ANULOHET TUBIMI NË REBSTEIN

Të nderuar antar dhe bashkëatdhetarë kryesia vendosi që tubimin e paraparë për 19.12.2009 në Rebstein në Res.LALA që ta anuloj për shkak të borës që ra sot pa ndërpre ne ju lajmrojmë për terminin tjetër për mes faqes son me rrespekt dhe mirkuptim shhlp:

Kryesia e Shoqatës merr vendime për kontaktimin e anëtarësisë në bazë

VAZHDIMËSI E MIRË E AKTIVITETEVE HUMANITARE

Anëtarët e kryesisë - nga e majta në të djathtë: Bejtulla Behluli, Murat Avdiu, Ahmet Hasani, Shaip Bajrami, Fazli Musliu, Ferat Rashiti
Me datën 27.09.2009 Kryesia e SHH”Lugina e Preshevës”  mbajti mbledhjen e rregullt ku  u diskutua për aktivitetet e deritashme dhe u përcaktuan disa detyra për  periudhën e ardhshme. Me këtë rast u vendos që Kryesia e shoqatës  të zbres në bazë dhe te kontaktoj më teper me anëtarësinë, simpatizantët dhe donatorët e shumtë. Qëllimi i këtij aksioni është informimi i drejtpërdrejtë, kontakti dhe anëtrsimi  me anëtar te ri. Tubimet do të mbahen kryesisht në ato vende ku edhe  gravitojnë bashkatdhetarët si për shembull në shoqata, klube dhe në bashkësi fetare. Shfrytëzojmë nga rasti që ti falënderojmë gjithë ata që dhanë kontribut për ngritjen e SHHLP-ës deri ne këtë shkallë. Falënderojmë po ashtu gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë që SHH”Lugina e Preshevës”  ta rrisë anëtarësinë e me  këtë edhe potencialin humanitar nga i cili presin ndihmë familjet e dëshmorëve, skamnoret dhe nevojtar te shumtë shqiptar.
Ju informojmë se tubimi i parë me bashkatdhetar do mbahet më 02.10.2009 ditë premte, në xhaminë e Fllumsit pas faljes së  xhumasë. Me këtë rast ju  informojmë se në tubim pjesëmarrësit do të kenë rastin të kontaktojnë dhe informohen drejtpërdrejt me kryesinë e Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS”, kryetarin e shoqatës Shaip Bajrami, arkëtarin e Z. Bejtulla Behluli si dhe veprimtarin dipl.Ing. Ahmet Hasani drejtues i Këshillit për informim.
Në këtë tubim do të iniciohet një aksion me rëndësi, vendim ky i kryesisë së Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS” i cili doli nga mbledhja e fundit e Kryesisë. Aksioni në fjalë është një ndërmarrje  shumë e rëndësishme sepse fjala është  për ndërtimin e një shtëpie në fshatin Miratoc për ish luftëtarin e UCPMB-ës Zotëri Burim Fazliun i cili më  26.12.2008 padrejtësisht u burgosur dhe ende gjendet në burgun e Beogradit.

 

NË LAGENSDORF/SOLOTUN
5.12.2009 ORA 20.00

U MBAJT TUBIM INFORMATIV I SHOQATËS HUMANITARE
                     "LUGINA E PRESHEVËS"

 

Ne këte tubim morrën pjesë kryetari Shaip Bajrami dhe nënkryetari Fazli Musliu ku  informuan bashkatdhetarët per misionin e SHHLP-ës dhe aktivitetet e kësaj shoqate. Pritet që pa skëtij tamiki  bashkatdhetarët e kesaj ane të kycen  dhe të kontribuojnë   shoqatë. Shoqata Humanitare “Luginma e Preshvës”  ka një anëtarësi pothuajse simbolike prej  antarsi 30Fr ne vit, por me keto pakë para qe grumbullohen shoqat jonë ka ndihmuar shumë familje te deshmorëve në atdhe.
Me  ket rast e falemderojmë klubin “DRITA”, përgjegjësin  e lokalit te Klubit “Drita” i cili beri pagesen e anëtarësisë dhe njëkohësiht   dha 200Fr ndihmë. Po ashtu  falënderojmë edhe Firmën  “AUTO BALA” i  cila ndihmë prej  100Fr. Në takim shumë bashkatdhetarë u furnizuan me fletëpagesa të shoqatës.

