aksionet e shoqatës dhe aksionin aktual për ndërtimin e shtëpisë së ish luftëtarit të UÇPMB-ës zotëri Burim Fazliut, fjalën e morri kryetari i Kryesisë së xhamisë zotëri Ali Jashari i cili gjithashtu foli fjalë
miradije për shoqatën Humanitare “Lugina e Preshevës.
Në ketë takim folën imami i xhamisë pastaj Zotëri Xhavit Sherifi, Shefket Abduli dhe Zotëri Xhela. Në fund u morr vendimi që për rajonin e Buchs-it tubimin e mjeteve ta marr përsipër Haxhi Hysen Sherifi.
Informata:
1. Sekretari i SHHLP-ës Z. Ferat Rashiti:
079 343 86 43
2. I autorizuar për rajonin e Buchs-it
Haxhi Hysen Sherifi: 076 241 68 31
_______________________________________________________________

Sot me 02.10.2009 në objektin
e Xhamisë së Fllumsit në prani të shumë bashkatdhetarëve u shpall i hapur aksioni për grumbullimin e mjeteve me qëllim te ndërtimit të një shtëpie të re për ish luftëtarin e UÇPMB-ës Zotëri Burim
Fazliun. Ju informojmë se Zotëri Burim Fazliu ky luftëtar i lirisë, është një nga 10 të burgosurit e komunës së Preshevës të cilët pushteti i Serbisë padrejtësisht po i mba të burgosur që nga 26 dhjetori 2008.
Aksionin e shpalli të hapur Kryetari i shoqatës Zotëri Shaip Bajrami i cili të pranishmit i njoftoi për historikun, qëllimin, angazhimet dhe projektet kësaj shoqate. Në vazhdim informata të
hollësishme për aksionin dhe shtëpinë e cila do ti ndërtohet Burim Fazliut dha veprimtari dipl.Ing. Ahmet Hasani cili njoftoi se aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare do të zgjas
30 ditë kurse ndërtimi i shtëpisë do të filloj në fillim të vitit 2010.
Informata:
1. Kryetari i SHHLP-ës Z. Shaip Bajrami: 079-239 27 13
2. Zëdhënësi i SHHLP-ës Z.Ahmet Hasani: 076-388 09 57
3. Arkëtari i Shoqatës Z.Bejtulla Behluli: 076-489 81 14
4. Përfaqësuesi i xhamisë së Fllumsit Z. Mehmet Salihu: 077-214 96 50
Kryesia e Shoqatës merr vendime për kontaktimin e anëtarësisë në bazë
VAZHDIMËSI E MIRË E AKTIVITETEVE HUMANITARE

Anëtarët e kryesisë - nga e majta në të djathtë: Bejtulla Behluli, Murat Avdiu, Ahmet Hasani, Shaip Bajrami, Fazli Musliu, Ferat
Rashiti
Me datën 27.09.2009 Kryesia e SHH”Lugina e Preshevës” mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutua për
aktivitetet e deritashme dhe u përcaktuan disa detyra për periudhën e ardhshme. Me këtë rast u vendos që Kryesia e shoqatës të zbres në bazë dhe te kontaktoj më teper me anëtarësinë,
simpatizantët dhe donatorët e shumtë. Qëllimi i këtij aksioni është informimi i drejtpërdrejtë, kontakti dhe anëtrsimi me anëtar te ri. Tubimet do të mbahen kryesisht në ato vende ku
edhe gravitojnë bashkatdhetarët si për shembull në shoqata, klube dhe në bashkësi fetare. Shfrytëzojmë nga rasti që ti falënderojmë gjithë ata që
dhanë kontribut për ngritjen e SHHLP-ës deri ne këtë shkallë. Falënderojmë po ashtu gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë që SHH”Lugina e Preshevës” ta rrisë anëtarësinë e me këtë edhe potencialin humanitar nga i cili presin ndihmë familjet e dëshmorëve, skamnoret dhe
nevojtar te shumtë shqiptar.
Ju informojmë se tubimi i parë me bashkatdhetar do mbahet më 02.10.2009 ditë premte, në xhaminë e Fllumsit pas faljes së xhumasë. Me këtë rast ju informojmë se në tubim pjesëmarrësit do të kenë rastin të kontaktojnë dhe informohen drejtpërdrejt me kryesinë e Shoqatës
Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS”, kryetarin e shoqatës Shaip Bajrami, arkëtarin e Z. Bejtulla Behluli si dhe veprimtarin dipl.Ing. Ahmet Hasani drejtues i Këshillit për informim.
Në këtë tubim do të iniciohet një aksion me rëndësi, vendim ky i kryesisë së Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS” i cili doli nga mbledhja e fundit e Kryesisë. Aksioni në fjalë është një
ndërmarrje shumë e rëndësishme sepse fjala është për ndërtimin e një shtëpie në fshatin Miratoc për ish
luftëtarin e UCPMB-ës Zotëri Burim Fazliun i cili më 26.12.2008 padrejtësisht u burgosur dhe ende gjendet në burgun e Beogradit.
