SHHLP për vitin 2011 ndau 10'960.- Fr. dhe 4250 €

 

Ditë më parë kryetari i Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës"-me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, z.Fazli Musliu i shoqëruar nga ish kryetari e tash arkatari i kësaj shoqate z.Shaip Bajrami, realizuan disa takime të frytshme në Preshevë, Bujanoc dhe Kosovë, për të përcjellur gjendjen e familjarëve të dëshmorëve dhe atyre që kanë nevojë emergjente për ti ndihmuar. Takimi i parë u realizua në OVL (Organizata e Veteranëve të Luftës" për Preshevë, ku ishin të ftuar edhe nëndega e OVL-së për Bujanoc. Gjatë këtij takimi, u diskutua për familjarët e dëshmorëve, gjendja e tyre financiare dhe për tema të ndryshme që po kalon kjo pjesë e atdheut.dhe u njoftuan nga ovl.qe Deshmoret,dhe Invalidet, e Kosoves qe kann ra ne luginen e Prasheves pi vitit 20011.kan fillue te marin Penzionet nga republika e Kosoves qe neve shhlp .navka letuar ndima ma e let se ikishim diku afer 70.familje ne vit perti nimue z.Musliu dhe Bajrami, folëm për punën e madhe që po bëjnë bashkatdhetarë tanë, që po japin ndihma në shoqatën e SHHLP, për ti ndihmuar skamnorëve dhe familjarëve të dëshmorëve. Z.Musliu, gjatë këtij takimi u ndal kryesisht, me disa fjalë, për punën që ka bërë kryesia dhe anëtarët e kësaj shoqate gjatë këtij viti që po e lëjmë pas dhe thënë shkurt, janë të kënaqur me punën vullnetare që është bërë dhe nga ky vend falënderuan të gjithë ata që kanë dhënë të holla, pra ndihma për në arkën e shoqatës. Gjatë takimit në fjalë, duke parë realisht gjendjen e atyre që kanë nevojë për ndihma të tre subjekteve pjesmarrëse, ishin 58 familje dhe të gjitha këto kanë përfituar ndihma modeste nga arka e SHHLP. Shikuar më hollësisht, nga këto 58 familje që përfituan ndihma, janë familjarët e dëshmorëve, vetarët dhe invalidët e luftës së UÇPMB-së, prej të cilëve 41 familje janë të përfshirë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po ashtu edhe në Maqedoni,dhe Kosov. Në nendor ndimuan ne tërësi 4250 Euro che 3400 Franga Zvicerane. Kurse ma heret ndimuan 17 familje skamnore në Preshevë dhe Bujanoc dhe janë ndihmuar me 2000 franga, ndërsa zonjushën Besa Makolli e ndihmuan me 500 franga e cila vuante nga kanceri në nofull, pastaj shoqatën e gruas "Jeta" në Kastriot me 1000 franga. Gjithashtu duhet kujtuar, se SHHLP ka participuar edhe për filmin dokumentar të dëshmorit të kombit Tahir Sinanit nga Tropoja me 1000 franga që është duke u realizuar nga RTK. Gjatë këtij viti, SHHLP, ka filluar edhe me një projekt të ri, ku ka ndihmuar tre studentë me një shumë për secilin nga 1000 franga, pra gjithsesj 3000 franga zviceriane. Shuma e përgjithshme për vitin 2011 që ka ndihmuar SHHLP falë kontributit që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë është 10960 franga dhe 4250 euro. Kryetari i SHHLP z.Fazli Musliu, ndjehet shumë i kënaqur me punën që është bërë gjatë këtij viti dhe për hirë të transparencës, ai mbajti edhe një konferencë për media në Preshevë, ku i njoftoi mediat me punën që është bërë gjatë këtij viti nga SHHLP.Z.Musliu dhe Z.Bajrami, e vizituan edhe banjën "Nëna Naile" në Viti të Kosovës, ku me ndihmën e OVL-së janë duke pushuar disa familjarë të dëshmorëve, ku me këtë vizitë, mësuan shumë gjëra për gjendjen e tyre familjare dhe familjarët e dëshmorëve, falënderuan që kanë ardhur për ti vizituar dhe për gjithë kontributin që po jep kjo shoqatë. Pas kësaj vizite, vizituan edhe nëndegën e OVL-së në Bujanoc dhe i përgëzuan për kryesinë e re te nëndegës së Bujanocit ku u zgjodh kryesia e re dhe e përgëzuan kryetarin Edmon Isufin. Z.Musliu dhe Bajrami, u ndanë të kënaqur me të gjitha këto takime që i patën gjatë këtyre ditëve me Ramadan Ismajlin, Eljasa Ademi, Ridvan Agushi dhe emrat e përmendur më lartë, por edhe me disa personalitete tjera të komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Me një fjalë, kryesia e SHHLP, do të mundohet, së bashku me anëtarët e saj dhe bashkatdhetarët tjerë vullnetmirë, që të jap maksimumin që familjet e dëshmorëve, jetimët e invalidët e luftës, të mos mbeten të harruar, por të mendojmë për ta dhe të jemi bashkë. Kryetari i SHHLP z.Musliu, gjatë konferencës për medie që e mbajti në Preshevë në lidhje me gjithë këto takime dhe punën e gjerë tanishme që është bërë, përmendi ndër të tjera, se bashkatdhetarët kanë dhënë dhe po japin dhe prandaj, edhe ne, çdo frangë që na kanë dhënë ata, duam ta dorëzojmë si duhet dhe padyshim jemi të hapur për çdo gjë, prandaj e kemi besimin e madh tek të gjithë dhe nuk do të ndalemi. Ne kemi edhe raporte të mira me shoqatat tjera si me të Medvegjës dhe nga Kosova, intelektualë të ndryshëm që veprojnë në Zvicër, por edhe me shoqata humanitare që veprojnë në Gjermani, Belgjikë e tutje. Kjo shoqë humanitare ka edhe projekte tjera, po nuk do i shpalosim, por që shpresojmë, se do të jenë të mirëpritura për të gjithë, sepse ne jemi bëmirës dhe paqëdashës, këtë e kemi në zemër, traditë e histori kombëtare. Edhe ne mërgimtarët nuk e kemi shumë të lehtë të ndajmë diçka, por kur e dijmë, se këto familje kanë dhënë më të dashurit e tyre për liri e pavarësi, atëherë, duhet ta lëjmë veten keq dhe të mendojmë e kontribuojmë. Sinqerisht, kemi shumë dashamirës, perendia i shpërbleftë me të gjitha të mirat e kësaj bote dhe botës së përjetshme, që po na ndihmojnë, anëtarët, kryesi të xhamive e afaristë, padyshim, se ata që po japin, pasuria e tyre do të shtohet, sepse ky frang që shkon është në duar të sigurta dhe u janë falënderues për jetë këto familje, theksoi ndër të tjera z.Musliu. Ky delegacion i SHHLP, me të kthyer në Zvicër, iu ka përveshur punës dhe aksioneve tjera, që të jetë gati për çdo rast, për këto familje të dëshmorëve, invalidëve të luftës e jetimëve, por pa përjashtuar edhe ata që perendia i ka dhënë dituri, por nuk kanë mundësi financiare që të studiojnë.

Per informata gjersisht mundeni ti merni ne emailin .www.shhlp.com

Përgatiti: Besnik HEBIBI, Cyrih