Ndihmat per vitin 2014 nga SHHLP

Musliu: «Mërgata nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet duke ndihmuar














«Kishte njerëz, që në mëngjes nuk ka bukë të haj, apo nxemje, me këtë temperaturë të ftoftë që po mbretëro në atdhe. Të mos flasim që fëmijët  e tyre të kenë luksin e veshjeve. Por të shkyera dhe me këmbë të lagura rrijnë gjatë tërë orarit në shkollë», na tha ndër të tjera z.Musliu.

 

Dashnim HEBIBI

St.Gallen, janar 2015

 

Se mërgata nuk po ndalet së ndihmuari në atdhe, po shihet dita ditës në forma të ndryshme. Sikur të mos ishte mërgata, atëherë, do të kishte edhe më shumë probleme ekonomike në atdhe, këtë e kanë thënë edhe shumë bashkëkombas gjithandej trojeve tona etnike. Këtë e kanë dëshmuar edhe njohës të ekonomisë, që e shohin mërgatën si resurs kryesor i të ardhurave në atdhe. Nuk besoj, se do të ketë një mërgimtarë, që gjatë pushimeve nuk do të harxhojë të paktën 2.000 euro, e të mos flasim për ata, që kanë ndonjë gazmend familjarë dhe ndërtojnë shtëpi, kanë biznese të tyre, e raste të tjera të llojllojshme. Me tu kthyer nga pushimet dimërore, bashkatdhetarët tanë, padyshim, se kanë me vete edhe përshtypjet e tyre që i kanë pasur gjatë pushimit.

 

SHH „Lugina e Preshevës“ ka hapur shtigje të tjera në aspektin bamirës

E në këtë rast, kryesia e Shoqatës Humanitare «Lugina e Preshevës», me qendër në Gossau të St.Gallenit, edhe gjatë stinës së dimrit, ka dhënë ndihma për ata që kanë pasur nevojë. Stina e dimrit është edhe më e rëndë, për ata që nuk kanë, prandaj, kryesia e kësaj shoqate, duke falënderuar të gjithë anëtarët dhe donatorët, ndanë ndihma në vendëlindje, si në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Kosovë dhe Maqedoni. Ne patëm rastin të bashkëbisedojmë me kryetarin e kësaj shoqate, z.Fazli Musliu, i cili para pak ditëve ishte kthyer nga atdheu dhe ai edhe pse ishte në pushime dimërore, nuk mundi të rrijë rehat, pa ndarë ndihmat e grumbulluara në arkën e shoqatës. Biseda jonë ishte e gjatë, por po shkëpusim disa pjesë nga kjo bisedë. Thënë shkurt, pak skenat e skamjes munden të shihen gjatë stinës së verës. E në anën tjerër, kur sheh, kafet me plotë njerëz dhe thuajse çdo qytetarë me telefon celularë në dorë, atëherë, i thua vetes, se vështirë të gjesh ndonjë skamnorë.

 

Lule të freskëta dhe flamuj kombëtarë në vendin e dëshmorëve

Fazli Musliu tregon, se ka pasur raste të ndryshme, e të dhimbshme. Kishte njerëz, që në mëngjes nuk ka bukë të haj, apo nxemje, me këtë temperaturë të ftoftë që po mbretëro në atdhe. Ai tregon, se gjatë vitit 2014, Shoqata Humanitare «Lugina e Preshevës» ka kontribuar mjaftë dhe është e kënaqur me ndihmat që i ka ndarë, por sikur të kishte edhe më shumë, pak do të ishin, sepse kërkesat janë edhe më shumë. Kjo shoqatë, ka rregulluar edhe një lulishte tek vendi i lapidarit të dëshmorëve, që u hoq dhunshëm nga forca të shumta policore e të xhandarmërisë serbe. Aty do të ketë lule të freskëta, gjithnjë edhe flamuj kombëtarë.Tre herë në vit do të ndërrohen lulet dhe tek vendi i ndarjes së jetës të dëshmorëve, praktikohet që të ketë flamuj kombëtarë edhe aty, kjo shoqatë, në bashkëpunim me OVL-në e mbulon koston. Poashtu edhe vendi ku pushon dëshmori, si dhe kurorët që vendosen aty. Sivjet, kanë takuar edhe familjarët e dëshmorëve, të gjithë bashkë në një vend, që të pijnë një gotë uji dhe të bashkëbisedojnë, por në anën tjetër edhe ti ndajnë ndihmat. Ky koktej me familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranët, u mbajt në dhjetor, dhe po shpresojmë, se rregullisht do të takohemi e të flasim mes veti. Z.Musliu, nuk fsheh edhe emocionet, kur ka takuar të gjithë bashkë dhe ka marrur urata të shumta, për punën që po bënë shoqata, anëtarët e saj dhe donatorët.

 

Nga ndihma përfituan 49 familje të dëshmorëve, invalidëve dhe vetarëve të UÇPMB-së. Gjithsej për 83 familje u ndanë ndihma

Vitin që e lam pas, pra 2014, 49 familje ishin që u ndihmuan nga shoqata në fjalë. 46 prej tyre në Preshevë dhe Bujanoc, ndërsa tre familje në komunën e Tetovës në fshatin Brodec. Familje skamnore në Preshevë janë 18, 12 në komunën e Bujanocit dhe katër në Medvegjë, e padyshim se ka edhe shumë familje të tjera, por ne këto patëm mundësi që sivjet ti ndihmojmë, që do të thotë 34 gjithsej. Të gjithë këta përfituan ndihma modeste, nga shoqata jonë nga 100 franga zvicerane. Gjithashtu, edhe një shtëpi për një skamnor që është duke ju rregulluar nga Human Center me seli në Preshevë, edhe aty kemi kontribuar me 2.000 franga zvicerane.

















Tre studentë për vitin 2014 / 15, marrin gjithsej 3.000 franga zvicerane.

Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës, ka hapur shtigje të tjera në aspektin bëmirës, duke dashur që të kontribuoj edhe më shumë për studentët. E dijmë thotë, z.Musliu, se ka shumë familje që kanë ndonjë anëtarë të familjes, që është i mirë në shkollë, por nuk kanë mjete. Ne po mundohemi që të ndihmojmë me vepër e jo me fjalë. Situata është dramatike në vendëlindje, kërkojnë ndihmë në çdo cep. Padyshim, ata që kanë familjarët e tyre në mërgim e kanë më të lehtë, por ata që nuk e kanë askend në punë është shumë keq. Studentat na presin për ti ndihmuar. Është nder dhe kënaqësi edhe për ne dhe shoqërinë, kur të shohësh, që këta student na falënderojnë dhe na urojnë të gjithëve për shëndet të mirë dhe të mira të përgjithshme. 

 

Viti 2014 u përmbyll me 15.700 franga zvicerane që ka ndihmuar kjo shoqatë

Kryesia e shoqatës, falënderon të gjithë mërgimtarët, anëtarët, donatorët, e padyshim edhe kryesitë e xhamive, që kanë ndihmuar, por pa harruar edhe mediat tona, si dialogplus, tv presheva, aldi, presheva.com, që kanë dhënë kontributin e tyre. Z.Musliu, shpreson, se mërgimtarët, ashtu siç kanë qenë gjithmonë zemër gjerë, do të jenë edhe gjatë këtij viti. Kërkesat janë të shumta dhe padyshim ndihma jonë është e mirëpritur nga ata që kanë nevojë.