INFORMATË MBI AKTIVITETIN E SHOQATËS
Të nderuar anëtarë të shoqatës humanitare "lugina e preshevës",
humanist e bamirës të nderuar
KEMI KËNAQËSINË dhe nderin QË T`JU NJOFTOJMË SE Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës“
në Zvicër është duke kryer misionin e vetë në bazë AtdhEtare humanitare e njerëzore.
sh.h.”luGINA E
PRESHEVËS” është duke punuar vetëm për hirë te Allahut dhe në shërbim të njerëzimit, në shërbim të 28 familjeve të dëshmorëve të Kosovës Lindore, në shërbim të skamnorëve e tË pastrehëve.
për ta lexuar gjithë tekstin shtype këtë link.....

SHHLP/NË BELGJIKË ËSHTË THEMELUAR MË 16 DHJETORË 2006
Shoqata Humanitare "LUGINA E PRESHEVËS" për Belgjikë, Beneluxs:
Anëtarësia vjetore vetëm 20 Euro
Informata në
E-mail:suat-shabani@hotmail.com
Xhirollogaria e bankës në Belgjikë DEXIA BANK:779-5912465-58
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.
ME 24.07.2009 SHH"LUGINA E PRESHEVËS" ORGANIZON TURNIR HUMANITAR NË PRESHEVË SPONZORA MEDIAL TË TURNIRIT RTV ALDI PRESHEVË DHE TVP NË PRESHEVË
U mbajt turniri humanitare ne Presheve
SHQIPTARI I TALENTUAR KRISTJAN NUSHI LUAN PER FC-ST.GALLEN
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.
Të nderuar bashkatdhetarë, anëtarë dhe
simpatizant të nderuar, Zonja dhe Zotëri,
kemi nderin që në turnirin humanitar të kemi trikon e futbollistit të njohur Kristjan Nushi.
Futbollisti shqiptar K. Nushi i lindur me 21.07.1982 është shumë i talentuar, nga data 15.06.2009 ai ka filluar të luaj në Klubin FC St.Gallen. Z. Nushi më parë ka
luajtur në shumë ekipe tjera si FC-ARAU ka marrë po ashtu pjesë edhe ne kombëtaren shqiptare.
Me këtë rast e falënderojmë Z. Nushi, Klubin FC- St.Gallen po ashtu falënderojmë edhe fizioterapeutin e klubit FC- St.Gallen, Zotëri Armend Avdilin
SHH "Lugina epreshevës"
Këshilli per Informim
Dipl.Ing. Ahmet Hasani
U mbajt turniri tradicional që organizohet nga FC APPENZELL

Appenzel, 05.07.2009
Në këtë turnir tradicional ku morën pjesë 177 ekipe të kategorive të ndryshme morri pjesë edhe ekipi ynë futbollistik "LUGINA E PRESHEVËS" dhe zuri vendin e dytë. Në finale FC "LUGINA E PRESHEVËS" për kundërshtar pat ekipin kroatë të cilët përpos shkathtësive sportive patën
edhe fat kështu që zunë vendin e parë. Ekipi jonë luajti
ne mënyrë shumë cilësore dhe eliminoi ekipe si FC Appenzelli-n dhe atë të Bosnjës dhe kështu arriti deri në finale dhe zuri vendin e dytë. Kësaj radhe
fati nuk e deshi që të marr vendin e parë, por besojmë se vitin e ardhshëm kjo do te ndodh. Me këtë rast
falënderojmë dhe përgëzojmë gjithë futbollistët e ekipit “LUGINA E PRESHEVËS” dhe i mirëpresim gjatë pushimeve në turnirin humanitar i cili do te mbahet
ne atdhe – në Preshevë!
KOMUNIKATË ME RASTIN E TRE VJETORIT TË THEMELIMIT TË SHOQATËS HUMANITARE "LUGINA E PRESHEVËS"
Në mbledhjen e
fundit të Kryesisë së Shoqatës Humanitare „LUGINA E PRESHEVËS“ pas analizave të punës dhe marrjes së vendimeve të mbledhjes u morr vendimi që me rastin e tre vjetorit të themelimit të shoqatës te
dilet me një KOMUNIKATË
për të lexuar tekstin e plotë shtype këtë link ose fotografinë...
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.
AKADEMI PËRKUJTIMORE
KUSHTUAR DËSHMORËVE TË UÇPMB-ës
Të nderuar anëtar, bashkatdhetar të nderur ju njoftojmë se më 17. maj ora 14.00 në restoran STADTHOF në RORSHACH adresa: Kirchstr.9, 9400
Rorschach, mbahet AKADEMI PËRKUJTIMORE e cila tradicionalisht për çdo vjet mbahet për t`i nderuar të rënët për lirinë e komunave shqiptare Preshevë, Medvegjë e
Bujanoc.
