Akademija 18 maj 20014

Akademija PERKUTIMORE PER UÇPMB në me 26 Maj 2013

                     17 maj 2009 në qytetin Rorschach  të Zvicrës
      U mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar 28 Dëshmorëve të Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc- UÇPMB

Një një atmosferë shumë impozante, me një skenë te përgatitur mirë, në një sallë ku prezent ishin familjar  të dëshmorëve të kombit, veteran te luftës, aktivist të çështjes tonë kombëtare, mysafirë nga kantonet tjera, më 17.05.2009 ne qytetin Rorschach të Kantonit St.Gallen të Zvicrës u mbajt Akademia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc- UÇPMB.

Për çdo lëvdatë ishte përgatitja e kësaj akademie, skena, kostumografia, koreografia, zhanri i këngëve dhe valleve meritë kjo e shkollës së muzikës e valles shqiptare "Jehona " në udhëheqje të  mësuesit atdhetar Murat Avdiu.
Pas Himnit  të flamurit u bë hapja solemne e Akademisë përkujtimore e gjashta me radhë. Është ky viti i gjashtë që po organizojmë akademi theksoi ne fjalën e tij përshëndetëse themeluesi i kësaj Akademie, i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, aktivisti i dalluar dhe familjar i dëshmorit Zotëri Fazli Musliu , xhaxhai i dëshmorit te Kombit, Mitat Musliu.

Zotri Fazli Musliu foli për aktivitetin e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”  për ndihmat dhe përkushtimin e kesaj shoqate Humanitare ndaj familjarëve te dëshmorëve. Ne ketë kontekst ai falënderoi gjithë ata qe e ndihmojnë aktivitetin shoqatës, donatorët institucional te shoqatës xhamitë ne St.Gallen, Rebstein dhe Buchs Gazetën ditore AMC-Press me zotëri Dashnim Hebibin e Llukman Halilin,  gazetat Zëri Ditor, Bota Sot, programin televiziv DIASPORA me zotëri ESAT HUSAJ, web-portalin presheva.com, firmat sponsore Gartenbau me  pronar Z. Vaid Beqiri dhe  ZEOB-GmbH me pronar Z. Xhevat Sadrija, njëherit  falënderoi fëmijët, të rinjtë e të rejat e shkolles muzikës e valles shqipe “Jehona”, prindërit e tyre dhe mësuesin e pa-lodhur Murat Avdiu.

Paraqitja e komandantit te parë te Ushtrisë çlirimtare  për Preshevë Medvegjë e Bujanoc UÇPMB si çdo herë edhe kësaj radhe jo vetëm që e plotësonte Akademinë por asaj i jepte një
legjitimitet te plotë historik e aktual . Fjalët e  zotëri Shefqet Hasanit  në sallë  sikur të përfytyronin e ngjallnin një dialog me  luftëtarët e lirisë të cilët sikur ishin te gjallë në sallë. Padyshim se dëshmorët si asnjëherë me parë sot ishin në mesin tonë në shpirtrat tonë ata ishin prezent në sallë, ishin lartë në piedestalin më të lartë të lavdisë: në ball bashkë me Flamurin kombëtar!
Për një çast buçiti salla nga duartrokitjet e fuqishme,  Lavdi Dëshmorëve të Kombit  LAVDI njëzërit LAVDI, kumboi zëri ne sallë!

Akademinë dhe te pranishmit i përshëndeti aktivisti i dalluar i çështjes tonë kombëtare Halit Naxhaku, kurse Imami i xhamisë nga Rorschach-i Zotëri Ali Vebiu për shpirtin e dëshmorëve këndoi një ilahi.
Si  asnjëherë me parë kjo sallë ishte e mbushur plotë përlotë me te rinjë e të reja, me fëmijë, gra burra e të moshuar.

Pas referatit të Akademisë të cilin e lexoi Zotri Muart Avdiu dhe telegramit përshëndetës të  OVL të UÇPMB-së të cilin e lexoi Kryetari  i shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” zotëri Shaip Bajrami fjala iu dha Zotëri Zenel Nezirit, Kryetari  i shoqatës Humanitare “Medvegja” .
Zotëri Zenel Neziri  ne fjalën e tij te rastit pasi përshëndeti organizimin e Akademisë Përkujtimore dhe të pranishmit, foli për nevojën e angazhimit te diasporës shqiptare, për nevojën e mbajtjes gjallë të flakadanit të lirisë, për nevojën e afrimit e të bashkimit të diasporës shqiptare në Zvicër me trojet tona etnike në atdhe.

Paraqitja simbolike në binë e veprimtarëve Fazli Musliu e Shaip Bajrami si përfaqësues të diasporës së Preshevës, e Zotëri Zenel Nezirit si përfaqësues i diasporës se Medvegjës në Zvicër dhe e Zotëri Murat Avdiut në përfaqësi të diasporës shqiptare të  Bujanocit, kësaj Akademie përkujtimore i dha një shkëlqim dhe një impuls shpresëdhënës.

Pjesa artistike e programit ishte shumë pasur, secila paraqitje ishte më e mirë se tjetra: marshi i UÇK-së, kënget “A vritet pafajësia” kënduar nga Albulena Leka, “Morra fjalë” dhe “Letër nga Presheva” interpretuar nga Rrezarta Beqiri, “Kënga për  Mitat Musliun” kënduar nga Nebehate Musliu, “Kënga për Komandant Leshin” kënduar nga Arbnora Avdiu, “Kënga për Artan Abazin kënduar nga motrat Shabani, “Kënga për Bardhyl Osmanin” kënduar nga Drita Shaqiri etj.

Me sukses te madh u paraqitën  edhe te rinjtë e të rejat Djellëza Thaçi, Florentina Sadriu, Ilirida Thaçi, Shkëlqim Basha, Qëndresa Basha, Besim Shaqiri, Albulena Mehmeti.

    
    Këshilli  për  Informim

SHH "Lugina e Preshevës"