ME DATË 28.11.2009 WINKEL ST.GALLEN/CH

PËR NDER TË 28 NËNTORIT NE KANTONIN E ST.GALLENIT U ORGANIZU FESTA E 28 NËNTORIT NGA SHKOLLA MUZIKES JEHONA NGA RORSCHACHI SE BASHKU ME SHHLP U MBAJTE NE NJI KLIM FESTIVE DUKE I FALENDERU SHKOLLES SË MUZIKËS JEHONA PO NE KET TUBIM FESTIV TË PRANISHMIT PËR VEÇ REFERATIT PËR NDER TE 28 NETORIT QË E PREGADITI DHE E LEXOJI Z.AMET HASANI PATËN RAST QE TE IFORMOHEN EDHE PER AKTIVITETET E SHHLP GJAT PERIUDHES 3 VJECARE QË KA NDIHMU RRETH 100.000Fr DHE I FALEMNDEROJMË TË GJITHË PERSONAT QË KONTRIBUANË NË KËTO NDIMA 3 VJEÇARE


Mbledhje e Kryesisë se Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS”

Rebstein, 07.11.2009,  Presheva Büro

  këtë mbledhje Kryesia morri këto vendime me rëndësi për shoqatën:
1. U morr vendimi për shpërndarjen e ndihmave per vitin 2009
2. U morr vendimi qe festa e Flamurit të organizohet  në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës “Jehona” ne Rorschach më 28 nëntor ora 18 në Restaurant Kreuz  në Winkel/SG
3. U vendos që aksioni për ndërtimin e shtëpisë Burim Fazliut të vazhdohet deri sa të grumbullohet shuma e nevojshme për ndërtimin e shtëpisë.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Flums/SG, 23.10.2009

Të nderuar anëtarë, donator të nderuar, Zonja dhe Zotëri,

Ju njoftojmë se kryesia e shoqatës Humanitare "LUGINA E PRESHEVËS" sot më 23.10.2009 ishte në Fllums ku edhe pranoi ndihmat që ishin  tubuar për ndërtimin e shtëpisë Burim Fazliut .
Me këtë rast falënderojmë posaçërisht  Z. Memet Salihu i cili me leje të Kryesisë së Xhamisë së Fllumsit me 02.10.2009, pranoi autorizimin nga ana e Shoqatës Humanitare “Lugina e Peshevës” që të angazhohet në grumbullimin dhe regjistrimin mjeteve dhe  donatorëve. Shfrytëzojmë nga rasti që të falënderojmë gjithë pjesëmarrësit e këtij aksioni humanitar e kombëtar. Për kontributin e madh edhe një herë falënderojmë  kryesinë e Xhamisë. Ju informojmë se aksioni ende nuk ka perfunduar dhe si i tillë  në disa qytete tjera vazhdon ende. Parashikimet tona janë që aksioni do të perfundoj shpejt dhe me shumë sukses, se do te dalim gjithë faqebardh në këtë rrugë shumë humane e kombëtare.
                                 Zoti i shperbleftë gjithë donatorët!
Për të parë rrjedhën e aksionit, klikoni te fotografia lartë ose majtas lartë te linku:                                  Projekti i dytë  
                                             

 

 

FILLOI AKSIONI PËR SHTEPINË E BURIM FAZLIUT

SHOQATA "ATDHEU" I JEP PËRKRAHJE TË PA REZERVË AKSIONIT HUMANITAR PËR NDËRTIMIN E SHTËPISË SË BURIM FAZLIUT

CH-Bad Ragaz, 10.10.2009
Mbrëmë në lokalet shoqatës "ATDHEU" në Bad Ragaz të Zvicrës u mbajt takimi informativ për aksionin e paralajmëruar për ndërtimin e shtëpisë luftëtarit të lirisë Zotëri Burim Fazliu. Kryesia e Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës" në përbërje Shaip Bajrami kryetar, Bejtullah Behluli arkëtar, Ahmet Hasani drejtues i këshillit për informim u pritën vëllazërisht nga kryesia e shoqatës "Atdheu" ne përbërje: Gazmend Nuhiu Kryetar, Xhevat Avdiu nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë Suad Sadiku e Reshat Destani. Ky takim informativ u zhvillua në një atmosferë shumë të afërt e vëllazërore, informimi ishte i shkurt kurse aksioni u përkrah pa rezervë. S`pari Kryetari i shoqatës "Atdheu" Zotëri Gazmend Nuhiu, përshëndeti delegacionin e Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës" njoftoi te pranishmit për qëllimin e takimit dhe i dha fjalën kryetarit të shoqatës humanitare "Lugina e Preshevës" zotëri Shaip Bajramit. 
Kryetari i shoqatës Humanitare "Lugina e Preshjevës" Z. Shaip Bajrami pasi përshëndeti të pranishmit njoftoi për historikun dhe sukseset e shoqatës, rrjedhat e punës në shoqatë, për aksionin paraprak për përfundimin e punimeve të shtëpisë së Faton Hajdarit dhe për fillimin e aksionit për ndërtimin e shtëpisë së luftëtarit te UÇK-ës dhUÇPMB-ës zotëri BurimFazliut. Në vazhdim fjalën e morri Z. Ahmet Hasani i cili përshëndeti të pranishmit dhe informoi për projektin e shtëpisë, për afatin e realizimit të aksionit për parashikimet e kryerjes së këtij aksioni. Në tubim u morr vendimi që aksionit  për Bad Ragaz e rrethinë ti prijë Kryesia e shoqatës “Atdheu”.  Duke qen aty prezent filloi aksioni, te parët ishin vetë anëtarët kryesisë, “kështu kemi qenë këtu e 18 vjet, kryesia ka qen ajo e cila i ka pri çdo aksioni...”  na shpjegoi  nënkryetari shoqatës Zotëri Xhevat Avdiu  dhe mbushte një fletëpagesë duke shënuar i pari emrin e vetë për ta ndihmuar aksion e porsafilluar humanitar! Ishte ky një  moment shumë emocionues e shpresëdhënës, një shembull i mirë për shoqatat e klubet  tjera, për gjeneratat e reja.
Me këtë rast nëpërmjet këtij shkrimi shfrytëzojmë rastin  që në emër të shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës”  ta përshëndesim dhe ta falënderojmë publikisht shoqatën “Atdheu”,  kryesinë sajë dhe gjithë anëtarësinë dhe simpatizantët e kësaj shoqate vërtetë atdhetare. Ju lumtë, vetëm përpara!