Ju përshëndet dhe mirëpret Këshilli Organizativ
Sponzor kryesor té akademin jané Xhevat Sadrijaj "ZEOB GmbH"Dhe Vaid Beqiri "GARTENBAU"Kéta dy Biznismené béjné sponzorimin e RTK Diaspora
Ndihmat e SHHLP dhe SH MEDVEGJA per 2008 jane
1.Gazmend Fazliu Fsh Miratovc kom Presheves -2540.00Fr
2.Hamdi Ajdini Fsh Shoshaj kom Presheves 700.00Fr
3.Fatmir Ibishi Kom Gjilanit 500.00Fr
4.Ruzhdi Rexhepi Fsh Naikushtak Kom Kumanov760.00Fr
5.Familjet e deshmoreve dhe invalidet 9500.00Fr
6.Familjet e Skamnoreve Preshev Bujanovc 2000.00Fr
7.SH.Jeta ne Kastriot -Kosov 1000.00Fr
8.Per arrestimin e 10 familjeve ne Presheve 2500.00Fr
9.Dhe shoqata Medvegja ka ndihmu fam e desh 4000-00Fr
Shuma e pergjithshme per vitin 2008 eshte 2.4200.00Fr
dhe per 2009 vazhdonojne ndihmat shum rrespekt per ata qe na mbeshteten dhe vazhdojne te na mbeshtesin
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.
*******AKTIVITET SPORTIV I "LUGINËS SË PRESHEVËS" NË ZVICËR*******
MBLEDJE E RREGULLT E KRYESISË SË SHHLP-ës
Rebstein,26 .04.2009
Kryesia e SHHLP-ës mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutua dhe u analizua puna e deritashme e shoqatës. Dihet se SHLP-ja ka ndihmuar
fëmijët bonjak të shoqatës Jeta në Kastriot, andaj kjo shoqatë ndau një mirënjohje SHHLP-ës e cila edh eeshte pranuar. Po ashtu edhe SHLP-ja gjatë këtij muaji ndau mirënjohje e
falënderime subjekteve fetare dhe individëve për kontributin
e dhënë nëpërmjet SHLP-ës.
Në fund u morr vendim që Akademia Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të rënë në Luginën e Preshevës të mbahet me 17 Maj 2009 (ditë e
Diel).
Nga Kryesia e SHHLP-ës
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.
Appenzell, 22.03.2009
Me iniciativën dhe angazhimin e Klubit Futbollistik "FC-Lugina e Preshevës" nën patronatin e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, me 22.03.2009 në Appenzel të Zvicrës, ne qendrën sportive Turnhalle Gringel, u mbajt turnir i futbollit.
shtype linkun për të lexuar artikullin...
********************SHKURTI MUAJ I SOLIDARITETIT****************************
Shoqatat Humanitare nga Lugina e Preshevës muajin shkurt e shpallën muaj të solidaritetit. Aksionit i prijnë shoqata humanitare "Lugina e Preshevës", Shoqata "Medvegja" dhe Fondi Humanitar "Kosova Lindore" shtype për të lexuar më shumë...
Historia e popullit shqiptar flet për vetinë e madhe të sakrificës e të humanizmit njerëzor për të ndihmuar njeriun në momentet më të vështira të jetës. Ky shpirt i madh i humanitetit të
shqiptarit ...shtype linkun
lexo artikullin...
TAKIM PUNE I SUBJEKTEVE TË ORGANIZUARA TË KOSOVËS LINDORE
REAGIM ME RASTIN E ARRESTIMEVE NGA ANA E PUSHTETIT SERB
"SHOQATA HUMANITARE “LUGINA E PRESHEVËS” në Zvicër
Zvicër, 28.12.2008
Me rastin e burgosjeve të shqiptarëve në Preshevë, Miratoc, Rahovicë e Norçë, ne bashkatdhetarët e Luginës Preshevës në Zvicër jemi të tronditur...për të lexuar artikulin shtyp linkun...
______________________________________________________________________________________
HUMANIZMI SHQIPTAR I NJOHUR NDËRKOMBËTARISHT
Kuvendi i parë zgjedhor i SH.H “LUGINA E PRESHEVËS”.
Rebstein, 15.11.2008
Sot me datën 15.11.2008 në Rebstein te Zvicrës u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i shoqatës humanitare “LUGINA E PRESHEVËS”.
...për të lexuar artikullin shtype linkun...
__________________________________________________________________________
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.
GËZUAR DITËN E PAVARSISË SË KOSOVËS 17 SHKURTIN
Die Bildergalerie benötigt mindestens Flash Version 9.0.28!
Bitte installieren Sie den aktuellen FlashPlayer.