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”
Këshilli për Informim
Dipl.Ing. Ahmet Hasani  

Në bazë të vendimit të kryesisë së Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS” i dalun nga mbledhja e datës 27.09.2009 lëshohet ky
                        N J O F T I M
Njoftojmë  dhe ftojmë gjithë bashkatdhetarët që jetojnë Bad Ragaz e rrethinë  që të marrin pjesë në tubimin  informativ të shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”. Në këtë tubim do të iniciohet një aksion me rëndësi i Shoqatës Humanitare “LUGINA E PRESHEVËS” aksion ky për ndërtimin e një shtëpie në fshatin Miratoc për ish luftëtarin e UÇPMB-ës Zotëri Burim Fazliun i cili më  26.12.2008 padrejtësisht u burgos dhe padrejtësisht ende po mbahet në burgun e Beogradit.

Vendi i tubimit: Shoqata “Atdheu” në Bad Ragaz
KOHA E TUBIMIT: më 10.10.2009,
 
ditë e shtunë ora 20.00

Nga Kryesia e Shoqatës Humanitare
       “Lugina e Preshevës”

Buchs, 04.09.2009
Sot në lokalet e xhamisë së Buchs-it SH.H „Lugina  e Preshevës“mbajti takimin e vet të radhës për aksionin e ndërtimit të shtëpisë së luftëtarit të lirisë zotëri Burim Fazliut nga fshati Miratoc.
Kryetari dhe sekretari i SH.H “Lugina e Preshevës” raportojnë se  takimi Buchs-it ishte takim pune shumë vëllazëror, transparent dhe i hapur.
Për organizimin e këtij takimi informativ falënderojmë kryesinë e xhamisë e posaçërisht zotëri Xhavit Sherifin i cili ndërmjetësoi dhe koordinoi punët rreth organizimit të këtij takimi. Pas fjalës se rastit të kryetarit të shoqatës Zotëri  Shaip Bajrami i cili  informoi për qëllimin e takimit  për aksionet e shoqatës dhe aksionin aktual  për ndërtimin e shtëpisë së ish luftëtarit të UÇPMB-ës  zotëri Burim Fazliut, fjalën e morri kryetari i Kryesisë së xhamisë zotëri Ali Jashari i cili  gjithashtu foli fjalë miradije për shoqatën Humanitare “Lugina e Preshevës.
Në ketë takim  folën imami i xhamisë pastaj Zotëri Xhavit Sherifi, Shefket Abduli dhe Zotëri Xhela. Në fund u  morr vendimi që për rajonin e Buchs-it tubimin e mjeteve ta marr përsipër Haxhi Hysen Sherifi.

Informata:
1. Sekretari i SHHLP-ës   Z. Ferat Rashiti:
079 343 86 43

2. I autorizuar për rajonin e Buchs-it
Haxhi Hysen Sherifi: 076 241 68 31

Qerim Maksudi nga Suedia anëtarësohet nëpermjet internetit

Të nderuar anëtarë, simpatizant të nderuar,
Zonja dhe zotëri, 

Ju informojmë se zotëri Qerim Maksudi nga Suedia pas vizitës që i kishte bërë web-faqes tonë dhe pas bisedës telefonike me Kryetarin e shoqatës Shaip Bajramin kishte shpreh interesim për anëtarësim në SHHLP.
Zotëri  Qerimi pas bisedës me Kryetarin pas disa minutash  kishte bërë pagesën e anëtarësisë për mes  KONTONUMRIT të shoqatës. 
Me këtë rast falënderojmë z.Qerim për anëtarsim në SHHLP dhe tojmë gjithë bashkatdhtarët tanë kudo në Evropë e botë që të pasojnë shembullin e Z. Qerim Maksudi.
Jemi në shekullin e informatikës ,  informimit dhe transparencës së informimit, zotëri Qerimit nuk iu desht fare takimi me Kryesinë e Shoqatës, nuk iu desht as fletëpagesa, ai kishte vizituar web-faqen tonë, kishte lexuar Statutin dhe informatat tjera për aktivitetin e shoqatës dhe pas një bisede të shkurtër  me kryetarin e Shoqatës pas disa minutave kishte bërë pagesën ONLINE.
Ju  lumt zotëri Qerim jeni shembull  i shqiptarit atdhetar e humanist i cili ec me kohën!